Close Menu
    What's Hot
    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    22/06/2026
    Mbi 1000 raste të trajtuara me kancer të gjirit në Maqedoninë e Veriut

    Mbi 1000 raste të trajtuara me kancer të gjirit në Maqedoninë e Veriut

    21/06/2026
    Komuna e Tetovës: Vendimi i vitit 2007 për emërtimin e rrugëve nuk ka kaluar në Qeveri, nuk figuron as në Kadastër

    Komuna e Tetovës: Vendimi i vitit 2007 për emërtimin e rrugëve nuk ka kaluar në Qeveri, nuk figuron as në Kadastër

    21/06/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me motor në humnerë

      Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me motor në humnerë

      17/06/2026
      Operacioni “End Point”/ Mashtronin përmes call center-ave, arrestohen 7 persona, procedohen penalisht 27 të tjerë

      Operacioni “End Point”/ Mashtronin përmes call center-ave, arrestohen 7 persona, procedohen penalisht 27 të tjerë

      17/06/2026
      PE miratoi progresin e Shqipërisë, reagon Rama: Ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë

      PE miratoi progresin e Shqipërisë, reagon Rama: Ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë

      17/06/2026
      Tarifa shëndetësore për turistët, Sala: Për herë të parë kemi një kuadër për regjistrimin dhe trajtimin e të huajve

      Tarifa shëndetësore për turistët, Sala: Për herë të parë kemi një kuadër për regjistrimin dhe trajtimin e të huajve

      17/06/2026
      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Moti sot në Maqedoninë e Veriut

      Moti sot në Maqedoninë e Veriut

      22/06/2026
      Mbi 1000 raste të trajtuara me kancer të gjirit në Maqedoninë e Veriut

      Mbi 1000 raste të trajtuara me kancer të gjirit në Maqedoninë e Veriut

      21/06/2026
      Komuna e Tetovës: Vendimi i vitit 2007 për emërtimin e rrugëve nuk ka kaluar në Qeveri, nuk figuron as në Kadastër

      Komuna e Tetovës: Vendimi i vitit 2007 për emërtimin e rrugëve nuk ka kaluar në Qeveri, nuk figuron as në Kadastër

      21/06/2026

      Shkupi nikoqir i konferencës së kryetarëve të gjykatave supreme nga Evropa Qendrore dhe Lindore

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

      Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

      17/06/2026
      Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

      Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

      17/06/2026
      “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

      “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

      17/06/2026
      Shenjat e Horoskopit që do të kenë një sezon të bekuar

      Shenjat e Horoskopit që do të kenë një sezon të bekuar

      16/06/2026
      Mimoza Ahmeti fiton “Ferma Vip 3”, finalja magjike mbajti të mbërthyer publikun në ekranin e “Vizion Plus”

      Mimoza Ahmeti fiton “Ferma Vip 3”, finalja magjike mbajti të mbërthyer publikun në ekranin e “Vizion Plus”

      16/06/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Maqedonia»A do të ndryshojë Marrëveshja e Prespës për pasaportën e re të Maqedonisë së Veriut?
    Maqedonia

    A do të ndryshojë Marrëveshja e Prespës për pasaportën e re të Maqedonisë së Veriut?

    16/01/20245 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    A do të ndryshojë Marrëveshja e Prespës për pasaportën e re të Maqedonisë së Veriut?
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    A do të ndryshojë Marrëveshja e Prespës për pasaportën e re të Maqedonisë së Veriut?

    Kur ka mbetur më pak se një muaj deri në hyrjen në fuqi të ligjit që i bën të pavlefshme dokumentet personale me emrin e vjetër të shtetit, Republika e Maqedonisë, institucionet po shqyrtojnë mundësitë ligjore për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së tyre edhe pas 12 shkurtit.

    Kjo për faktin se gati gjysma e poseduesve të pasaportave dhe letërnjoftimeve ende nuk kanë arritur të bëjnë zëvendësimin e tyre me dokumente me emrin e ri, Republika e Maqedonisë së Veriut.

    Në mesin e tyre janë edhe disa qytetarë, të cilët tregojnë për Radion Evropa e Lirë vështirësitë për të aplikuar për dokumente të reja për shkak të rrëmujave e radhëve të gjata para sporteleve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Ibrahim Sinani, nga Shkupi, thotë se ka aplikuar që në tetor të vitit të kaluar dhe kishte marrë një termin për të dorëzuar kërkesën, por pavarësisht kësaj ai po pret me orë për t’i kryer procedurat e nevojshme.

