Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2024. Ahmeti thotë se viti 2023 do ta kujtojë për fillimin e realizimit të Korridorit 8 dhe kryesimin e RMV-së me OSBE-në.
“Në çastet e fundit të vitit që po lëmë pas, le të përkujtojmë së bashku sukseset, sfidat e vështirësitë me të cilat u përballëm dhe le të nisim me këmbë të mbarë një vit të ri, me ambicie të reja përparimtare”.
“Këtë vit do ta kujtojmë me fillimin e realizimit të projektit më të madh infrastrukturor që nga pavarësia e vendit, Korridorit 8, kryesimin me OSBE-në, rimëkëmbjen ekonomike me uljen e papunësisë, pensione dhe paga më të larta minimale dhe mesatare, me rrugë e shkolla të reja të ndërtuara”.
“Europa mbetet destinacioni drejt të cilit vazhdojmë vendosmërisht hapin tonë në vitin 2024, të bashkuar në një front dhe të gatshëm për të çuar proceset përpara. Uroj që në vitin 2024 të keni mbi të gjitha shëndet, paqe, lumturi e mbarësi në vatrat e juaja familjare”, ka shkruar Ahmeti./Telegrafi/
Ali Ahmeti: Ta nisim vitin 2024 me ambicie të reja përparimtare appeared first on Telegrafi.