
Pasditen e sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Kumanovë në të cilën ka mbetur i plagosur një 43-vjeçar.
Nga MPB thonë se në incident është plagosur Z.SH (43) nga Sllupçani, komuna e Likovës.
Kujtojmë se Z.Sh është edhe bartës liste i AKI-së në Komunën e Likovës.
Ndaj këtij incidenti kanë reaguar edhe partitë politike BDI dhe VLEN, të cilët kanë kërkuar nga qytetarët të jenë të qetë dhe të matur./Telegrafi/