
Njëri nga organizatorët e protestës së studentëve, Mevlan Ademi thotë se nuk do të pranojnë zgjidhje të pjesshme për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.
“Ende pa parë një draft zyrtar, një gjë është e qartë. Çdo tentativë për të ofruar një zgjidhje të pjesshme, një “semi-zgjidhje” apo një rrugë anash Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve është e papranueshme. Gjuha shqipe nuk është çështje negociate. Nuk është favor.
Nuk është kompromis. Është e drejtë kushtetuese dhe ligjore.
Prandaj, nuk ka nevojë për interpretime të reja, verifikime shtesë apo procese që vetëm sa shtyjnë zbatimin e asaj që tashmë është e garantuar me ligj.Zgjidhja nuk duhet shpikur. Ajo ekziston. Zbatoni ligjin. Pikë”, shkruan Ademi.
Dje zv. kryeministri i parë Bekim Sali tha se pjesa teorike e provimit do të mund të jepet në shqip, me kërkesë të studentit. Megjithatë, pjesa praktike e provimit përsëri mbetet në gjuhën maqedonase pasi lëndët që u dorëzohen në gjykatë janë vetëm në maqedonisht./Telegrafi/




