Close Menu
    What's Hot

    Gashi-Solstrom: Maqedonia e Veriut e përkushtuar në përmbushjen e reformave që na afrojnë me BE-në

    17/06/2026
    ASH: VLEN në opozitë emërtimin e rrugëve e kishin kauzë, por sot në pushtet nuk reagojnë

    ASH: VLEN në opozitë emërtimin e rrugëve e kishin kauzë, por sot në pushtet nuk reagojnë

    17/06/2026

    Shfuqizimi i vendimit për emrat e rrugëve në Tetovë, Qamili: Punë gjysmake e BDI-së, së shpejti do të gjejmë zgjidhje

    17/06/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Makina përplaset me një motor në Shëngjin, dy persona transportohen në spital

      Makina përplaset me një motor në Shëngjin, dy persona transportohen në spital

      15/06/2026
      Marjana Koçeku jep sinjalet e para pas largimit nga PS, poston simbolin e protestuesve

      Marjana Koçeku jep sinjalet e para pas largimit nga PS, poston simbolin e protestuesve

      15/06/2026
      “Rregulla të qarta për investimet”, Nancy Vanhorn: Fusha e lojës duhet të jetë e barabartë

      “Rregulla të qarta për investimet”, Nancy Vanhorn: Fusha e lojës duhet të jetë e barabartë

      15/06/2026
      Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, katër të plagosur

      Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, katër të plagosur

      15/06/2026
      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026

      Gashi-Solstrom: Maqedonia e Veriut e përkushtuar në përmbushjen e reformave që na afrojnë me BE-në

      17/06/2026
      ASH: VLEN në opozitë emërtimin e rrugëve e kishin kauzë, por sot në pushtet nuk reagojnë

      ASH: VLEN në opozitë emërtimin e rrugëve e kishin kauzë, por sot në pushtet nuk reagojnë

      17/06/2026

      Shfuqizimi i vendimit për emrat e rrugëve në Tetovë, Qamili: Punë gjysmake e BDI-së, së shpejti do të gjejmë zgjidhje

      17/06/2026
      Një 72-vjeçar humb jetën Zelenikovë, u shtyp nga një motokultivator

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Sa herë që ndjeni ankth këto janë ushqimet që ju duhet të përdorni

      Sa herë që ndjeni ankth këto janë ushqimet që ju duhet të përdorni

      15/06/2026
      Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës

      Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës

      05/06/2026
      Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

      Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

      26/05/2026
      Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

      Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

      20/04/2026
      Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

      Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

      20/04/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Dossier»I mbijetuari i Holokaustit: “Ne na dehumanizuan”
    Dossier

    I mbijetuari i Holokaustit: “Ne na dehumanizuan”

    27/01/20268 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    I mbijetuari i Holokaustit: “Ne na dehumanizuan”
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    I mbijetuari i Holokaustit: “Ne na dehumanizuan”

    Leon Weintraub edhe sot e kujton shumë mirë atë ditë, kur nazistët më 9 shtator 1939 marshuan në qytetin e tij Lozh në Poloni: “Erdhën kolona që dukej sikur nuk kishin të mbaruar me ushtarë të rinj shtatlartë e të shëndetshëm të veshur me uniformat ngjyrë jeshile të Wehrmachtit. Kur mendoj tingullin e trokitjes së çizmeve në kalldrëm më rrënqethet trupi edhe sot”, tregon ai për DW. “Ata rrezatonin aq shumë pushtet. Ata mund të shkatërronin gjithçka që u pengonte rrugën.”

    Asokohe ai ishte 13 vjeç dhe as që ia merrte mendja, se çfarë mizorie do të përjetonte. Bashkë me motrat dhe nënën e tij, që menaxhonte një lavanteri, ai jetonte në një lagje të varfër të qytetit. Babai i kishte vdekur, kur ai kishte qenë një vjeç e gjysmë. Familja e vogël qendronte e lidhur fort. Leoni ishte një djalë inteligjent. “Librat dhe filmat ishin për mua si një dritare, prej nga shihja botën”, thotë ai. Falë një burse ai arrin të shkojë në gjimnaz.

