
MPB njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në Shkup, në të cilën është lënduar një motoçiklist.
“Më 05.05.2026 rreth orës 15:00 në SPB Shkup u njoftua se në rrugën shërbyese që lidh bul. “Hristijan Todorovski-Karposh” dhe rr. “e Butelit” në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Smart” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.Sh. (32) nga Shkupi dhe një motoçiklete me targa të Shkupit, e drejtuar nga D.M. (29) nga Radishani, rrethina e Shkupit.
Nga ky aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin Publik të Shëndetit “Shën Naum i Ohrit”-Shkup. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shkup”, thonë nga MPB./Telegrafi/





