Murtaja tek kafshët është kthyer në një problem shqetësues në të gjithë rajonin, teksa frika për një “efekt domino” sa vjen e rritet.
Këtë të premte, Ministria e Shëndetësisë e Rumanisë bëri të ditur se ka ndaluar për tre javë të tjera kullotjen e bagëtive, duke iu kërkuar blegtorëve të tregojnë kujdes për shkak të shpërndarjes në një kohë të shpejtë të murtajës.
Në këtë mënyrë është “paralizuar” eksporti dhe importi i bagëtive, për të mbajtur të “izoluar” sëmundjen.
Sipas Autoritetit Kombëtar Veterinar dhe Sigurisë Ushqimore (ANSVSA) të Rumanisë, në vend janë regjistruar 37 raste aktive të sëmundjes, nga të cilat numri më i madh (34) është në Tulcea (në kufirin me Ukrainën), ndërsa një total nga 218.756 janë identifikuar dele dhe dhi të infektuara në vend. Zyrtarët u bënë thirrje blegtorëve që të marrin të gjitha masat e nevojshme, veçanërisht për të ndaluar lëvizjen e kafshëve, për tre javët e ardhshme për të zhdukur murtajën e ripërtypësve të vegjël.
Po ashtu, murtaja ka prekur dhe mijëra bagëti në Greqi. Nga të dhënat zyrtare raportohet se janë asgjësuar 13 mijë bagëti të imta.
Ndërkohë, autoritetet kanë ndaluar për të paktën 1 javë eksport-importin e bagëtivë./vizionplus.tv