    I izoluar në geto

    Por ai nuk mundi ta vazhdojë rrugën e shkollës. Në shkurt 1940 ai dhe familja e tij zhvendosen me detyrim në geton Litzmannstadt- këtë emër i kishin vënë gjermanët qytetit Lozh. Rreth 160.000 hebreje dhe hebrenj u vendosën në këtë geto, kush tentonte të arratisej e qëllonin. Njerëzit i futën në punë të detyruar. Leoni punonte në një punishte elektriku në sektorin e metaleve. Këshilli hebre u pati thënë, se kush qe i dobishëm për nazistët kishte shanse më të mira për të mbijetuar. (Këshillat hebreje ishin vendosur prej nacionalsocialistëve në territoret e pushtuara për të administruar bashkësinë hebreje dhe për të vepruar si ndërmjetësues midis tyre dhe pushtuesve gjermanë. Shën. red.)

    Poloni Getoja Litzmannstadt 1943 | Leja e punës e Leon Weintraub-it

    Por në geto shumë vetë gjetën vdekjen prej epidemive dhe urisë.”Fjala uri ka një vend të veçantë në vokabularin e trurit tim”, thotë Weintraub. Sot uri mund të thuash, kur nuk ke ngrënë drekë, por kjo nuk është në fakt uri, është thjeshtë një oreks i shtuar. Unë kam vuajtur pesë vjet, shtatë muaj dhe tri javë, me një përjashtim të vetëm, nga uria. Nuk mund të flija nga dhimbja e presionit në stomak dhe po me këtë dhimbje ngrihesha në mëngjes. I vetmi mendim që kisha ishte, se si të gjeja diçka për të ngrënë, që të mbushja stomakun.”

    Transporti në Auzhvic-Birkenau
    Në verën e vitit 1944 getoja shpërbëhet. Presidenti i qeverisë rajonale, Friedrich Übelhöhe, më 1939 u kishte dërguar një letër krerëve nazistë, ku shkruante: “Krijimi i getos vetëkuptohet që është vetëm një masë e përkohshme. Se kur dhe në çfarë mënyre do të spastrohet getoja e hebrenjve në Lozh, këtë të drejtë ia rezervoj vetes për ta vendosur. Qëllimi final duhet të jetë në çdo rast, që ne ta djegim plotësisht këtë çiban murtaje.”

    Poloni Lozh 1940 | Një polic dhe një ushtar duke shoqëruar një karvan njerëzish
    Poloni Lozh 1940 | Një polic dhe një ushtar duke shoqëruar një karvan njerëzish

    Banoreve dhe banorëve të getos u premtohej në mënyrë cinike, se do t’i dërgonin diku tjetër, ku mund të punonin për “të mirën e Rajhut të Tretë”.

    Leon Weintraub, ashtu si shumë të tjerë, deportohet në kampin e shfarosjes Auzhvic-Birkenau. Kjo ishte thjesht një geto tjetër, pretendonin nazistët. “Por pastaj erdhi një tren mallrash, më shumë i destinuar për transportin e bagëtive se sa për njerëz”, tregon ai. “Ne na ngjeshën nëpër vagonë, aq ngushtë, se mund të qendronim vetëm në këmbë. Dyert u mbyllën me shul, nuk kishte ushqim e as ujë. Binte nata, zbardhte dita, e përsëri vinte nata.” Era e kovës për nevojat personale kutërbonte.

    Dikur dyert u hapën, dikush ulëriti: “Dilni, dilni.” Ai ende nuk e kishte të qartë, se ku i kishin sjellë nazistët njerëzit”, tregon Weintraub. Ai i kishte thirrur nënës: “Shihemi aty brenda.” Por shpejt e kuptoi, se ata nuk kishin mbërritur në një geto tjetër. Ai pa, se telat me gjemba që rrethonin zonën ishin me elektricitet. Në të ashtuquajturin “Seleksionim” përpara binarit famëkeq 18 vjeçari pa për herë të fundit nënën e tij. SS-vendosnin, se kush lejohej të jetonte dhe kush jo: “Gishti i madh drejtuar djathtas, nënkuptonte i paaftë për punë, gishti i madh drejtuar majtas, shtyrje e vdekjes”, thotë Weintraub. Nëna e tij vdes po atë ditë në dhomën e gazit.

    Polen Lozh 1941 | Grup filmimi i Wehrmacht-it duke xhiruar një film propagande në geto
    Polen Lozh 1941 | Grup filmimi i Wehrmacht-it duke xhiruar një film propagande në geto. SS-vendosnin, se kush lejohej të jetonte dhe kush jo.

