Close Menu
    What's Hot
    Rritet intensiteti i komunikacionit, nuk ka pritje në pikat kufitare

    18/07/2025
    Arabia Saudite i ofron Viniciusit kontratë marramendëse prej 1 miliard eurosh

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    18/07/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      08/07/2025
      Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Devoll, përfundon në spital shoferi

      U mbyt në liqenin e Shkodrës teksa tentonte të ndihmonte dy turistët, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të kapitenit të anijes

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Rritet intensiteti i komunikacionit, nuk ka pritje në pikat kufitare

      Rritet intensiteti i komunikacionit, nuk ka pritje në pikat kufitare

      18/07/2025
      Rritet intensiteti i komunikacionit, nuk ka pritje në pikat kufitare

      Moti sot në Maqedoninë e Veriut

      18/07/2025
      Rritet intensiteti i komunikacionit, nuk ka pritje në pikat kufitare

      Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

      17/07/2025
      Rritet intensiteti i komunikacionit, nuk ka pritje në pikat kufitare

      Gjykimi i “Shteklit” dhe grupit të tij, shtyhet për më 7 gusht

      17/07/2025
      Rritet intensiteti i komunikacionit, nuk ka pritje në pikat kufitare

      Rritet intensiteti i komunikacionit, nuk ka pritje në pikat kufitare

      18/07/2025
      Arabia Saudite i ofron Viniciusit kontratë marramendëse prej 1 miliard eurosh

      Arabia Saudite i ofron Viniciusit kontratë marramendëse prej 1 miliard eurosh

      18/07/2025
      Rritet intensiteti i komunikacionit, nuk ka pritje në pikat kufitare

      Moti sot në Maqedoninë e Veriut

      18/07/2025
      Vdes tragjikisht në Itali parashutisti austriak, dyshohet për një problem shëndetësor

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      Shtatzënë vetëm me meditim/ Mjekja shqiptare në Zvicër tregon si t’ia arrish edhe në moshë të avancuar

      Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj, ja cilat janë ato

      Traumat e fëmijërisë apo fat i paracaktuar, çfarë e përcakton jetën tonë sipas shkencës?

      Artemisa Gogollari/ Mjekja nga Përmeti që kaloi nga depresioni në një prej motivueseve më të mëdha në Shqipëri

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Shtëpia e Bardhë zotohet se do t’i kundërpërgjigjet sulmit për të cilin fajëson Iranin
    Bota

    Shtëpia e Bardhë zotohet se do t’i kundërpërgjigjet sulmit për të cilin fajëson Iranin

    30/01/20243 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Shtëpia e Bardhë zotohet se do t’i kundërpërgjigjet sulmit për të cilin fajëson Iranin
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Shtëpia e Bardhë zotohet se do t’i kundërpërgjigjet sulmit për të cilin fajëson Iranin

    Shtëpia e Bardhë thotë se nuk kërkon luftë me Iranin, ndërsa Presidenti Joe Biden u zotua për një kundërpërgjigje ndaj sulmit me dron që vrau tre ushtarakë amerikanë në Jordani, sulm për të cilin Uashingtoni fajëson grupimet paraushtarake të mbështetura nga Irani. Kongresi po ushtron trysni ndaj Shtëpisë së Bardhë që të kundërpërgjigjet. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, kjo mund të përshkallëzonte dhe zgjeronte konfliktin e shkaktuar nga sulmi i Hamasit ndaj qytetarëve izraelitë më 7 tetor.

    Shtëpia e Bardhë gjendet nën trysni për t’u kundërpërgjigjur pasi një sulm me dron vrau tre ushtarakë amerikanë në Jordani, veprim për të cilin Uashingtoni fajëson milicitë e mbështetura nga Irani në Siri dhe Irak.

    Zyrtarët amerikanë u shprehën se pas sulmit qëndron Irani, por nuk dhanë detaje për hapat që do të ndërmerren.

    “Nuk do të ndërmarr sulme këtu nga podiumi dhe as nuk do t’i paraprij vendimmarrjes së presidentit. Siç e thashë dje, ne do të kundërpërgjigjemi. Do ta bëjmë në kohën e duhur dhe në mënyrën që do të zgjedhë presidenti, si komandant i përgjithshëm. Dhe do ta bëjmë këtë plotësisht të ndërgjegjshëm për faktin se këto grupe, të mbështetura nga Teherani, kanë marrë jetët e ushtarakëve amerikanë”, tha John Kirby, i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

    Por zoti Kirby saktësoi se një gjë është e qartë.

    John Kirby duke folur nga Shtëpia e Bardhë (29 janar 2024)

    “Nuk kërkojmë luftë me Iranin. Nuk kërkojmë konflikt ushtarak me regjimin”, tha ai.

    Të hënën, zyrtarët iranianë mohuan përgjegjësinë.

    “Nuk kërkojmë tensione as me Amerikën, brenda apo jashtë rajonit. Republika Islamike e Iranit beson seriozisht tek zgjidhjet politike për mosmarrëveshjet ndërkombëtare apo rajonale”, tha Nasser Kanaani, zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Iranit.

