Close Menu
    What's Hot
    Filipçe: Qeveria së pari nënshkruan një marrëveshje dhe më pas na informon për interesin dhe kostot.

    23/05/2025
    Kafja me stomak bosh rrit stresin dhe ankthin

    Kallas arrinë në RMV, Mucunski: Fokusi i bisedimeve do të jetë perspektiva e qartë evropiane e vendit tonë

    23/05/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      12/03/2025
      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Filipçe: Qeveria së pari nënshkruan një marrëveshje dhe më pas na informon për interesin dhe kostot.

      Filipçe: Qeveria së pari nënshkruan një marrëveshje dhe më pas na informon për interesin dhe kostot.

      23/05/2025
      Filipçe: Qeveria së pari nënshkruan një marrëveshje dhe më pas na informon për interesin dhe kostot.

      Kallas arrinë në RMV, Mucunski: Fokusi i bisedimeve do të jetë perspektiva e qartë evropiane e vendit tonë

      23/05/2025
      Filipçe: Qeveria së pari nënshkruan një marrëveshje dhe më pas na informon për interesin dhe kostot.

      Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit dhe masave të kujdesit për të akuzuarit në rastin “Onkologjia”

      Epidemiologu Danillovski për linë e majmunëve: Nuk transmetohet lehtë dhe rreziku për një epidemi është i ulët

      23/05/2025
      Filipçe: Qeveria së pari nënshkruan një marrëveshje dhe më pas na informon për interesin dhe kostot.

      Filipçe: Qeveria së pari nënshkruan një marrëveshje dhe më pas na informon për interesin dhe kostot.

      23/05/2025
      Kafja me stomak bosh rrit stresin dhe ankthin

      Kafja me stomak bosh rrit stresin dhe ankthin

      23/05/2025
      Filipçe: Qeveria së pari nënshkruan një marrëveshje dhe më pas na informon për interesin dhe kostot.

      Kallas arrinë në RMV, Mucunski: Fokusi i bisedimeve do të jetë perspektiva e qartë evropiane e vendit tonë

      23/05/2025
      Filipçe: Qeveria së pari nënshkruan një marrëveshje dhe më pas na informon për interesin dhe kostot.

      Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit dhe masave të kujdesit për të akuzuarit në rastin “Onkologjia”

      23/05/2025
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      28/04/2025
      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      31/01/2025
      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      28/01/2025
      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Veprimet e fundit të Viktor Orban, PE nis iniciativa për t’i pezulluar Hungarisë të drejtën e votës
    Bota

    Veprimet e fundit të Viktor Orban, PE nis iniciativa për t’i pezulluar Hungarisë të drejtën e votës

    10/07/20243 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Veprimet e fundit të Viktor Orban, PE nis iniciativa për t’i pezulluar Hungarisë të drejtën e votës
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Veprimet e fundit të Viktor Orban, PE nis iniciativa për t’i pezulluar Hungarisë të drejtën e votës

    Në Parlamentin Evropian nisi një iniciativë për t’iu kërkuar organeve përgjegjëse të Bashkimit Evropian, që t’ia pezullojnë Hungarisë të drejtën e votës, për shkak të veprimeve të fundit të kryeministrit të këtij vendi, Viktor Orban.

    Riho Terras, përfaqësues në PE nga grupi më i madh politik, Partia Popullore Evropiane, u dërgoi një letër të gjithë deputetëve evropianë, duke kërkuar mbështetjen e tyre.

    Të njëjtën do t’ia dërgojë edhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

    “Presidenca hungareze sapo ka filluar dhe kryeministri Orban ka shkaktuar tashmë dëme të konsiderueshme, duke abuzuar me rolin e Presidencës së Këshillit. Në misionin e tij të ashtuquajtur paqeruajtës, ai qëllimisht ka krijuar përshtypjen se vepron në emër të të gjithë Bashkimit Evropian, ndërkohë që, në realitet, ai nuk ka asnjë autoritet ta përfaqësojë BE-në apo ndonjë shtet tjetër anëtar të BE-së, përveç të vetit”, thuhet në letrën që pa Radio Evropa e Lirë.

    Shkak për këtë letër u bënë vizitat e Orbanit në Ukrainë, Rusi dhe Kinë, në ditët e para të këtij muaji.

    Orban u takua edhe me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë – veprim ky që u dënua nga të gjithë aktorët kryesorë të BE-së.

    Hungaria mori presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian nga 1 korriku.

    Sipas letrës së deputetëve evropianë, Orban po përpiqet t’i minojë vendimet ekzistuese të BE-së, procesin e vendimmarrjes dhe unitetin e BE-së për çështje të rëndësishme.

    “Kjo nuk mund të lejohet të vazhdojë. Duhen hapa vendimtarë për t’i kufizuar dëmet e mëtejshme”, thuhet në letër.

    Cila është fuqia e një letre nga Parlamenti Evropian?

    Procedurat dhe pezullimet e të drejtave të votës janë komplekse. Për to janë përgjegjëse shtetet anëtare.

