
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ditën e sotme zhvilloi një vizitë Lituani dhe njoftoi në X se në ditët në vijim do të shkojë në Letoni dhe Estoni.
Zelensky dhe presidenti lituanez Gitanas Nausenda do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi të planifikuar për në orën 13:25, thuhet në një deklaratë ga presidenca lituaneze.
Zelensky gjithashtu do të mbajë një fjalim publik, sipas zyrës së Nausenda.
Vizita e papritur në Vilnius, një mbështetës i vendosur i Kievit, erdhi ndërsa pushtimi rus i Ukrainës po i afrohet përvjetorit të tij të dytë.
“Presidentët do të diskutojnë luftën në Ukrainë, mbështetjen për Ukrainën dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian dhe NATO”, thuhet në njoftimin e zyrës së Nausenda./vizionplus.tv