    “Ka dy orë që jam duke pritur por nuk po mundem të hyj brenda për të bërë pagesën për pasaportë. Mua më duhet më shpejt, kurse këta më thonë se duhet të presësh. Brenda është vetëm një punonjës ndërsa jashtë jemi 50 veta që po presim me orë”, thotë Sinani.

    Një tjetër qytetare, që nuk deshi të identifikohej, thotë se ka nevojë për një letërnjoftim të ri pasi ka frikë se nuk do të mund të kurorëzohet në zyrat e gjendjes civile me dokumentin aktual.

    “Më duhet të kurorëzohen në muajin prill. Letërnjoftimi im është i vlefshëm, por është me emrin Republika e Maqedonisë. Dhe, mund të ndodhë që punonjësi zyrtar të mos e pranojë, andaj jam duke pritur në radhë për të aplikuar për letërnjoftim me emrin e ri të shtetit”, thotë ajo.

    Vesna Stojanovska është nga qyteti i Velesit dhe kërkon një pasaportë me procedurë të shpejtë, që nënkupton marrjen e saj për 48 orë, por këtë të drejtë ajo nuk po mund ta realizojë tash e disa ditë.

    “Të futem tani në radhë mund të pres deri në mbrëmje dhe të mos kryej punë. Kështu më ka ndodhur disa ditë. Kjo është e tmerrshme. Është për të ardhur keq se çfarë po përjetojmë. Presim për fotografim, presim për dorëzim të dokumenteve, presim për tërheqjen e tyre”, thotë Stojanovska.

    Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut deri më 31 dhjetor 2023 me pasaporta të reja janë pajisur rreth 1 milion e 170 mijë qytetarë nga më shumë se 1 milion e 800 mijë banorë rezidentë sa numëron gjithsej shteti.

    Por, me pasaporta maqedonase janë të pajisur rreth 2.5 milionë persona, që do të thotë se të gjithë ata duhet t’i zëvendësojnë me të rejat.

    Ndërrimi i pasaportave është obligim që del nga marrëveshja e arritur më 17 qershor 2018 ndërmjet Maqedonisë së atëhershme dhe Greqisë për ndryshimin e emrit të saj në Maqedoni të Veriut.

    Ndërrimi i dokumenteve, obligim nga Marrëveshja me Greqinë

    Sipas kësaj Marrëveshjeje, qytetarët maqedonas duhet t’i ndryshojnë letërnjoftimet, pasaportat dhe patentë-shoferët brenda pesë vjetëve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese dhe kjo periudhë skadon në shkurt 2024.

    Duke marrë parasysh dinamikën e ngadaltë të lëshimit të këtyre dokumenteve, presidenti Stevo Pendarovski ka dalë me propozimin për shtyrjen e afatit deri në vjeshtë të këtij viti.

    Por, që kjo të ndodhë, duhet pëlqimi i palës greke pasi bëhet fjalë për marrëveshje dypalëshe.

    “Ne do të veprojmë menjëherë pasi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, të bisedojë me presidencën e Greqisë. Kemi të bëjmë me zgjidhje ligjore që janë sjellë bazuar në ndryshimet kushtetuese dhe që janë miratuar në Kuvend. Të bëhen ndryshime ligjore pa pëlqimin e të gjithë nënshkruesve nuk do të ishte kaq e thjeshtë dhe pyetja është se sa e zbatueshme do të ishte”, thotë kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

    Shtyrja e afatit është kërkuar edhe nga opozita maqedonase. Ajo vlerëson se afati duhet të shtyhet të paktën deri në vitin 2027.

    “Nevojiten së paku gjashtë vjet që të gjithë qytetarët të mund të pajisen me dokumente personale nëse e gjithë procedura e dhënies së tyre vazhdon me këtë dinamikë Pra, nëse ligji për ndërrimin e tyre është miratuar në vitin 2021 dhënia e dokumenteve të reja apo e 2.5 miliona pasaportave nuk do të mund të kryhet para vitit 2027, andaj ne kërkojmë që të shtyhet afati për dhënien e tyre”, ka deklaruar kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

    Edhe njohësit e çështjeve ndërkombëtare konsiderojnë se nisma e presidentit Stevo Pendarosvski duhet të përshpejtohet dhe si e tillë nuk nënkupton, ndryshimin e thelbit të Marrëveshjes me Greqinë.

