Është saknsionuar personi i cili me automjet zyrtar në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup ka kaluar mbi dy linja të plota dhe ka përdorur sinjale drite speciale.
“Sot (11.10.2025), nëpunës policorë nga SPB Shkup kryen një bisedë zyrtare me B.B., duke vepruar mbi bazën e një videoje të publikuar më 09.10.2025 në rrjetet sociale, ku shihet se në bulevardin “Aradhat partizane” ai drejton automjetin zyrtar “Skoda” me targa të Shkupit, përdor pajisje me shenja drite speciale dhe kalon mbi dy linja të plota”, thanë nga Ministria e Brendshme.
Kundër B.B. janë ndërmarrë masa sipas nenit 139, paragrafët 11 dhe 30, si dhe paragrafi 5 i Ligjit për Siguri në Komunikacionin Rrugor.