
Gjatë 24 orëve të fundit, oficerët e policisë në të gjithë vendin kanë arrestuar 14 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të mjeteve, njoftojnë nga MPB.
Prej tyre, tetë po vozisnin pa patentë shofer, dy nën ndikimin e alkoolit dhe tejkalim të shpejtësisë.
Katër shoferë në Shkup, dy në Gostivar dhe nga një në Tetovë dhe Manastir po drejtonin pa patentë shoferi.
Një shofer në Tetovë dhe Kumanovë po drejtonte me një shpejtësi shumë më të lartë se shpejtësia e lejuar. Nga një shofer në Tetovë dhe Strumicë po drejtonte nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një shofer në Resnjë po drejtonte me ndalim aktiv, dhe një shofer në Veles po drejtonte në drejtim të kundërt.
Pasi rastet të dokumentohen plotësisht, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse./Telegrafi/





