
MPB Maqedoni njofton se dje (15.07.2025) në Stacionin Policor të Gazi Babës, nga Institucioni Korrektues Burgu Idrizovë, është raportuar se gjatë kontrollit të H.A. (42) nga Shkupi, i punësuar si oficer policie në Policinë e Burgut, janë gjetur dy paketime dhe dyshohet se ai po transportonte drogë.
“Zyrtarët policorë të Departamentit për Trafikim të Paligjshëm të Drogës në SPB Shkup kanë dalë në vendngjarje dhe është vërtetuar se pakot përmbajnë lëndë bimore dhe një substancë pluhur të bardhë”.
“H.A. është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacion policor, ndërsa në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të ngriten akuza përkatëse”, thonë nga MPB.
Ndalohet një polic i burgut, MPB: Tentoi të fus drogë në burgun e Idrizovës appeared first on Telegrafi.