
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti n ka thënë se duhet të shihet mundësi se a është momenti për ndarje të re territoriale dhe të shihet se cilat komuna janë efikase, cilat jo
Ai vlerëson se ishte joefikase kur kishte 123 komuna, ndërsa tani ka 80 komuna. Shton se Maqedonia e Veriut duhet te ketë 50 deri 60 komuna që është numër real, komuna reale me mundësi dhe potencial real
“Maqedonia në komunizëm kishte 33 komuna, pastaj 123, tani 80, mendoj se numri real duhet të jetë 50 deri 60 komuna sipas numrit të popullsisë dhe territorit”, tha Mexhiti në “Top tema” në “TV Telma”.
“Propozimi im nuk i referohet vetëm komunave shqiptare, por gjitha 80 komunave, mendoj se nëse flisni me kryetarët e komunave i kanë të njëjtat probleme dhe kërkesa, ky model është model evropian. Duam forcimin e decentralizimit, sepse është një nga shtyllat kyçe të Marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë Mexhiti./Telegrafi/




