minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Katër nga të lënduarit në zjarrin në Koçan sot kthehen nga jashtë - Shqiperia.info

Ministria e Shëndetësisë informon se sot kthehen katër nga personat e lënduar në zjarrin në Koçan, të cilët janë trajtuar në qendra mjekësore në Kroaci (dy pacientë), Suedi (1 pacient) dhe Itali (1 pacient).

Në shtetet e huaja janë të hospitalizuar gjithsej 60 pacientë. Gjendja e pacientëve që trajtohen jashtë vendit mbetet e pandryshuar, përfshirë edhe gjendjen e pacientëve në gjendje kritike.

“Në spitalet në vend aktualisht po trajtohen 7 pacientë, prej të cilëve katër në Klinikën e Kirurgjisë “Shën Naum i Ohrit”, dy pacientë në spitalin privat Sistina dhe një pacient në Klinikën për Pulmologji”, thonë nga MSH.

“Ministria e Shëndetësisë po e ndjek vazhdimisht gjendjen e pacientëve të lënduar, me qëllim të ofrimit të trajtimit më të mirë të mundshëm dhe rehabilitimit të mëtejshëm”, thonë nga MSH.

Katër nga të lënduarit në zjarrin në Koçan sot kthehen nga jashtë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version