
Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht dhe të paqëndrueshme, nga nesër pasdite, gjatë natës dhe të dielën, priten reshje shiu, të cilat vende-vende do të jenë më të bollshme dhe do të kalojnë 25 litra për metër katror, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Sipas njoftimit, do të ketë kushte për paqëndrueshmëri në nivel lokal, të shoqëruara me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta.
Natën e së hënës dhe të martën pritet një ulje të temperaturave dhe reshje të dendura të shiut dhe borës./Telegrafi/







