Close Menu
    What's Hot
    Kanali i ri lë mijëra hektarë pa ujë, bujqit e Pollogut bllokojnë punimet, kërkojnë ujë për vaditje

    Kanali i ri lë mijëra hektarë pa ujë, bujqit e Pollogut bllokojnë punimet, kërkojnë ujë për vaditje

    20/06/2026

    LSH: Shëndetësia ka nevojë për reforma konkrete, jo vetëm projekte në letër

    20/06/2026
    Tre persona e marrin me dhunë një vajzë 15-vjeçare nga oborri i shtëpisë së saj në Çegran të Gostivarit

    Tre persona e marrin me dhunë një vajzë 15-vjeçare nga oborri i shtëpisë së saj në Çegran të Gostivarit

    20/06/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me motor në humnerë

      Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me motor në humnerë

      17/06/2026
      Operacioni “End Point”/ Mashtronin përmes call center-ave, arrestohen 7 persona, procedohen penalisht 27 të tjerë

      Operacioni “End Point”/ Mashtronin përmes call center-ave, arrestohen 7 persona, procedohen penalisht 27 të tjerë

      17/06/2026
      PE miratoi progresin e Shqipërisë, reagon Rama: Ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë

      PE miratoi progresin e Shqipërisë, reagon Rama: Ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë

      17/06/2026
      Tarifa shëndetësore për turistët, Sala: Për herë të parë kemi një kuadër për regjistrimin dhe trajtimin e të huajve

      Tarifa shëndetësore për turistët, Sala: Për herë të parë kemi një kuadër për regjistrimin dhe trajtimin e të huajve

      17/06/2026
      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Kanali i ri lë mijëra hektarë pa ujë, bujqit e Pollogut bllokojnë punimet, kërkojnë ujë për vaditje

      Kanali i ri lë mijëra hektarë pa ujë, bujqit e Pollogut bllokojnë punimet, kërkojnë ujë për vaditje

      20/06/2026

      LSH: Shëndetësia ka nevojë për reforma konkrete, jo vetëm projekte në letër

      20/06/2026
      Tre persona e marrin me dhunë një vajzë 15-vjeçare nga oborri i shtëpisë së saj në Çegran të Gostivarit

      Tre persona e marrin me dhunë një vajzë 15-vjeçare nga oborri i shtëpisë së saj në Çegran të Gostivarit

      20/06/2026
      Nikolloski: Ndërtimi i autostradës Gostivar-Bukojçan si pjesë e Korridorit 8 po zhvillohet me ritëm të përshpejtuar

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

      Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

      17/06/2026
      Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

      Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

      17/06/2026
      “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

      “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

      17/06/2026
      Shenjat e Horoskopit që do të kenë një sezon të bekuar

      Shenjat e Horoskopit që do të kenë një sezon të bekuar

      16/06/2026
      Mimoza Ahmeti fiton “Ferma Vip 3”, finalja magjike mbajti të mbërthyer publikun në ekranin e “Vizion Plus”

      Mimoza Ahmeti fiton “Ferma Vip 3”, finalja magjike mbajti të mbërthyer publikun në ekranin e “Vizion Plus”

      16/06/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Dossier»Dëshmia e re/ Kush e qëndisi flamurin e pavarësisë?
    Dossier

    Dëshmia e re/ Kush e qëndisi flamurin e pavarësisë?

    28/11/20257 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Dëshmia e re/ Kush e qëndisi flamurin e pavarësisë?
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Dëshmia e re/ Kush e qëndisi flamurin e pavarësisë?

    Ngjarjet e mëdha dhe të rëndësishme për popujt dhe kombet prodhojnë gjithmonë histori, analizë, biseda dhe debat. Rishqyrtimi apo riciklimi i këtyre ngjarjeve mbetet aktual atëherë kur dhe ngjarja rivjen në vëmendjen e popujve në mënyrë ciklike, për shkak të festimit të tyre si të rëndësishme për komunitetin. Të tilla kanë qenë dhe janë dy datat e rëndësishme të historisë moderne për shqiptarët, 28 dhe 29 nëntori. Në rastin e 28 nëntorit, shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, tri janë diskutimet që zhvillohen, pavarësisht se nuk kemi në zotërim privat apo publik subjektet e tyre: çështja e flamurit të pavarësisë, kush e solli apo kush e qëndisi; çështja e dokumentit të pavarësisë, kush e ruajti dhe si humbi; çështja e akteve të plota origjinale të kuvendit të Vlorës, për të cilat s’kemi më gjurmë, që kur i botoi Lef Nosi në vitet pas pavarësisë.

