minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Oda e Mjekëve kërkon zbardhjen e menjëhershme të vrasjes së mjekut në Shkup - Shqiperia.info

Oda e Mjekëve në Maqedoni dënon ashpër vrasjen e një mjeku që ndodhi mbrëmë në lagjen Zhelezara të Shkupit, e cila shkaktoi ankth të fortë te komuniteti mjekësor.

Lexo po ashtu
Gjendet i vdekur një person në Shkup, ka pasur plagë në trup

“Theksojmë se çdo lloj dhune në shoqëri nuk guxon të tolerohet, sepse dhuna nuk është mënyra e duhur për zgjidhjen e problemeve. Theksojmë një kërkesë publike që institucionet kompetente të veprojnë urgjentisht për këtë rast dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe për të gjetur autorin dhe për ta sanksionuar.

Humbja e jetës njerëzore është gjithmonë e vështirë, por tragjedia është shumë më e madhe kur bëhet në mënyrë të dhunshme. Humbja e mjekut është humbje edhe për të gjithë sistemin shëndetësor.


Lexo po ashtu
PTHP: Trupi i mjekut të vrarë është dorëzuar për autopsi, janë mbledhur gjurmët dhe pamjet e video inçizimeve

Oda e Mjekëve i shpreh ngushëllimet e thella familjes dhe të dashurve dhe mbetet vigjilente për të monitoruar zhvillimin e ngjarjeve dhe për të reaguar në përputhje me rrethanat”, thuhet në reagimin e Odës së Mjekëve./Telegrafi/

Oda e Mjekëve kërkon zbardhjen e menjëhershme të vrasjes së mjekut në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version