![Zarf me eksploziv në gjykatën greke, do të shpërthente sapo të hapej Zarf me eksploziv në gjykatën greke, do të shpërthente sapo të hapej](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/02/1467996-712x400.jpg)
Një dosje e dyshimtë e dërguar në Gjykatën e Selanikut përmbante një eksploziv të rrezikshëm.
Dosja i ishte nisur kryetarit të Apelit të Selanikut, ndërsa sapo u konstatua përmbajtja e dyshimtë u njoftuan menjëherë autoritetet dhe gjykatat u evakuuan.
Zarfi ishte bllokuar dhe do të shpërthente sapo marrësi ta hapte. Zarfi, sipas mediave greke, përmbante një sasi vdekjeprurëse dinamiti.
Punonjësit e policisë me përvojë të Departamentit të Asgjesimit të Mjeteve Shpërthyese kanë vazhduar për neutralizimin e bombës. /vizionplus.tv