Close Menu
    What's Hot
    MPB: Gjatë 24 orëve shtatë persona janë privuar nga liria për posedim të lëndëve narkotike

    MPB: Gjatë 24 orëve shtatë persona janë privuar nga liria për posedim të lëndëve narkotike

    21/06/2026
    Shpërdorimi financiar në FFM, sigurohen edhe 4 të dyshuar

    Shpërdorimi financiar në FFM, sigurohen edhe 4 të dyshuar

    21/06/2026

    Përleshje me thikë në Tetovë, një person privohet nga liria

    21/06/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me motor në humnerë

      Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me motor në humnerë

      17/06/2026
      Operacioni “End Point”/ Mashtronin përmes call center-ave, arrestohen 7 persona, procedohen penalisht 27 të tjerë

      Operacioni “End Point”/ Mashtronin përmes call center-ave, arrestohen 7 persona, procedohen penalisht 27 të tjerë

      17/06/2026
      PE miratoi progresin e Shqipërisë, reagon Rama: Ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë

      PE miratoi progresin e Shqipërisë, reagon Rama: Ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë

      17/06/2026
      Tarifa shëndetësore për turistët, Sala: Për herë të parë kemi një kuadër për regjistrimin dhe trajtimin e të huajve

      Tarifa shëndetësore për turistët, Sala: Për herë të parë kemi një kuadër për regjistrimin dhe trajtimin e të huajve

      17/06/2026
      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      MPB: Gjatë 24 orëve shtatë persona janë privuar nga liria për posedim të lëndëve narkotike

      MPB: Gjatë 24 orëve shtatë persona janë privuar nga liria për posedim të lëndëve narkotike

      21/06/2026
      Shpërdorimi financiar në FFM, sigurohen edhe 4 të dyshuar

      Shpërdorimi financiar në FFM, sigurohen edhe 4 të dyshuar

      21/06/2026

      Përleshje me thikë në Tetovë, një person privohet nga liria

      21/06/2026
      Nga 1 korriku fillojnë regjistrimet në Shkollën e Mesme Policore

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

      Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

      17/06/2026
      Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

      Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

      17/06/2026
      “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

      “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

      17/06/2026
      Shenjat e Horoskopit që do të kenë një sezon të bekuar

      Shenjat e Horoskopit që do të kenë një sezon të bekuar

      16/06/2026
      Mimoza Ahmeti fiton “Ferma Vip 3”, finalja magjike mbajti të mbërthyer publikun në ekranin e “Vizion Plus”

      Mimoza Ahmeti fiton “Ferma Vip 3”, finalja magjike mbajti të mbërthyer publikun në ekranin e “Vizion Plus”

      16/06/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Sekretari Rubio turne diplomatik në Amerikën Qendrore në mbështje të politikës “Amerika e Para”
    Bota

    Sekretari Rubio turne diplomatik në Amerikën Qendrore në mbështje të politikës “Amerika e Para”

    31/01/20254 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Sekretari Rubio turne diplomatik në Amerikën Qendrore në mbështje të politikës “Amerika e Para”
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Sekretari Rubio turne diplomatik në Amerikën Qendrore në mbështje të politikës “Amerika e Para”

    Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio do të nisë udhëtimin e tij të parë zyrtar si kryediplomat, me vizita të planifikuara në Panama, El Salvador, Kosta Rika, Guatemalë dhe Republikën Domenikane nga e shtuna deri të enjten.

    Sekretari Rubio pritet të takohet me Presidentin panamez Jose Raul Mulino, Presidentin e El Salvadorit Nayib Bukele, Presidentin e Kosta Rikës Rodrigo Chaves, Presidentin e Guatemalës Bernardo Arévalo si dhe Presidentin e Republikës Domenikane Luis Abinader.

    Kjo shënon herën e parë në më shumë se 100 vjet, që vizita e parë zyrtare e një sekretari shteti jashtë vendit bëhet në Amerikën Latine, sipas të dërguarit të posaçëm amerikan për Amerikën Latine, Mauricio Claver-Carone.