    Neni 7 i Marrëveshjes për Bashkimin Evropian, në të cilin thirret letra, e lejon mundësinë e pezullimit të së drejtës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian (siç është e drejta për të votuar në Këshillin e Bashkimit Evropian), nëse një vend shkel seriozisht dhe në mënyrë të vazhdueshme parimet mbi të cilat bazohet BE-ja.

    Elementet që do ta nxisnin zbatimin e këtij neni, përfshijnë: respektimin e dinjitetit njerëzor, lirinë, demokracinë, barazinë, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave themelore, përfshirë të drejtat e pjesëtarëve të pakicave.

    Për ta vënë në zbatim nenin 7, me propozimin e një të tretës së shteteve anëtare të BE-së, ose Parlamentit Evropian, ose Komisionit Evropian, Këshilli – duke vepruar me një shumicë prej katër të pestave të anëtarëve të tij, pas marrjes së pëlqimit nga Parlamenti – mund të përcaktojë se ekziston rrezik i qartë i shkeljes së rëndë të këtyre parimeve bazë nga shteti anëtar dhe t’i nxjerrë rekomandimet e duhura.

    Neni 354 i Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian parashikon procedurat e votimit që duhet të ndiqen nga institucionet kryesore të BE-së, kur një shtet anëtar përballet me zbatimin e nenit 7.

    Vendi në fjalë nuk merr pjesë në votim. Ai nuk përfshihet në llogaritjen e një të tretës së vendeve që kërkohen për propozimin, ose në të katër të pestat që kërkohen për një shumicë.

    Për pëlqimin e Parlamentit kërkohet një shumicë prej dy të tretash.

    Përfaqësuesit evropianë kanë afat deri më 12 korrik për ta nënshkruar këtë letër, e cila më pas do t’u përcillet udhëheqësve të institucioneve evropiane./rel

    Lexo edhe:

    1. “8000 £ për një emigrant”, përgjimet fundosin shqiptarin kontrabandist në Britani, dënohet me 9 vjet burg (EMRI)
    2. Pentagoni: Së shpejti ndihma e re ushtarake amerikane për Ukrainën
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Sulm masiv në rrjetin e trenave të shpejtë në Francë, “paralizohet” qarkullimi pak para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike

    26/07/20241 Min Read
    VIDEO/ Rrëzohet raketa kineze pas lëshimit “aksidental”

    02/07/20241 Min Read
    Gjykata italiane hedh poshtë akuzat ndaj anijeve të shpëtimit

    20/04/20242 Mins Read
    Masakër në Gaza, qindra njerëzi vriten teksa prisnin të merrnin ndihmë

    01/03/20242 Mins Read
    “Truproja që kishte nuk ishte me të”, flasin dëshmitarët pas ekzekutimit të biznesmenit grek: U qëllua 15 herë

    08/02/20243 Mins Read
    Top Posts
    Kafja me stomak bosh rrit stresin dhe ankthin

    Kafja me stomak bosh rrit stresin dhe ankthin

    23/05/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Filipçe: Qeveria së pari nënshkruan një marrëveshje dhe më pas na informon për interesin dhe kostot. Maqedonia

    Filipçe: Qeveria së pari nënshkruan një marrëveshje dhe më pas na informon për interesin dhe kostot.

    23/05/20252 Mins Read

    Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe përsëri ka kritikuar qeverinë për jotransparencë kredinë e marrë nga…

    Kafja me stomak bosh rrit stresin dhe ankthin

    Kafja me stomak bosh rrit stresin dhe ankthin

    23/05/2025
    Filipçe: Qeveria së pari nënshkruan një marrëveshje dhe më pas na informon për interesin dhe kostot.

    Kallas arrinë në RMV, Mucunski: Fokusi i bisedimeve do të jetë perspektiva e qartë evropiane e vendit tonë

    23/05/2025
    Filipçe: Qeveria së pari nënshkruan një marrëveshje dhe më pas na informon për interesin dhe kostot.

    Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit dhe masave të kujdesit për të akuzuarit në rastin “Onkologjia”

    23/05/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Kafja me stomak bosh rrit stresin dhe ankthin

    Kafja me stomak bosh rrit stresin dhe ankthin

    23/05/2025
    Deputetja Adriana Matoshi arrin në Kuvend me një veshje ‘pak më ndryshe’

    Si të ngadalësoni procesin e plakjes

    Si të ngadalësoni procesin e plakjes

    22/05/2025
    Me te lexuara
    Filipçe: Qeveria së pari nënshkruan një marrëveshje dhe më pas na informon për interesin dhe kostot.

    Filipçe: Qeveria së pari nënshkruan një marrëveshje dhe më pas na informon për interesin dhe kostot.

    23/05/2025
    Kafja me stomak bosh rrit stresin dhe ankthin

    Kafja me stomak bosh rrit stresin dhe ankthin

    23/05/2025
    Filipçe: Qeveria së pari nënshkruan një marrëveshje dhe më pas na informon për interesin dhe kostot.

    Kallas arrinë në RMV, Mucunski: Fokusi i bisedimeve do të jetë perspektiva e qartë evropiane e vendit tonë

    23/05/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.