![Dënohet me 13 vite burg i riu shqiptar që përdhunoi 71-vjeçaren në Greqi Dënohet me 13 vite burg i riu shqiptar që përdhunoi 71-vjeçaren në Greqi](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/04/Screenshot_6-713x400.png)
29-vjeçari shqiptar i cili akuzohet se ka përdhunuar një të moshuar në Greqi, doli ditën e djeshme para Gjykatës në Rodho.
Trupa gjykuese shpalli fajtor emigrantin shqiptar dhe e dënoi atë me 13 vite burgim, nën akuzën për përdhunim ndaj një 71-vjeçareje në Patmo, ngjarje kjo e ndodhur më 9 qershor të 2023.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e të moshuarës. Ajo ka treguar para gjykatës se shqiptari hyri në shtëpinë e saj me maskë në fytyrë dhe nën kërcënimin e thikës e përdhunoi.
Pavarësisht pretendimeve të shqiptarit, gjykata greke rrëzoi kërkesën e tij për dënim më të reduktuar./vizionplus.tv.