    “Duhet një diplomaci bilaterale, pra të vendosen kontakte të nivelit te duhur me institucionet greke që të mund të merren vesh për një marrëveshje teknike, që në të drejtën ndërkombëtare njihet edhe si ‘marrëveshje xhentëlmene’. Një marrëveshje e tillë e karakterit teknik nuk e cenon aspak marrëveshjen mes dy shteteve, sepse është fjala për një metodologji dhe dinamikë në zbatimin e mëtejmë të marrëveshjes. Pra, nuk ka të bëjë me përmbajtjen, por vetëm me kohëzgjatjen e zbatimit të saj”, thotë Mersel Bilalli, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin FON të Shkupit.

    Marrëveshja e Prespës me Greqinë, e arritur me ndërmjetësim ndërkombëtar, i mundësoi Maqedonisë së Veriut anëtarësimin e saj në Aleancën veriatlantike./REL/

    A do të ndryshojë Marrëveshja e Prespës për pasaportën e re të Maqedonisë së Veriut? appeared first on Telegrafi.

    Lexo edhe:

    1. Rritet numri i pacientëve me sëmundje respiratore në Maqedoni
    2. LSDM: Pagat dhe pensionet do të rriten edhe këtë vit
    maqedonia
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Aksident mes tre makinave në rrugën Jazhincë – Tetovë, lëndohen pesë persona

    Aksident mes tre makinave në rrugën Jazhincë – Tetovë, lëndohen pesë persona

    26/01/20261 Min Read
    A do të ndryshojë Marrëveshja e Prespës për pasaportën e re të Maqedonisë së Veriut?

    Tetovë, kamera sigurie për kapjen e ndotësve të lumit Shkumbin

    09/09/20243 Mins Read
    A do të ndryshojë Marrëveshja e Prespës për pasaportën e re të Maqedonisë së Veriut?

    Në Shkup nesër do të realizohet spërkatja kundër mushkonjave

    17/05/20241 Min Read
    A do të ndryshojë Marrëveshja e Prespës për pasaportën e re të Maqedonisë së Veriut?

    Moti në Maqedoninë e Veriut

    09/04/20241 Min Read
    A do të ndryshojë Marrëveshja e Prespës për pasaportën e re të Maqedonisë së Veriut?

    Mickoski: Jam cak i një fushate të zezë, një media më kërkoi falje për shpifje

    30/01/20242 Mins Read
    Top Posts
    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    22/06/2026
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Moti sot në Maqedoninë e Veriut Maqedonia

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    22/06/20261 Min Read

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira të lehta…

    Mbi 1000 raste të trajtuara me kancer të gjirit në Maqedoninë e Veriut

    Mbi 1000 raste të trajtuara me kancer të gjirit në Maqedoninë e Veriut

    21/06/2026
    Komuna e Tetovës: Vendimi i vitit 2007 për emërtimin e rrugëve nuk ka kaluar në Qeveri, nuk figuron as në Kadastër

    Komuna e Tetovës: Vendimi i vitit 2007 për emërtimin e rrugëve nuk ka kaluar në Qeveri, nuk figuron as në Kadastër

    21/06/2026

    Shkupi nikoqir i konferencës së kryetarëve të gjykatave supreme nga Evropa Qendrore dhe Lindore

    21/06/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

    Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

    17/06/2026
    Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

    Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

    17/06/2026
    “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    17/06/2026
    Me te lexuara
    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    22/06/2026
    Mbi 1000 raste të trajtuara me kancer të gjirit në Maqedoninë e Veriut

    Mbi 1000 raste të trajtuara me kancer të gjirit në Maqedoninë e Veriut

    21/06/2026
    Komuna e Tetovës: Vendimi i vitit 2007 për emërtimin e rrugëve nuk ka kaluar në Qeveri, nuk figuron as në Kadastër

    Komuna e Tetovës: Vendimi i vitit 2007 për emërtimin e rrugëve nuk ka kaluar në Qeveri, nuk figuron as në Kadastër

    21/06/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.