    Të tria këto elemente, artefakte dhe dokumente, sot nuk i zotëron asnjë institucion i Shqipërisë dhe nuk dihet nëse ndodhen diku, apo duhet t’i konsiderojmë të humbura.

    Duke marrë shkas nga një dokument që nuk ka qarkulluar gjerësisht më herët në duart e historianëve apo në sytë e publikut, sjellim këtu një kronikë të origjinës së flamurit të pavarësisë. Por, më parë, pakëz histori.

    Studimet e derisotshme na japin katër prejardhje të flamurit që u ngrit pasditen e 28 nëntorit 1912 nga duart e Ismail Qemalit në ballkonin e shtëpisë së Vlorës. Sipas variantit të parë, flamurin e qëndisi apo e stampoi Marigo Pozio dhe, më pas, sipas po atij modeli, prodhoi edhe të tjerë flamuj që u ngritën në ndërtesat e tjera qeveritare. Sipas variantit të dytë, flamurin e pavarësisë e kishte mbajtur tek koka e shtratit Eqrem bej Vlora që prej vitit 1909, kur ia kishte dhuruar Aladro Kastrioti, aventurier që pretendonte se ishte pasardhës i Skënderbeut dhe pretendues i fronit të Shqipërisë më 1914. Këtë flamur e hoqi nga korniza mbi shtrat Amalie von Godin, mikeshë e Eqrem Vlorës në atë kohë.

    Sipas variantit të tretë flamurin e pavarësisë e solli në Vlorë, prej Amerike dhe përmes Bukureshti, patrioti Spiridon Ilo, një nga firmëtarët e aktit të pavarësisë. [Për këto, shih: Ledia Dushku, “Lef Nosi dhe historia e flamurit të pavarësisë”, në: Studime Historike, nr. 1-2, 2013, fq. 239-246.] Variantin e katërt na e sjell Prof. Frederik Stamati në një artikull botuar më 29 prill 2018 në Shqiptarja.com. Në këtë artikull citohet një reagim i Leonidha Naçit, botuar në gazetën “Vatra” më 2 dhjetor, 1934, i ngjashëm në përmbajtje me atë që sjellim këtu, por krejt telegrafik.

    Varianti i historisë së flamurit sipas patriotit Leonidha Naçi, të cilin prezantojmë, gjendet në një dorëshkrim që përmban kujtime të vetë atij. Këto kujtime Naçi i ka shkruar gjatë ose pas vitit 1939, siç e thotë në fletën e parë të tyre, dhe synon të përshkruajë veprimtarinë e tij patriotike prej vitit 1895 deri më 1939. Këtë, siç thotë po ai, e bën që t’ia lërë kujtim të birit, jo për t’u botuar. Kujtimet ruhen në dorëshkrim, në fletë të thjeshta fletoreje, të shkëputura nga njëra-tjetra, shkruar me bojë të zezë.

    Pasi përshkruan kohën e studimeve, vitet kur jepte mësim në shkolla të ndryshme, burgosjen dhe endjet nëpër Ballkan si mësues e gazetar, përpjekjet për hapjen e një kursi të gjuhës shqipe në Athinë dhe hapjen për pak kohë të një kursi të shqipes në Korfuz, Naçi na informon për çështjen e flamurit (sjellim transkriptimin diplomatik, pa ndërhyrë në tekst):

    Fleta e parë e dorëshkrimit të Leonidha Naçit. (AQSH i RSH, Fondi: “Leonidha Naçi”, Dosja: 5, fl. 1.)
    Pjesa e dorëshkrimit ku ndodhet historia e flamurit. (AQSH i RSH, Fondi: “Leonidha Naçi”, Dosja: 5, fl. 46.)

    “Disa prej patriotëve tanë formuan një çetë kryengritëse për në Shqipëri, që vuante aqë shumë nga ndjekjet e Xhon Turqve dhe Shqipëtarit Xhavid Pashajt. Këjo çetë e përbërë prej 11 vetash me të shumëtit Korçarë ishte vënë nënë kryesinë të Kol Rodhes dhe sillte me vete dhe një flamur të mëndafshtë të dhuruar prej shqipëtarëve të Amerikës. Në Brindis muarnë lajme e hidhur të vrasjes në Korçë të 6 dëshmorëve dhe burgosjen e Themistokliut. Koli me 8 shokë ardhi në Korfus, dhe dy nga shokët i kishte lënë me plaçkat dhe flamurin në Brindis.

