
Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, sot foli për iniciativën e BDI-së për të mbledhur nënshkrime për të filluar procesin e ndryshimeve kushtetuese, ndërsa tha se do kjo do të harrohet shumë shpejt.
Ide “madhore” e BDI-së, e cila shumë shpejtë do të harrohet e që shërben për nevojat e brendshme të BDI-së”, tha Kasami. Ai theksoi se BDI-ja është para shpartallimit dhe për këtë fakt po prezanton ide të këtilla.
“BDI pati 20 vite për të promovuar ndryshime kushtetuese dhe për të avancuar të drejtat kolektive të shqiptarëve. Sot, kur BDI është para shpartallimit të saj përfundimtar, sepse veç më po e shohim dita e ditës se anëtarët e koalicionit të AKI-së po largohen nga ky subjekt politik, për të mbajtur edhe më tutje shpresën e anëtarëve të BDI-së, ajo po del me ide të mëdha”, tha mes tjerash Kasami.




