
Ligji anti-duhan, që duhej të miratohej në fillim të marsit, po zvarritet dhe akoma nuk ka marrë dritë jeshile nga Qeveria. Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu kishte premtuar disa herë se është çështje ditësh miratimi i ligjit. Ai sot tha se propozim ligji është gati dhe pritet të kalojë filtrin e fundit në Qeveri që më pas të dërgohet në Kuvend.
“Ligji i anti-duhanit veç se i ka kaluar të gjithë filtrat, pra unë nuk e di se deri ku është në aspektin administrativ në Qeveri besoj që shumë shpejtë do ta kalojë edhe filtrin e fundit i cili është të kalon në mbledhje të Qeverisë dhe pastaj Qeveria e dërgon në parlament”, deklaroi Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë.
Ligji anti-duhan, javë më parë ligji nuk kaloi në Qeveri pasi nuk ishte harmonizuar plotësisht me kërkesat e gastronomëve. Me projektligjin e ri për mbrojtje nga duhani parashikohet ndalimi i plotë i pirjes së duhanit në të gjitha hapësirat e mbyllura publike, pa asnjë përjashtim, si dhe vendosja e kufizimeve të rrepta për shitjen dhe ekspozimin e cigareve dhe pajisjeve elektronike që përmbajnë nikotinë./Alsat/




