Close Menu
    What's Hot
    Mickoski: Jam optimist pas bisedimeve midis Macron dhe Merz, çfarë mendon ambasadori Rokas, pyeteni atë

    11/06/2026
    Goditi policin gjatë ikjes, ndalohet një i ri në Shkup

    Kallëzim penal kundër ish-kryetarit të komunës së Debrcës, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Me pankarta për efektivin Enea Mekolli, qytetarët protestojnë në Korçë

      05/06/2026
      I vendosi thikën në fyt efektivit të Rrugores, policia njoftim zyrtar: Tentoi t’i merrte edhe armën e shërbimit

      Aksident në aksin Fier–Lushnjë, plagoset çifti i bashkëshortëve që udhëtonte me motor

      Berisha: Mbështesim çdo protestë. Kreu i PD kërkon hetim të plotë edhe për vrasjen e policit Enea Mekolli

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Mickoski: Jam optimist pas bisedimeve midis Macron dhe Merz, çfarë mendon ambasadori Rokas, pyeteni atë

      Mickoski: Jam optimist pas bisedimeve midis Macron dhe Merz, çfarë mendon ambasadori Rokas, pyeteni atë

      11/06/2026
      Goditi policin gjatë ikjes, ndalohet një i ri në Shkup

      Goditi policin gjatë ikjes, ndalohet një i ri në Shkup

      11/06/2026
      Kallëzim penal kundër ish-kryetarit të komunës së Debrcës, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

      Kallëzim penal kundër ish-kryetarit të komunës së Debrcës, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

      11/06/2026
      Policia me aksione të përforcuara, mbi 1500 shkelje nga drejtuesit e motoçikletave, mopedëve dhe trotinetëve elektrikë

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës

      Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

      26/05/2026
      Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

      20/04/2026
      Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

      Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Sulm i ri në Rafah, të paktën 21 të vdekur; Izraeli mohon të jetë pas tij
    Bota

    Sulm i ri në Rafah, të paktën 21 të vdekur; Izraeli mohon të jetë pas tij

    28/05/20245 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Sulm i ri në Rafah, të paktën 21 të vdekur; Izraeli mohon të jetë pas tij
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Sulm i ri në Rafah, të paktën 21 të vdekur; Izraeli mohon të jetë pas tij

    Një kamp tendash në zonën e evakuimit në pjesën perëndimore të Rafahut u sulmua të martën, duke lënë të paktën 21 të vrarë. Sipas zyrtarëve të shëndetësisë në Gazë që kontrollohet nga Hamasi, sulmi u krye nga tanket izraelite, por ushtria izraelite mohoi të jetë pas goditjes në Al-Mawasi.

    Ky sulm vjen vetëm dy ditë pas sulmit izraelit ndaj një kampi refugjatësh, që u dënua në shkallë ndërkombëtare. Shërbimet emergjente në Gaza thanë se katër predha tankesh goditën një numër tendash në Al-Mawasi, një zonë e ngushtë bregdetare, ku Izraeli i ka udhëzuar civilët nga Rafah të strehohen.

    Përmes një deklarate, ushtria izraelite tha se “përkundër raportimeve të disa orëve të fundit, Forcat Mbrojtëse të Izraelit nuk sulmuan Zonën Humanitare në Al-Mawasi”.

    Në mesin e të vdekurve ishin 12 gra, sipas zyrtarëve të shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi. Një zëdhënës ushtarak tha se “deri në këto momente nuk jemi në dijeni për incidentin.”

    Në pjesën qendrore të Rafahut, tanket dhe makinat e blinduara me armë automatike janë stacionuar pranë xhamisë Al-Awda, sipas dëshmitarëve me të cilët bisedoi agjencia Reuters.

    Kritikat ndërkombëtare ndaj ofensivës trejavëshe në Rafah u shndërruan në zemërim të hapur pas sulmit të së dielës dhe zjarrit që kaploi një kamp tendash, duke lënë të paktën 45 të vrarë.