    Më takoj dhe u fjalosmë gjer e gjatë dhe më tha që ay dolli nga Amerika që të hynte me doemos si kryengritës në Shqipëri, dhe nukë do të ndalet para pengimeve që i paraqiteshin. I thashë të ju shkruante shokëve të tij në Brindis të vinin në Korfus të sillnin dhe flamurin, dhe u mora vesh me autoritetet e vëndit të mos hapeshin teshat e tyre në doganën e Korfuzit, që të mos bëneshe buje prej Himarjotëve të atjeshmë. Kështu u bë, ardhë, ju dolla përpara, mora prej tyre në dorëzim arkën me flamurin, po me qënë që familja time ishte dhe banonte jashtë Korfuzit, në Pontikonisi, dhe me qënë se rinja në Korfus bashkë me kunetërit e mij, i këshillova të ja japin arkën me flamurin Marigosë Pozhjos (Papakosta Poçi) që ndodheshe në Korfus për vilegjaturë [pushime, S. Ç.].

    Për këtë flamur që u gjent ditën 28 Nëntor 1912 dhe u ngrit atë ditë dhe u përdor për hyrnek që qëndisnë dhe të tjera flamur, u bë fjalë shumë më von se Marigoja kishte ambicion të thoshte se flamuri që u ngrit për të parën herë atë ditë e qëndisi ajo vetë me duart të saja!! Marigoja ishte patriote, po deshte ta monopolizojë patriotizmin shqipëtar, dhe po të ishte e mundur të futëte hundët kudo qoftë dhe në politikë!!” [AQSH i RSH, Fondi: “Leonidha Naçi”, Dosja: 5, fl. 46.]

    Siç duket nga rrëfimi i Naçit, ngjarja ka ndodhur pak ditë pas vrasjes së 6 dëshmorëve të Orman Çifligut më 17 korrik 1911 në Korçë. Pavarësisht rrethanave të rrezikshme, çeta e atdhetarëve të Amerikës, me në krye Kol Rodhen, kishte udhëtuar me dy grupe prej Brindisit në Korfuz, me synim kalimin prej andej në brigjet e Shqipërisë. Pasja e flamurit në bagazhet e çetarëve nisur për luftë është krejt e natyrshme: ky ishte simboli rreth të cilit bashkoheshin në përpjekjen e tyre për fitimin e lirisë së Shqipërisë. Pra, flamurin nuk e kishin marrë me vete për ta çuar në Vlorë, ky ishte flamuri që do t’u printe në betejat, drejt të cilave ishin nisur.

    Flamuri shkoi në Vlorë krejt rastësisht, në rrugën më të sigurt, përmes duarve të patriotes së besuar, Marigo Pozios. A ndenji flamuri në sepetet e znj. Pozio deri pothuaj pas një viti e gjysmë, më 28 nëntor 1912? Sigurisht që nuk e themi dot, teksa i vetmi person që do ta saktësonte këtë ishte Marigo Pozioja vetë. Mirëpo, znj. Pozio mbeti mbështetëse e variantit që mbizotëron edhe sot, se e qëndisi ajo flamurin. Në dobi të saj këtë e pohon, ca vite më vonë, edhe Kristo Floqi [“Gazeta e Re”, 9 dhjetor 1928].

    Pikërisht këtë variant të M. Pozios dhe të K. Floqit kërkon të kundërshtojë Leonidha Naçi me variantin e tij të historisë, siç na thotë në parathënien e kujtimeve: “Në vazhdimin e shënimeve që vendosa të përmbledh në këtë broshurë do të paraqiten […] për çashtjen e flamurit të Shqipëtarëve Amerikës, mbi të cilën ka shkrojtur Floqi dhe Koli Rodhja […].” [AQSH i RSH, Fondi: “Leonidha Naçi”, Dosja: 5, fl. 3.].

    Nga variantet e mësipërme që rrëfejnë historinë e prejardhjes së flamurit të 28 nëntorit, vetëm dy prej tyre nuk marrin autorësinë apo pronësinë mbi atë flamur. Këta janë Kristo Floqi dhe Leonidha Naçi. Por janë variante të kundërta e nuk na ndihmojnë për të përcaktuar nëmos të drejtin, atë mbizotëruesin dhe më pranë së vërtetës. E sigurt mbetet një gjë: se flamuri i 28 nëntorit ka kaluar nga duart e Marigo Pozios, para se të varej në shtizë dhe të valëvitej prej duarve të Ismail Qemalit.

