
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, u takua sot në Qeveri me Kryeministrin e Republikës së Serbisë, Gjuro Macut, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.
Nga atje thonë se dy kryeministrat diskutuan për promovimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe lidhjen infrastrukturore.
“Theksi u vu gjithashtu në tregti, projekte të përbashkëta energjetike dhe lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave.
Kryeministri Mickoski theksoi se Serbia është një partner dhe mik i sinqertë, me të cilin ndajmë vizionin e një Ballkani të qëndrueshëm, të sigurt dhe të begatë.
Kryeministri Macut shprehu mbështetje për proceset reformuese në vend dhe theksoi se Beogradi dhe Shkupi do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në projekte të përbashkëta që janë në interes të qytetarëve të të dy vendeve.
Të dyja palët ranë dakord se thellimi i lidhjeve miqësore midis dy vendeve përfaqëson një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Telegrafi/