    Izraeli tha se kishte vënë në shënjestër të sulmit dy udhëheqës të lartë të Hamasit dhe se synimi i tij nuk ishte të shkaktonte dëme ndaj civilëve.

    Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha të martën se ende mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi zjarrin vdekjeprurës në kampin e refugjatëve në Rafah, por shtoi se bombat 17 kilogramëshe të përdorura në sulm besohet se ishin shumë të vogla për të shkaktuar një zjarr të përmasave të tilla.

    “Po shqyrtojmë të gjitha mundësitë, përfshirë mundësinë që një sasi armësh të kenë qenë të fshehura në një vend afër objektivit tonë, për të cilën ne nuk kemi patur njohuri më parë dhe të kenë shpërthyer si rezultat i sulmit,” deklaroi zëdhënësi Hagari, duke shtuar se sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes ka shenja se kishte shpërthime dytësore pas sulmit.

    Spanja, Norvegjia dhe Irlanda hedhin hapa konkretë për njohjen e shtetit palestinez

    Ndërkohë përmes një gjesti diplomatik që sipas tyre ka për qëllim të frenojë dhunën, Spanja, Irlanda dhe Norvegjia hodhën hapa konkretë të martën për të njohur zyrtarisht shtetin palestinez, duke thelluar izolimin ndërkombëtar të Izraelit për shkak të luftës.

    “Ky vendim historik ka një qëllim, t’iu ndihmojë izraelitëve dhe palestinezëve të arrijnë paqen. Njohja e shtetit të Palestinës nuk është vetëm çështje drejtësie historike e aspiratave legjitime të palestinezëve, por është, mbi të gjitha, një domosdoshmëri nëse duam të arrijmë paqen”, deklaroi zoti Sanchez.

    Irlanda dhe Norvegjia po ashtu vendosën ta njohin shtetin palestinez, duke iu bashkuar rreth 140 shteteve që tashmë e njohin atë. Por, asnjëra nga fuqitë perëndimore ende nuk e kanë njohur shtetin palestinez.

    Megjithatë, sipas ndihmës profesorit të fakultetit të drejtësisë në universitetin e Utrehtit, Kushtrim Istrefi, njohja e shtetit palestinez nga tre shtetet evropiane ka peshë ligjore dhe politike dhe nga këndvështrimi i ligjit ndërkombëtar, po e shndërron në realitet zgjidhjen me dy shtete.

    “Kemi parë aleatët më të fuqishëm, si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe shtete të tjera, që po nxisin qeverinë (izraelite) të ndryshojë strategjinë. Këto thirrje jo gjithnjë kanë funksionuar dhe mendoj se këto njohje po dërgojnë një sinjal më të fuqishëm, që kursi që po ndjek Izraeli nuk e ndihmon atë, sepse njohjet po vijnë si rezultat i asaj që po bën Izraeli, jo veprimeve të Palestinës. Prandaj është në interesin e Izraelit, të analizojë se përse aleatët e tij po i ofrojnë këto njohje,” thotë zoti Istrefi për agjencinë e lajmeve Reuters.

    Kritikat e ashpra ndërkombëtare ndaj Izraelit u shtuan të martën, një ditë pas sulmit në qytetin e Rafahut, që shkaktoi 45 viktima mes të të zhvendosurve palestinezë në një kamp tendash. Sulmi në Rafah erdhi vetëm pak ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kërkoi nga Izraeli që t’i jepte fund ofensivës ushtarake në Rafah.

    Kryeministri izraelit Netanyahu i tha parlamentit të hënën se sulmi në Rafah ishte “një gabim tragjik”.

    “Kemi evakuuar rreth një milionë banorë nga Rafahu dhe megjithë përpjekjet tona që të mos shkaktojmë dëme ndaj civilëve, fatkeqësisht ndodhi një gabim tragjik. Po hetojmë rastin dhe do t’i bëjmë të ditura gjetjet”, deklaroi ai.

