ga Ministria e Punëve të Brendshme kanë dhënë sqarime në lidhje me shkrimet se kreu i Sindikatës Kontrollorëve të Fluturimeve, Aleksandar Tasevski ka përfunduar në polici.
Nga MPB thonë se Tasevski nuk është arrestuar, por me të është kryer bisedë informative pas kallëzimeve nga dy persona, se Tasevski i ka kërcënuar të njëjtit përmes e-mail.
“Në lidhje me dezinformatat që publikohen në portale të caktuara në lidhje me bisedën zyrtare me A.T, punonjës i M-NAV, informojmë opinionin se Ministria e Punëve të Brendshme vepron si gjithmonë në përputhje me detyrimet ligjore. Ministria e Brendshme çdo herë që paraqitet një kallëzim nga një qytetar për kërcënim apo kanosje, personin ndaj të cilit është paraqitur kallëzimi, e fton për bisedë zyrtare”.
“Kështu është bërë edhe në rastin konkret. Pas marrjes së kallëzimit nga F.H. dhe D.H., persona drejtues në M-NAV, për kërcënime të dërguara me e-mail nga A.T., është bërë konsultimi me prokurorin publik, pas së cilës është bërë procesverbaë për pranim të kallëzimit. Më datë 3 janar 2024 është thirrur me ftesë A.T. dhe me të është zhvilluar bisedë zyrtare. Theksojmë se personi nuk është privuar nga liria, por me të është bërë bisedë zyrtare për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB./TV21/
Situata në M-NAV, MPB: Tasevski nuk është arrestuar, në polici ishte për bisedë zyrtare appeared first on Telegrafi.