    Për 18-vjeçarin Leon nisi kalvari i vuajtjes. “Filloi procedura e dehumanizimit”, kujton ai. Njerëzit u zhveshën, i futën në dush, iu prenë flokët dhe u dezinfektuan. “Na zhveshën nga gjithçka e vullnetit njerëzor. Ata na drejtonin dhe ne s’na mbeti gjë tjetër veçse të zbatonim urdhërat.”

    Duke i shpëtuar dhomës së gazit

    Kur Leon Weintraub mendon Auzhvicin, atij i kujtohet së pari era e mishit të djegur. Por atëherë, ai nuk e kishte idenë, që tymi i zi nga oxhaqet e larta, vinte prej njerëzve të djegur. Ai ndihej i vetmuar, nuk njihte askënd. “Por unë u mbylla në vetvehte, një qendrim vetëmbrojtës për të mos lejuar që e keqja të hynte brenda meje. Në rast të kundërt nuk do ta kisha përballuar.”

    Ai mbijetoi fare rastësisht prej kampit të shfarrosjes. Të burgosurit e rinj të bllokut 10, ku ai qe strehuar, drejtoria e kampit i kishte planifikuar për në dhomën e gazit. Në një çast kur aty pranë nuk ndodhej asnjë roje, Weintraub u përzie me një grup të burgosurish të zhveshur, të cilët do të dërgoheshin në kampin Groß-Rosen. Atyre u ishte vendosur numri me tatuazh. “Por kur na dërguan në dhomat e veshjes, pata fat, sepse nuk më kontrolluan, në rast të kundërt do të më kishin vrarë.”

    Leon Weintraub duke mbajtur fjalim në ish-kampin e përqendrimit Flossenurg
    Leon Weintraub duke mbajtur fjalim në ish-kampin e përqendrimit Flossenurg

    Fotografia e fundit, që ai merr me vehte nga Auzhvici, është kufoma e një gruaje, që është e varur në gardhin me elektricitet. Ajo kishte bërë vetëvrasje.

    Martirizimi dhe arratisja

    Stacionet e të riut Leon janë kampi i përqendrimit Groß-Rosen, Flossenburg dhe Natzveiler-Struthof. Imazhet e mizorive janë ngulur thellë në memorjen e tij: Godtije brutale arbitrarisht, që u jepen të burgosurve duke kaluar, poshtërime dhe varje e të burgosurve. “Sa herë që vij në Flossenburg, më dridhen këmbët”, tregon ai për DW. “Unë shtangem për pak sekonda, sepse e shoh sërish vehten në dimër, në këtë erë të ftohtë. E gjithë turma e njerëzve lëviz në sheshin e apelit. Ky është një imazh apokaliptik.”

    Pak para fundit të luftës Leon Weintraub me të burgosur të tjerë i hipin në një tren, që do ta zhysnin në liqenin Bodensee. Por kjo nuk ndodhi: Lokomotiva u qëllua nga një bombardues francez, treni ndaloi, Leoni arriti të arratiset. Dikur ai u gjend përballë një ushtari francez dhe e kuptoi, që ky qe fundi i martirizimit të tij. Në këtë kohë ai ishte 19 vjeç dhe peshonte vetëm 35 kg. dhe i sëmurë nga ethet e tifos. Ai jeton, por vuan për familjen e humbur – derisa rastësisht mëson, që tri motrat e tij kanë mbijetuar në kampin e përqendrimit Bergen-Belzen. “Në këtë moment u bëra njeri. Ky ishte fillimi i rrugës së kthimit në jetë”, thotë ai.

    Vazhdimi i jetës dhe ruajtja e kujtesës

    Leon Weintraub vendos të bëhet gjinekolog: “Në radhë të parë, sepse unë kam qenë shumë ngushtë në kontakt me sëmundjen dhe vdekjen. Unë desha të ndihmoj jetë të reja.” Qeveria ushtarake britanike i siguron atij më 1946 një vend studimi në Göttingen – pikërisht në Gjermani, vendi i dorasve. Si mjek ai e di: “Ideologjia nacionalsocialiste e racave nuk ka asnjë bazë shkencore. Indet janë tek të gjithë njesoj pavarësisht nga ngjyra e lëkurës.”

    Më 1950 ai kthehet në atdhe. Më 1969 emigron në Suedi, pasi në Poloni po përhapej gjithnjë e më shumë antisemitizmi. Ai fillon të angazhohet kundër harresës. Për të ky është një detyrim ndaj anëtarëve të vrarë të familjes së tij dhe miliona viktimave të pafajshme. Zbehja e kujtesës, është njësoj si t’ua rrëmbesh jetën për së dyti viktimave, tërheq vëmendjen Weintraub.

