Pasi Sindikata e Pavarur e Policisë protestoi sot në Shkup, nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) tha se të gjithë kanë të drejtë të protestojnë dhe pakënaqësia nuk i drejtohet Ministrisë.

Lexo po ashtu
Sindikata e Pavarur e Policisë në RMV kërkon paga më të larta dhe kushte më të mira për punë

“Nga informacionet e disponueshme publike, mund të konkludohet se pakënaqësia e shprehur përmes kësaj proteste nuk drejtohet ndaj Ministrisë së Brendshme, por më tepër ndaj veprimeve të gjykatave të caktuara në procese ku oficerët e policisë ushtrojnë disa nga të drejtat e tyre”, theksojnë nga MPB.

Ata pretendojnë se po punojnë vazhdimisht për të përmirësuar standardet e oficerëve të policisë, për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të rivendosur dinjitetin e profesionit të policitë.

“Jemi vazhdimisht në bisedime me të gjitha sindikatat e policisë dhe së bashku propozojmë dhe pranojmë zgjidhje për të përmirësuar statusin dhe kushtet e oficerëve të policisë. Ne tashmë i kemi zbatuar ide dhe propozime të tilla në Marrëveshjen Kolektive midis Ministrisë së Brendshme dhe Sindikatës, ndërsa oficerët e policisë po përdorin përfitimet dhe përmirësimet e zbatuara”, thonë nga MPB./Telegrafi/

MPB: Ankesat më të shumta të policisë janë ndaj gjykatave dhe jo ndaj Miistrisë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version