Ministria e Financave i pagoi Bankës Zhvillimore transhenë e re të pestë në vlerë prej 700.9 milionë denarëve ose 11.3 milionë euro, mjete të destinuara për përkrahjen e kompanitë vendase.

Mjetet u transferuan nga Buxheti në bazë të kërkesës së parashtruar nga Banka Zhvillimore, ndërsa pas aprovimit të projekteve do të transferohen nga bankat afariste.

Në Buxhetin e vitit 2025 janë parashikuar gjithsej 250 milionë euro për përkrahjen e ekonomisë vendase dhe kompanive vendase. Deri më tani, ndaj kompanive vendase janë transferuar pesë transhe, në vlerë të përgjithshme prej 171.1 milionë eurove. Mjetet për përkrahjen e ekonomisë vendase u siguruan nëpërmjet huasë nga Banka Hungareze e Eksport-Importit, me qëllim të plasimit të mjeteve me kushte të favorshme për realizimin e investimeve në sektorin privat. Deri më tani, shfrytëzimi i kësaj linje kreditore nga kompanitë vendase është 68%.

MF-Maqedoni: U pagua transheja e re prej 11.3 milionë eurove ndaj Bankës Zhvillimore për përkrahjen e kompanive vendase appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version