Close Menu
    What's Hot
    Alarm në rrjetet sociale për gjarpërinj, flet Gjorgjievski

    11/06/2026
    LSDM: Mickoski ndryshon qëndrimet siç i përshtatet, herë do të kemi e herë nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme

    Mickoski: Dikush edhe mund të bëjë satirë por Maqedonia ka një ndër rezultatet më të mira ekonomike në Evropë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Me pankarta për efektivin Enea Mekolli, qytetarët protestojnë në Korçë

      05/06/2026
      I vendosi thikën në fyt efektivit të Rrugores, policia njoftim zyrtar: Tentoi t’i merrte edhe armën e shërbimit

      Aksident në aksin Fier–Lushnjë, plagoset çifti i bashkëshortëve që udhëtonte me motor

      Berisha: Mbështesim çdo protestë. Kreu i PD kërkon hetim të plotë edhe për vrasjen e policit Enea Mekolli

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Alarm në rrjetet sociale për gjarpërinj, flet Gjorgjievski

      Alarm në rrjetet sociale për gjarpërinj, flet Gjorgjievski

      11/06/2026
      LSDM: Mickoski ndryshon qëndrimet siç i përshtatet, herë do të kemi e herë nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme

      LSDM: Mickoski ndryshon qëndrimet siç i përshtatet, herë do të kemi e herë nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme

      11/06/2026
      Mickoski: Dikush edhe mund të bëjë satirë por Maqedonia ka një ndër rezultatet më të mira ekonomike në Evropë

      Mickoski: Dikush edhe mund të bëjë satirë por Maqedonia ka një ndër rezultatet më të mira ekonomike në Evropë

      11/06/2026

      Solström: Si Suedia edhe Maqedonia kanë natyrë të bukur, por duhet më shumë zhvillim infrastrukturor dhe ekonomik

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës

      Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

      26/05/2026
      Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

      20/04/2026
      Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

      Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Zgjedhja e jurisë për gjyqin ndaj djalit të Presidentit Biden, Hunter Biden
    Bota

    Zgjedhja e jurisë për gjyqin ndaj djalit të Presidentit Biden, Hunter Biden

    03/06/20246 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Zgjedhja e jurisë për gjyqin ndaj djalit të Presidentit Biden, Hunter Biden
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Zgjedhja e jurisë për gjyqin ndaj djalit të Presidentit Biden, Hunter Biden

    Zgjedhja e anëtarëve të jurisë për gjyqin ndaj djalit të Presidentit Joe Biden, Hunter Biden, filloi sot. Kjo pason prishjen e një marrëveshjeje me prokurorët që do të kishte shmangur spektaklin e një gjyqi kaq afër zgjedhjeve të nëntorit të këtij viti.

    Hunter Biden, i cili kaloi fundjavën me babain e tij, është akuzuar në Delauer për tre krime, që lidhen me blerjen e një arme në vitin 2018, kur vetë ai ka thënë se ishte i varur nga droga. Ai akuzohet se ka gënjyer një tregtar armësh të licencuar nga qeveria federale, duke bërë një pretendim të rremë në formular se ai nuk ishte përdorues droge dhe se e kishte mbajtur armën në mënyrë të paligjshme për 11 ditë.

    Ai është deklaruar i pafajshëm dhe ka argumentuar se është vënë në shënjestër të padrejtë nga Departamenti i Drejtësisë, pasi republikanët e dënuan marrëveshjen me prokurorët, duke e cilësuar atë si trajtim të veçantë për djalin e presidentit demokrat.

    Gjyqi vjen vetëm disa ditë pasi ish Presidenti Donald Trump, i cili pritet të jetë kandidat presidencial i republikanëve në zgjedhjet e këtij viti, u dënua për 34 vepra penale në Nju Jork. Një juri e shpalli ish-presidentin fajtor për një skemë për të fshehur një pagesë për të blerë heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, që synonte të shmangte dëmtimin e fushatës së tij presidenciale të vitit 2016. Këto dy çështje penale nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, por afërsia e tyre vendos në qendër të vëmendjes gjyqet penale gjatë fushatës për zgjedhjet e nëntorit të këtij viti.

