![Vdes në mënyrë misterioze 34-vjeçarja në Prishtinë Vdes në mënyrë misterioze 34-vjeçarja në Prishtinë](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2023/12/ks-667x400.jpg)
Një 34-vjeçare ka ndërruar jetë në rrethana misterioze këtë të enjte në Prishtinë. Mediat në Kosovë shkruajnë se 34-vjeçarja është hedhur nga kati i dytë i një hoteli në dalje të kryeqytetit.
Po ashtu, mediat raportojnë se e reja është përplasur verbalisht me një person para se të ndërmerrte aktin ekstrem.
E reja mësohet se është nga Gjakova. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin, por nuk ka dhënë detaje lidhur me rrethanat./vizionplus.tv/