![Tërmeti i fortë godet Malin e Zi, magnituda dhe epiqendra Tërmeti i fortë godet Malin e Zi, magnituda dhe epiqendra](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/10/termet-1-1-698x400.jpg)
Një tërmet i fortë ka goditur Malin e Zi mbrëmjen e sotme. Forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 4.4.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 12 kilometra nga Niksiqi, ndërsa thellësia fokale ka qenë 9 kilometra.
Lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar panik te qytetarët, por fatmirësisht deri tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.