    Hunter Biden do të përballet me një gjyq tjetër në Kaliforni në shtator për akuzat se nuk ka paguar 1.4 milionë dollarë taksa. Të dyja çështjet ishin në plan të zgjidheshin përmes një marrëveshjeje me prokurorët korrikun e kaluar, në kulmin e një hetimi shumëvjeçar të bizneseve të tij.

    Por gjykatësja Maryellen Noreika, e cila u emërua në këtë post nga ish Presidenti Trump, vuri në dyshim disa aspekte të pazakonta të marrëveshjes, e cila përfshinte një pranim fajësie për kundërvajtje për të zgjidhur krimet tatimore dhe një marrëveshje për të pushuar çështjen e armëmbajtjes pa leje, nëse Hunter Biden nuk do të bënte shkelje të tjera për dy vite. Avokatët e të dyja palëve nuk mundën të arrinin një zgjidhje të re dhe marrëveshja u prish. Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland më pas emëroi një prokuror të posaçëm në gusht të vitit të kaluar, dhe një muaj më vonë Hunter Biden u padit.

    Ky gjyq nuk ka të bëjë me lidhjet e biznesit të zotit Hunter Biden me vende të huaja, që republikanët thonë se vërtetojnë lidhjet e familjes Biden me korrupsionin. Por, gjyqi do të nxjerrë në pah disa nga momentet më të errëta të zotit Hunter Biden.

    Aleatët e presidentit janë të shqetësuar për ndikimin që gjyqi mund të ketë mbi Presidentin Biden, i cili për një kohë të gjatë ka qenë i shqetësuar për mirëqenien dhe maturinë e djalit të tij të vetëm të gjallë, gabimet e kaluara të dhimbshme të të cilit tani do të dalin në publik. Ai gjithashtu e ka mbrojtur djalin e tij. Hunter Biden e kaloi fundjavën me të jatin në shtetin Delauer, duke shëtitur me biçikletë dhe shkuar në kishë.

    Aleatët e zotit Biden janë gjithashtu të shqetësuar se gjyqi mund të tërheqë vëmendjen nga përpjekjet e presidentit demokrat për të përmirësuar rezultatet jo të mira në anketa dhe përgatitjet për debatin e parë presidencial, që pritet të mbahet në fund të këtij muaji.

    Prokurorët shpresojnë të vërtetojnë se Hunter Biden ishte përdorues droge kur bleu armën dhe për këtë arsye gënjeu në formular. Ata kanë thënë se po planifikojnë të përdorin si provë historitë e tij të botuara dhe mund të prezantojnë gjithashtu dokumentet e gjetura në një laptop që ai e la në një dyqan riparimi në Delauer. Të dhënat e ruajtura në laptop u përmendën shpesh nga republikanët në vitin 2020, duke përfshirë një foto personale në të cilën ai është pa rroba dhe duke bërë drogë.

    Gjykatësja do t’i bëjë kandidatëve një sërë pyetjesh për të përcaktuar nëse ata mund të shërbejnë në mënyrë të paanshme në juri, duke përfshirë nëse ata kanë dhënë fonde për fushatat politike apo nëse kanë kandiduar për poste politike. Ajo do t’i pyesë kandidatët për anëtarë jurie nëse pikëpamjet e tyre për fushatën presidenciale të vitit 2024 do të pengojnë mundësinë e tyre për të qenë të paanshëm.

    Gjykatësja gjithashtu do të pyesë nëse ata besojnë se Hunter Biden po ndiqet penalisht për shkak se babai i tij është president. Gjithashtu, ajo do të pyesë për blerjen e armëve dhe çështjet e varësisë nga droga, duke përfshirë: “A besoni se dikush që është i varur nga droga nuk duhet të akuzohet për një krim?”

    Akuzat kundër zotit Hunter Biden përqëndrohen në një periudhë, në të cilën ai vetë e ka pranuar se ka qenë i varur nga droga. Ai filloi të përdorte drogën dhe të pinte alkool në sasi të madhe në vitin 2015, pas vdekjes së vëllait të tij, Beau Biden, nga kanceri. Ai bleu dhe mbajti një armë për 11 ditë në tetor të vitit 2018, por në formularin për blerjen e armës kishte deklaruar se nuk ishte përdorues droge.