    Zyrtarët dhe ekspertët thonë se takimet kanë pjesërisht për qëllim të kundërshtojë ndikimin në rritje të Kinës në rajon.

    Udhëtimi vjen ndërsa Presidenti Donald Trump ka thënë se do që SHBA të rimarrë kontrollin e Kanalit të Panamasë dhe teksa Uashingtoni po intensifikon përpjekjet për të frenuar imigrimin e paligjshëm.

    “Takimet e Sekretarit Rubio me zyrtarë të lartë dhe drejtues biznesesh do të nxisin bashkëpunimin rajonal duke u shërbyer interesave tona thelbësore e të përbashkëta si: ndalimi i imigracionit të paligjshëm dhe në shkallë të gjerë, lufta ndaj plagës që shkaktojnë organizatat kriminale ndërkombëtare e trafikantët e drogës, kundërpërgjigja ndaj sfidave që paraqet Kina si dhe thellimi i partneritetit ekonomik për të rritur begatinë në hemisferën tonë”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Tammy Bruce në një deklaratë të premten.

    Presidenti Trump thotë se Kina kontrollon Kanalin e Panamasë, një korridor jetik tregtar që lidh oqeanin Atlantik me atë Paqësor. Por Panamaja e ka hedhur poshtë një gjë të tillë duke këmbëngulur se e menaxhon në mënyrë të paanshme të gjithë trafikun detar që kalon përmes kanalit.

    Të enjten, Sekretari Rubio tha se Kina mund të bllokojë potencialisht hyrjen në kanal në rast të një konflikti.

    “Nëse qeveria në Kinë, në rast të një konflikti u thotë atyre të mbyllin Kanalin e Panamasë, ata do ta bëjnë këtë. Dhe në fakt, nuk kam asnjë dyshim se ata kanë një plan emergjence për ta bërë një gjë të tillë. Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë”, tha Sekretari Rubio gjatë një interviste për ‘SiriusXM Radio’.

    Presidenti panamez Jose Raul Mulino përjashtoi mundësinë se mund të diskutojë me sekretarin amerikan mbi kontrollin e kanalit.

    “Nuk mund të negocioj dhe aq më pak të hap një proces negociatash për kanalin”, u tha ai gazetarëve të enjten. “Ky (diskutim) është i mbyllur. Kanali i përket Panamasë”, shtoi ai.

    Disa analistë thonë se Kina ka përdorur taktika ekonomike dhe joekonomike në të gjithë hemisferën perëndimore për të zgjeruar ndikimin e saj, duke shkaktuar shqetësime mbi sigurinë kombëtare.

    “Ata mund të mendojnë se ajo çka po marrin janë më shumë investime kineze në vend, por shumë shpejt do të detyrohen ose të nxiten të nënshkruajnë iniciativën e Pekinit ‘Brez një Rrugë’, apo të nënshkruajnë një marrëveshje tjetër që i bën Pekinit lëshime në fushën e telekomunikacionin”, tha gjatë një tryeze të enjten të zhvilluar online, Ryan Berg, drejtor i Programit për Amerikanët në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

    Iniciativa ‘Një Brez një Rrugë’ është një projekt masiv infrastrukturor i nisur nga Kina në vitin 2013, nën Presidentin Xi Jinping, që synon të lidhë kontinente të shumta përmes korridoreve tokësore e detare.

    Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar mbi rrezikun që paraqet projekti që siç thotë Uashingtoni “ushqehet nga misioni i Kinës për të manipuluar dhe minuar sistemin tregtar global të bazuar në rregulla, me qëllim përfitimin”.

    Investimet direkte të Kinës në Amerikën Latine dhe Karaibe janë rritur ndjeshëm, thotë zoti Berg, duke përmendur rreth 160 miliardë dollarë gjatë 15 viteve të fundit.

    “Nga pikëpamja e sigurisë kombëtare, shumë nga projektet ekonomike të Kinës janë në thelb ambicie ushtarake që ato po i ofrojnë në Amerikën Latine”, tha Joseph Humire, drejtor ekzekutiv i qendrës për një Shoqëri të Sigurtë e të Lirë, një trajton çështje të sigurisë kombëtare.

