![Presidentja zbut tonet ndaj Greqisë, Siljanovska: Respektoj marrëveshjen për Maqedoninë e Veriut Presidentja zbut tonet ndaj Greqisë, Siljanovska: Respektoj marrëveshjen për Maqedoninë e Veriut](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/05/IMG_3641-678x400.jpeg)
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska, i ka ulur tonet kundrejt Greqisë pas disa replikave në distancë me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, duke thënë se Shkupi e respekton Marrëveshjen e Prespës.
“E kam respektuar Marrëveshjen e Prespës dhe e respektoj tani. Unë e firmosa deklaratën me emrin aktual, emër nga Marrëveshja e Prespës”, tha Siljanovska.
Presidentja e Maqedonisë së Veriut u shpreh se më herët e ka kritikuar këtë marrëveshje pasi sipas saj nuk përputhet me Kartën e Kombeve të Bashkuara, por theksoi se për aq kohë sa është zyrtare, do ta respektojë.
“Pra, për mua, liria e mendimit si pjesë e Deklaratës Universale të Lirive dhe të Drejtave, si pjesë e Konventës për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave, si pjesë e Konventës së BE-së për të Drejtat Themelore, i lejon njerëzit të shprehin veten dhe unë nuk shikoj se këtu e kam shkelur Marrëveshjen e Prespës. Unë as nuk e grisa deklaratën, as nuk thashë që nuk do ta respektoj Kushtetutën, as nuk thashë se do ta shpërbëj Marrëveshjen e Prespës. Një gjë është se unë e kam kritikuar Marrëveshjen e Prespës, për shkak të procesit të miratimit të saj, për shkak të mospërputhjes së saj me Kartën e Kombeve të Bashkuara. Por është fakt juridik, është realitet dhe do ta respektoj”, tha ajo.
Më herët kryeministri grek Mitsotakis e ka kërcënuar Maqedoninë e Veriut me rrugën e integrimit në BE nëse nuk do të respektoj marrëveshjen e Prespës. /vizionplus.tv