
Studentë nga Kosova kanë ardhur në Shkup për të përkrahur kolegët e tyre në Maqedoninë e Veriut në protestën e sotme.
Studentët nga Kosova thanë se mbështetja e tyre do të jetë e vazhdueshme dhe protesta e qytetëruar.
“Studentët në Maqedoninë e Veriut nuk janë vet, ne jemi këtu për t’i ndihmuar. Ne jemi për të treguar se mbështetja jonë është e vazhdueshme dhe nuk do të ndalemi këtu”.
“Ne si grup që kemi qenë në një autobus. Ne e bëjmë këtë protestë në mënyrë të qytetëruar. Jemi prej të gjithë qyteteve të Kosovës”, tha një student nga Kosova.
Ndryshe, protesta e sotme është paraparë të fillojë në orën 16:30, ndërsa tashmë ka nisur grumbullimi i qytetarëve./Telegrafi/