    Që nga fillimi i operacionit në Rafah, rreth një milion palestinezë janë zhvendosur nga pjesa jugore e Rripit të Gazës. Shumica janë zhvendosur disa herë përgjatë ofensivës tetë mujore të Izraelit në Gazë, që ka për qëllim të eliminojë grupin militant Hamas, por që ka shkatërruar këtë territor dhe ka shkaktuar uri, sipas Kombeve të Bashkuara.

    “Po vuajmë për ujë. Ecim 20-30 kilometra për të siguruar ujë nga Deti Mesdhe. Është vështirë të sigurosh ushqim. Nuk ka ndihma. Aeroplanët po hedhin ndihma, por ne nuk po i marrim ato. Situata është tragjike përtej imagjinatës”, tha i zhvendosuri Tamer Abu’l Kheir.

    Sipas Kombeve të Bashkuara, për shkak të ofensivës në Rafah, ndihmat humanitare që po hyjnë në Gazë kanë arritur nivelin më të ulët që nga fillimi i luftës dhe janë të pamjaftueshme për të furnizuar me ushqime banorët e zhvendosur të enklavës./voa

    Lexo edhe:

    1. Dhunë, kaos e terror, Ekuadori ‘mbërthehet’ nga bandat kriminale, qytetet boshatisen
    2. Fermerët polakë paralajmërojnë bllokimin e një pikëkalimi kyç me Gjermaninë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Teoritë e reja konspirative të vdekjes së Liam Payne: Çfarë nënkuptojnë realisht tatuazhet misterioze të orës

    18/10/20242 Mins Read
    Trump i kërkon Gjykatës së Lartë të shqyrtojë pretendimin e tij për imunitet nga ndjekja penale

    13/02/20242 Mins Read
    FOTO/ “Paris Fashion Week 2024”: Si u veshën VIP-at

    22/01/20241 Min Read
    Lufta në Gaza, mijëra njerëz protestojnë në Bruksel në mbështetje të Palestinës

    21/01/20241 Min Read
    Paralajmërimet e Izraelit për sulme vdekjeprurëse, OKB: Rreth 150 mijë palestinezë u detyruan të largohen nga Gaza qendrore

    29/12/20231 Min Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Mickoski: Jam optimist pas bisedimeve midis Macron dhe Merz, çfarë mendon ambasadori Rokas, pyeteni atë Maqedonia

    Mickoski: Jam optimist pas bisedimeve midis Macron dhe Merz, çfarë mendon ambasadori Rokas, pyeteni atë

    11/06/20262 Mins Read

    Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski e konsideron qesharake pyetjen nëse Qeveria ka një zgjidhje për…

    Goditi policin gjatë ikjes, ndalohet një i ri në Shkup

    Goditi policin gjatë ikjes, ndalohet një i ri në Shkup

    11/06/2026
    Kallëzim penal kundër ish-kryetarit të komunës së Debrcës, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    Kallëzim penal kundër ish-kryetarit të komunës së Debrcës, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    11/06/2026
    Policia me aksione të përforcuara, mbi 1500 shkelje nga drejtuesit e motoçikletave, mopedëve dhe trotinetëve elektrikë

    Policia me aksione të përforcuara, mbi 1500 shkelje nga drejtuesit e motoçikletave, mopedëve dhe trotinetëve elektrikë

    11/06/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës

    Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës

    05/06/2026
    Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

    Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

    26/05/2026
    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    20/04/2026
    Me te lexuara
    Mickoski: Jam optimist pas bisedimeve midis Macron dhe Merz, çfarë mendon ambasadori Rokas, pyeteni atë

    Mickoski: Jam optimist pas bisedimeve midis Macron dhe Merz, çfarë mendon ambasadori Rokas, pyeteni atë

    11/06/2026
    Goditi policin gjatë ikjes, ndalohet një i ri në Shkup

    Goditi policin gjatë ikjes, ndalohet një i ri në Shkup

    11/06/2026
    Kallëzim penal kundër ish-kryetarit të komunës së Debrcës, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    Kallëzim penal kundër ish-kryetarit të komunës së Debrcës, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    11/06/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.