    Kështu, sërish nuk e themi dot si qëndron e vërteta, nëse Marigo Pozioja është bartësja e flamurit dhe prodhuesja e kopjeve të tij, apo edhe autorja e flamurit të parë të ditës së pavarësisë. Mbetet të këndellemi me këtë prodhimtari të begatë variantesh për autorësinë e flamurit, si dhe të urojmë që shqiponja dykrenore të valëvitet ngaherë krenare në trojet e shqiptarëve. 

    Gëzuar festën e pavarësisë! /Marrë nga Reporter.al

    Dëshmia e re/ Kush e qëndisi flamurin e pavarësisë? appeared first on Lapsi.al.

    Lexo edhe:

    1. Pamje te rralla/ Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së, i rrethuar nga forcat serbe
    2. Historia e vërtetë e “La casa de papel”/ Pengmarrja për 37 orë e Bankës së Barcelonës
    dossier
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Historia/ Kreta, ishulli grek i mbërthyer nga gjakmarrja

    Historia/ Kreta, ishulli grek i mbërthyer nga gjakmarrja

    02/11/20259 Mins Read
    “Mein Kampf” mbush 100 vjet/ DW: Si mundet që jehona e ideve të Hitlerit vazhdon

    “Mein Kampf” mbush 100 vjet/ DW: Si mundet që jehona e ideve të Hitlerit vazhdon

    18/07/20256 Mins Read
    Historia e vërtetë e “La casa de papel”/ Pengmarrja për 37 orë e Bankës së Barcelonës

    Historia e vërtetë e “La casa de papel”/ Pengmarrja për 37 orë e Bankës së Barcelonës

    15/11/20247 Mins Read
    Pamje te rralla/ Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së, i rrethuar nga forcat serbe

    Pamje te rralla/ Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së, i rrethuar nga forcat serbe

    04/10/20241 Min Read
    Debati/ Kryebashkiaku i Beogradit kërkon zhvarrosjen e Titos

    Debati/ Kryebashkiaku i Beogradit kërkon zhvarrosjen e Titos

    24/09/20245 Mins Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Kanali i ri lë mijëra hektarë pa ujë, bujqit e Pollogut bllokojnë punimet, kërkojnë ujë për vaditje Maqedonia

    Kanali i ri lë mijëra hektarë pa ujë, bujqit e Pollogut bllokojnë punimet, kërkojnë ujë për vaditje

    20/06/20263 Mins Read

    Kanali për vaditje ekziston, por sipas bujqve të disa fshatrave të Pollogut, kanali i ri…

    LSH: Shëndetësia ka nevojë për reforma konkrete, jo vetëm projekte në letër

    20/06/2026
    Tre persona e marrin me dhunë një vajzë 15-vjeçare nga oborri i shtëpisë së saj në Çegran të Gostivarit

    Tre persona e marrin me dhunë një vajzë 15-vjeçare nga oborri i shtëpisë së saj në Çegran të Gostivarit

    20/06/2026
    Nikolloski: Ndërtimi i autostradës Gostivar-Bukojçan si pjesë e Korridorit 8 po zhvillohet me ritëm të përshpejtuar

    Nikolloski: Ndërtimi i autostradës Gostivar-Bukojçan si pjesë e Korridorit 8 po zhvillohet me ritëm të përshpejtuar

    20/06/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

    Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

    17/06/2026
    Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

    Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

    17/06/2026
    “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    17/06/2026
    Me te lexuara
    Kanali i ri lë mijëra hektarë pa ujë, bujqit e Pollogut bllokojnë punimet, kërkojnë ujë për vaditje

    Kanali i ri lë mijëra hektarë pa ujë, bujqit e Pollogut bllokojnë punimet, kërkojnë ujë për vaditje

    20/06/2026

    LSH: Shëndetësia ka nevojë për reforma konkrete, jo vetëm projekte në letër

    20/06/2026
    Tre persona e marrin me dhunë një vajzë 15-vjeçare nga oborri i shtëpisë së saj në Çegran të Gostivarit

    Tre persona e marrin me dhunë një vajzë 15-vjeçare nga oborri i shtëpisë së saj në Çegran të Gostivarit

    20/06/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.