    Kreu i NATO-s shprehu ngushëllimet të hënën në Uashington dhe akuzoi Iranin.

    “Shohim se Irani vazhdon të destabilizojë rajonin. Irani ka gjithashtu përgjegjësinë për mbështetjen e terroristëve që sulmojnë anijet në Detin e Kuq. Sjellja e Teheranit na kujton se si do të ishte një botë pa rregulla: e paparashikueshme dhe e rrezikshme, një botë ku siguria jonë bëhet më e kushtueshme”, tha Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

    Jens Stoltenberg duke folur gjatë një takimi me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin (Uashington, 29 janar 2024)

    Është gjithashtu e qartë se sulmi erdhi si pasojë e operacionit të Izraelit në Gazë, pasi grupi militant Hamas bëri një sulm tronditës ndaj civilëve më 7 tetor. Analistët thonë se tashmë është bërë e qartë që strategjia amerikane nuk ka patur sukses.

    “Është e qartë se strategjia amerikane e tre muajve të fundit, për të mos lejuar përshkallëzimin e tensioneve rajonale, ka dështuar”, thotë Bernard Hudson, ish punonjës i CIA-s.

    Dhe në kryeqytetin e Jordanisë, larg bazës ku u bë sulmi me dron, banorët dhe analistët thonë se e ndjejnë që kjo përfaqëson një fazë të re të konfliktit.

    “Ky sulm përfaqëson një dimension të ri të konfliktit. Sulmi ndaj forcave amerikane brenda Jordanisë, apo në kufirin jordanez, do të thotë se sulmet po shtrihen nga Siria dhe Iraku, tashmë në Jordani”, thotë analisti politik, Amer Sabaileh.

    Cilat do të jenë hapat në vazhdim? Vendimi është tashmë në dorën e presidentit Biden.

    “Humbëm tre njerëz kurajozë në sulmin ndaj bazës sonë. Kërkoj një moment heshtjeje për tre ushtarët tanë të rënë... Dhe ne do të përgjigjemi. Zoti ju bekoftë të gjithëve!”, tha presidenti Biden./VOA/

    Lexo edhe:

    1. Izraeli dhe Hamasi bien dakord të ofrojnë ndihmë për civilët dhe pengjet në Gaza
    2. Kina regjistron rënie të popullsisë për të dytin vit radhazi
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Protestuesit kundër turizmit në Barcelonë, qëllojnë me pistoleta uji ndaj vizitorëve

    08/07/20241 Min Read
    OKB dënon sulmet me raketa ruse në Ukrainë

    VIDEO/ Dhjetëra tornado godasin SHBA-në, tre të lënduar

    27/04/20242 Mins Read
    Mesazhi i Pashkëve nga Papa Françesku: Të ndalet lufta në Lindjen e Mesme

    01/04/20241 Min Read
    Tërmeti i fortë godet Bosnjën, magnituda dhe epiqendra

    30/12/20231 Min Read
    Top Posts
    Arabia Saudite i ofron Viniciusit kontratë marramendëse prej 1 miliard eurosh

    Arabia Saudite i ofron Viniciusit kontratë marramendëse prej 1 miliard eurosh

    18/07/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Rritet intensiteti i komunikacionit, nuk ka pritje në pikat kufitare Maqedonia

    Rritet intensiteti i komunikacionit, nuk ka pritje në pikat kufitare

    18/07/20251 Min Read

    Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i…

    Arabia Saudite i ofron Viniciusit kontratë marramendëse prej 1 miliard eurosh

    Arabia Saudite i ofron Viniciusit kontratë marramendëse prej 1 miliard eurosh

    18/07/2025
    Rritet intensiteti i komunikacionit, nuk ka pritje në pikat kufitare

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    18/07/2025
    Vdes tragjikisht në Itali parashutisti austriak, dyshohet për një problem shëndetësor

    Vdes tragjikisht në Itali parashutisti austriak, dyshohet për një problem shëndetësor

    17/07/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Zbulimi që mund të ndryshojë trajtimin e sëmundjeve të rralla tek fëmijët

    Zbulimi që mund të ndryshojë trajtimin e sëmundjeve të rralla tek fëmijët

    17/07/2025
    Skandal në koncertin e Coldplay: Kamera kap aksidentalisht një CEO të martuar në një “moment intim” me punëtoren e tij

    Dafina Zeqiri bëhet nënë, zbulon emrin e djalit

    Me te lexuara
    Rritet intensiteti i komunikacionit, nuk ka pritje në pikat kufitare

    Rritet intensiteti i komunikacionit, nuk ka pritje në pikat kufitare

    18/07/2025
    Arabia Saudite i ofron Viniciusit kontratë marramendëse prej 1 miliard eurosh

    Arabia Saudite i ofron Viniciusit kontratë marramendëse prej 1 miliard eurosh

    18/07/2025
    Rritet intensiteti i komunikacionit, nuk ka pritje në pikat kufitare

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    18/07/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.