    “Kina ka qenë në Panama për më shumë se 20 vjet, por Kina me të vërtetë u aktivizua politikisht në Panama pas vitit 2017”, kur Panamaja nënshkroi iniciativën ‘Një Brez një Rrugë’ dhe e zhvendosi njohjen e saj diplomatike nga Tajvani tek Republika Popullore të Kinës, tha zoti Humire. Ai shton se ekonomia e Panamasë ka rënë në vitet e fundit.

    Të gjitha vendet që do të vizitojë Sekretari i Shtetit Rubio mbajnë lidhje diplomatike me Kubën dhe Venezuelën.

    Duke pasur parasysh marrëdhëniet e tensionuara të Shteteve të Bashkuara me këto dy vende që nuk pranojnë imigrantë të dëbuar, Sekretari Rubio mund ta përdorë udhëtimin e tij për të mbështetur marrëveshjet me “vendet e treta” që pranojnë imigrantë të dëbuar nga Uashingtoni.

    Për më tepër, ai mund të negociojë për një numër më të madh fluturimesh me imigrantë që riatdhesohen.

    Lexo edhe:

    1. SHBA thirrje G7: Të shqyrtohen mënyra për të sekuestruar asete ruse me vlerë 300 miliardë dollarë
    2. “Lutuni për presidentin”, Irani në alarm për liderin e vendit, vazhdojnë kërkimet për helikopterin
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Sulme ndaj kishave dhe një sinagoge në Rusi, 4 të vdekur

    Sulme ndaj kishave dhe një sinagoge në Rusi, 4 të vdekur

    23/06/20241 Min Read
    Më shpejt nga ç’mendoni! Kur do të kenë mundësi europianët të shohin një eklips diellor

    Më shpejt nga ç’mendoni! Kur do të kenë mundësi europianët të shohin një eklips diellor

    09/04/20241 Min Read
    Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA voton projektligjin që ndalon Tik-Tok

    Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA voton projektligjin që ndalon Tik-Tok

    13/03/20241 Min Read
    Rritet numrin i kompanive të falimentuara në Gjermani

    Rritet numrin i kompanive të falimentuara në Gjermani

    21/02/20241 Min Read
    Rëndohet bilanci i tërmetit në Japoni 160 viktima, ekipet e shpëtimit vijojnë punën në terren

    Rëndohet bilanci i tërmetit në Japoni 160 viktima, ekipet e shpëtimit vijojnë punën në terren

    08/01/20241 Min Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    MPB: Gjatë 24 orëve shtatë persona janë privuar nga liria për posedim të lëndëve narkotike Maqedonia

    MPB: Gjatë 24 orëve shtatë persona janë privuar nga liria për posedim të lëndëve narkotike

    21/06/20262 Mins Read

    Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, nëpunësit e…

    Shpërdorimi financiar në FFM, sigurohen edhe 4 të dyshuar

    Shpërdorimi financiar në FFM, sigurohen edhe 4 të dyshuar

    21/06/2026

    Përleshje me thikë në Tetovë, një person privohet nga liria

    21/06/2026
    Nga 1 korriku fillojnë regjistrimet në Shkollën e Mesme Policore

    Nga 1 korriku fillojnë regjistrimet në Shkollën e Mesme Policore

    21/06/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

    Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

    17/06/2026
    Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

    Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

    17/06/2026
    “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    17/06/2026
    Me te lexuara
    MPB: Gjatë 24 orëve shtatë persona janë privuar nga liria për posedim të lëndëve narkotike

    MPB: Gjatë 24 orëve shtatë persona janë privuar nga liria për posedim të lëndëve narkotike

    21/06/2026
    Shpërdorimi financiar në FFM, sigurohen edhe 4 të dyshuar

    Shpërdorimi financiar në FFM, sigurohen edhe 4 të dyshuar

    21/06/2026

    Përleshje me thikë në Tetovë, një person privohet nga liria

    21/06/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.