Senati amerikan nuk e ka miratuar propozimin e presidentit Joe Biden për të sjellë si ambassador të SHBA-ve në Shqipëri, David Kostelancik.
Senati i ka kërkuar ambasadorit Biden që të propozojë një tjetër emër. David Kostelancik u emërua si ambassador i SHBA-ve në Tiranë nga Presidenti Bide në 24 janar të vitit 2023, por senati nuk e ka pranuar.
Kostelancik është diplomat i Shërbimit të Jashtëm të Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, grada Këshilltar Ministër. Ai ka filluar të shërbejë si këshilltar për politikën e jashtme të Kryetarit të Shefit të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley, në gusht 2021. Kostelancik më parë ka qenë Zëvendësshef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e SHBAsë në Budapest, në Hungari, ku ofroi udhëheqje dhe udhëzime politike për stafin e misionit prej më shumë se 350 personash.
Detyra të tjera ku Kostelancik është përfshirë janë Misioni i SHBA në OSBE dhe Misioni i SHBA në NATO, duke u fokusuar dhe në bashkëpunimin e sigurisë me Rusinë, Ambasadën e SHBA në Shqipëri dhe Ambasadën e SHBA në Turqi. Ai ka shërbyer gjithashtu në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke u përqendruar në marrëdhëniet e SHBA me vendet e Evropës Qendrore. Kostelancik është diplomuar në Universitetin Northwestern në Matematikë dhe Shkenca Politike, si dhe Master nga Universiteti i Miçiganit në Studimin e Rusisë dhe të Evropës Lindore.
Po ashtu, ai ka përfunduar Masterin Shkencor nga Kolegji Kombëtar i Luftës në politikën e sigurisë kombëtare. Ambasadori i ardhshëm i Shqipërisë është njohës shumë i mirë i gjuhës shqipe, ruse dhe asaj turke. David J. Kostelancik është baba i tre djemve të rritur.