Një tërmet me magnitudë 4.0 Rihter është regjistruar këtë të mërkurë në ishullin e Kretës në Greqi.
Protothema.gr raporton se lëkundjet e tërmetit kanë ndodhur në bregdetin e zonës Lasithiou.
Sipas Institutit Gjeodinamik epiqendra e tërmetit ishte 34 kilometra në juglindje të Goudouras me një thellësi 34.1 kilometra.
Nuk raportohet për dëme materiale./vizionplus.tv/