
Një vajzë e mitur me dhimbje lindjeje u soll dje në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup. Pas denoncimit nga Klinika, nëna e saj u ndalua, dhe u krye intervistë zyrtare me babain dhe u njoftua prokurori publik.
“Më 24.05.2026 në orën 15:50 në ISHP “Gjinekologjia dhe Obstetrika” në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, oficerët e SPB Shkup privuan nga liria 38-vjeçaren S.K. nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm nga institucioni në orën 13:40 se vajza e mitur e S.K. ishte sjellë tek ata me dhimbje lindjeje. U krye një intervistë zyrtare me babain e të miturës B.K. (38) dhe u njoftua prokurori publik”, njoftoi sot MPB.
Në fund theksojnë se merren masa për sqarimin e incidentit dhe pas dokumentimit të plotë, do të pasojë raport përkatës.




