minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
VLEN: Freedom House e dëshmoi se pushteti i korruptuar i BDI-së po e çon vendin në humnerë - Shqiperia.info

Koalicioni “VLEN” ka reaguar në lidhje me raporti i fundit të Freedom House, i cili theksoi regres dhe rënie të theksuar të Maqedonisë së Veriut në parametrat e demokracisë. Maqedonia e Veriut vlerësohet si regjim hibrid ose tranzicional.

Nga VLEN thonë se “për aq kohë sa BDI-ja është në pushtet, vendi do të shkojë prapa dhe krizat do të thellohen”.

“Me BDI-në e korruptuar nuk ka zhvillim, nuk ka reforma të mirëfillta dhe nuk ka integrim. Aferat korruptive të BDI-së, duke filluar nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe familjarët e tij “biznesmenë” në krye të Soravisë, e deri te ministrat dhe drejtorët në
pushtetin mbi 20-vjeçar të BDI-së”.

Lexo po ashtu
“Freedom House”: Maqedonia e Veriut shënon rënie në luftën kundër korrupsionit

“Vetëm në vitin e fundit, ky pushtet u përfshi në dhjetëra skandale, të cilat po regjistrohen nga organizatat relevante ndërkombëtare. Kodi i ri Penal, me të cilin praktikisht u amnistua Nikolla Gruevski, presioni ndaj gjykatës, skandali i onkologjisë dhe të tjera që përmenden në raportin e Freedom House, janë dëshmi që pushteti i korruptuar po e çon prapa demokracinë. Kjo mbrapshtësi e BDI-së do të përfundojë më 8 maj. Shqiptarët e kanë vendosur se vendit i duhet ndryshim. Ata e dijnë se ndryshimi dhe progresi vijnë me fitoren e koalicionit VLEN”, thonë nga VLEN.

VLEN: Freedom House e dëshmoi se pushteti i korruptuar i BDI-së po e çon vendin në humnerë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version