    Ndaj ai e ka përjetësuar veten si hologram. “Nuk ka kaluar ende një epokë dhe shumë të rinj sot nuk e dinë më se çfarë është Holokausti”, thotë ai. “Eshtë e terrshme, që ka njerëz, të cilët sot përsëri bëjnë thirrje për progroma dhe njerëzit kanë frikë të dalin në rrugë me kippa.”

    Por Leon Weintraub është edhe optimist: “Jam i bindur, që dikur do të mbizotërojë arsyeja njerëzore, dhe që njerëzimi do ta kuptojë, se ka ardhur koha që t’u jepet fund akuzave dhe armiqësive të ndërsjellta e që bashkarisht duhet ndërtuar e ardhmja paqësore.” 

    Bisedën e zhvilloi Matthias Hummelsiep. /DW

    I mbijetuari i Holokaustit: “Ne na dehumanizuan” appeared first on Lapsi.al.

    Lexo edhe:

    1. Debati/ Kryebashkiaku i Beogradit kërkon zhvarrosjen e Titos
    2. “Mein Kampf” mbush 100 vjet/ DW: Si mundet që jehona e ideve të Hitlerit vazhdon
    dossier
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Fundi i një legjende/ Ç’ndodhi me Kurt Cobain, liderin e “Nirvana” më 5 prill 1994

    Fundi i një legjende/ Ç’ndodhi me Kurt Cobain, liderin e “Nirvana” më 5 prill 1994

    05/04/20262 Mins Read
    Historia/ Kreta, ishulli grek i mbërthyer nga gjakmarrja

    Historia/ Kreta, ishulli grek i mbërthyer nga gjakmarrja

    02/11/20259 Mins Read
    “Mein Kampf” mbush 100 vjet/ DW: Si mundet që jehona e ideve të Hitlerit vazhdon

    “Mein Kampf” mbush 100 vjet/ DW: Si mundet që jehona e ideve të Hitlerit vazhdon

    18/07/20256 Mins Read
    Historia e vërtetë e “La casa de papel”/ Pengmarrja për 37 orë e Bankës së Barcelonës

    Historia e vërtetë e “La casa de papel”/ Pengmarrja për 37 orë e Bankës së Barcelonës

    15/11/20247 Mins Read
    Debati/ Kryebashkiaku i Beogradit kërkon zhvarrosjen e Titos

    Debati/ Kryebashkiaku i Beogradit kërkon zhvarrosjen e Titos

    24/09/20245 Mins Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni

    Gashi-Solstrom: Maqedonia e Veriut e përkushtuar në përmbushjen e reformave që na afrojnë me BE-në

    17/06/20261 Min Read

    Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi sot një takim me ambasadorin…

    ASH: VLEN në opozitë emërtimin e rrugëve e kishin kauzë, por sot në pushtet nuk reagojnë

    ASH: VLEN në opozitë emërtimin e rrugëve e kishin kauzë, por sot në pushtet nuk reagojnë

    17/06/2026

    Shfuqizimi i vendimit për emrat e rrugëve në Tetovë, Qamili: Punë gjysmake e BDI-së, së shpejti do të gjejmë zgjidhje

    17/06/2026
    Një 72-vjeçar humb jetën Zelenikovë, u shtyp nga një motokultivator

    Një 72-vjeçar humb jetën Zelenikovë, u shtyp nga një motokultivator

    17/06/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Sa herë që ndjeni ankth këto janë ushqimet që ju duhet të përdorni

    Sa herë që ndjeni ankth këto janë ushqimet që ju duhet të përdorni

    15/06/2026
    Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës

    Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës

    05/06/2026
    Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

    Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

    26/05/2026
    Me te lexuara

    Gashi-Solstrom: Maqedonia e Veriut e përkushtuar në përmbushjen e reformave që na afrojnë me BE-në

    17/06/2026
    ASH: VLEN në opozitë emërtimin e rrugëve e kishin kauzë, por sot në pushtet nuk reagojnë

    ASH: VLEN në opozitë emërtimin e rrugëve e kishin kauzë, por sot në pushtet nuk reagojnë

    17/06/2026

    Shfuqizimi i vendimit për emrat e rrugëve në Tetovë, Qamili: Punë gjysmake e BDI-së, së shpejti do të gjejmë zgjidhje

    17/06/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.