Chelsea, ekipi kampion i Botës për Klube, do të japë një pjesë të shpërblimit të marrë për arritjen e këtij triumfi familjeve të Diogo Jota dhe André Silva.

Futbollistët e ekipit anglez kanë vendosur të dhurojnë nga 430 mijë euro të afërmve të dy vëllezërve portugezë, të cilët mbetën viktimë e një aksidenti automobilistik më 3 korrik në Spanjë.

Kaq ishte edhe shuma që përfitoi secili nga lojtarët e Chelsea për suksesin e muajit të kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe Premier League ka vendosur të nderojë dy vëllezërit në ndeshjet e javës së parë. Më herët, Liverpool vendosi të tërheqë numrin 20 nga të gjitha skuadrat e klubit, numër që e mbajti në fanellë Diogo Jota gjatë kohës që luajti me këtë ekip.

Chelsea dhuron para për familjen e Diogo Jota / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version