    Hunter Biden është deklaruar i pafajshëm në të dyja rastet dhe avokatët e tij kanë sugjeruar se ata mund të argumentojnë se ai nuk e shihte veten si njëri i varur nga droga kur prokurorët thonë se ai kishte thënë në formular se nuk ishte përdorues droge. Ata gjithashtu do të sulmojnë besueshmërinë e pronarit të dyqanit të armëve.

    Ndërkohë, prokurorët po planifikojnë gjithashtu të thërrasin si dëshmitare ish-bashkëshorten e zotit Hunter Biden dhe të venë e vëllait të tij, Hallie, me të cilën ai ka patur marrëdhënie intime.

    Nëse shpallet fajtor, Hunter Biden mund të përballet me deri në 25 vjet burg, ndonëse ata që e shkelin ligjin për herë të parë, pothuajse asnjëherë nuk marrin dënim që t’i afrohet maksimumit dhe po ashtu është e paqartë në se dënimi do të përfshijë burgim./voa

    Lexo edhe:

    1. Tre persona të vdekur nga stuhia “Garret” në Britaninë e Madhe
    2. Arrestohen prindërit monstra, mbyllnin vajzën e tyre në një kafaz qensh
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Teoritë e reja konspirative të vdekjes së Liam Payne: Çfarë nënkuptojnë realisht tatuazhet misterioze të orës

    18/10/20242 Mins Read
    Trump i kërkon Gjykatës së Lartë të shqyrtojë pretendimin e tij për imunitet nga ndjekja penale

    13/02/20242 Mins Read
    FOTO/ “Paris Fashion Week 2024”: Si u veshën VIP-at

    22/01/20241 Min Read
    Lufta në Gaza, mijëra njerëz protestojnë në Bruksel në mbështetje të Palestinës

    21/01/20241 Min Read
    Paralajmërimet e Izraelit për sulme vdekjeprurëse, OKB: Rreth 150 mijë palestinezë u detyruan të largohen nga Gaza qendrore

    29/12/20231 Min Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Alarm në rrjetet sociale për gjarpërinj, flet Gjorgjievski Maqedonia

    Alarm në rrjetet sociale për gjarpërinj, flet Gjorgjievski

    11/06/20262 Mins Read

    Pas publikimit të videove dhe fotografive në rrjetet sociale për prezencën e gjarpërinjve, kreu i…

    LSDM: Mickoski ndryshon qëndrimet siç i përshtatet, herë do të kemi e herë nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme

    LSDM: Mickoski ndryshon qëndrimet siç i përshtatet, herë do të kemi e herë nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme

    11/06/2026
    Mickoski: Dikush edhe mund të bëjë satirë por Maqedonia ka një ndër rezultatet më të mira ekonomike në Evropë

    Mickoski: Dikush edhe mund të bëjë satirë por Maqedonia ka një ndër rezultatet më të mira ekonomike në Evropë

    11/06/2026

    Solström: Si Suedia edhe Maqedonia kanë natyrë të bukur, por duhet më shumë zhvillim infrastrukturor dhe ekonomik

    11/06/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës

    Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës

    05/06/2026
    Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

    Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

    26/05/2026
    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    20/04/2026
    Me te lexuara
    Alarm në rrjetet sociale për gjarpërinj, flet Gjorgjievski

    Alarm në rrjetet sociale për gjarpërinj, flet Gjorgjievski

    11/06/2026
    LSDM: Mickoski ndryshon qëndrimet siç i përshtatet, herë do të kemi e herë nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme

    LSDM: Mickoski ndryshon qëndrimet siç i përshtatet, herë do të kemi e herë nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme

    11/06/2026
    Mickoski: Dikush edhe mund të bëjë satirë por Maqedonia ka një ndër rezultatet më të mira ekonomike në Evropë

    Mickoski: Dikush edhe mund të bëjë satirë por Maqedonia ka një ndër rezultatet më të mira ekonomike në Evropë

    11/06/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.