minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
ISHT: Të respektohet vendimi i Qeverisë për marzhën e materialeve shkollore, prej nesër inspektorët dalin në terren - Shqiperia.info

Inspektorët e Tregut nga e enjtja në terren. Tregtarët e përfshirë në vendimin e qeverisë për mjetet shkollore duhet patjetër t’i harmonizojnë çmimet e produkteve.

Nëse konstatohet shkelje e vendimit të Qeverisë, do të gjobiten nga 800 deri në 10 mijë euro, sipas Inspektoratit.

Nga aty shtojnë se Inspektorati Shtetëror i Tregut do të veprojë ekskluzivisht për kontrollin e çmimeve të përcaktuara me vendim, por nuk ka kompetencë të veprojë dhe as të ndikojë në formimin e çmimeve në tregtinë me shumicë dhe pakicë.

“Apelojmë që të respektohet vendimi, po ashtu u bëj thirrje qytetarëve që nëse vërejnë parregullsi të lajmërojnë menjëherë Inspektoratin e Tregut. Raport mund të dorëzoni në Inspektoratin e Tregut në numrin 191 ose www.dpi.gov.mk”, deklaruan nga ISHT.

Sipas qytetarëve, vendimi është i mirë, por mund të jetë pak vonë. Masa do të zgjasë deri më 20 tetor.

ISHT: Të respektohet vendimi i Qeverisë për marzhën e materialeve shkollore, prej nesër inspektorët dalin në terren appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version