Close Menu
    What's Hot
    Kallëzim penal ndaj një drejtori në Manastir: Në mënyrë të paligjshme ndryshoi tri herë pozicionin e një punonjësi

    19/06/2026
    PTHP: Ngriten akuza kundër vrasësit serik nga Staro Nagoriçani

    Prokuroria kërkon paraburgim për ish-kryetarin e FFM-së, Ilço Gjorgjioski

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me motor në humnerë

      17/06/2026
      Operacioni “End Point”/ Mashtronin përmes call center-ave, arrestohen 7 persona, procedohen penalisht 27 të tjerë

      PE miratoi progresin e Shqipërisë, reagon Rama: Ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë

      Tarifa shëndetësore për turistët, Sala: Për herë të parë kemi një kuadër për regjistrimin dhe trajtimin e të huajve

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Kallëzim penal ndaj një drejtori në Manastir: Në mënyrë të paligjshme ndryshoi tri herë pozicionin e një punonjësi

      Kallëzim penal ndaj një drejtori në Manastir: Në mënyrë të paligjshme ndryshoi tri herë pozicionin e një punonjësi

      19/06/2026
      PTHP: Ngriten akuza kundër vrasësit serik nga Staro Nagoriçani

      PTHP: Ngriten akuza kundër vrasësit serik nga Staro Nagoriçani

      19/06/2026
      Prokuroria kërkon paraburgim për ish-kryetarin e FFM-së, Ilço Gjorgjioski

      Prokuroria kërkon paraburgim për ish-kryetarin e FFM-së, Ilço Gjorgjioski

      19/06/2026
      LSDM: Raporti i PE-së thekson ndërhyrjen e huaj në Maqedoni, ndikimin rus, serb dhe kinez

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

      Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

      17/06/2026
      Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

      “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

      Shenjat e Horoskopit që do të kenë një sezon të bekuar

      16/06/2026
      Mimoza Ahmeti fiton “Ferma Vip 3”, finalja magjike mbajti të mbërthyer publikun në ekranin e “Vizion Plus”

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Putini bën thirrje për një armëpushim treditor me Ukrainën
    Bota

    Putini bën thirrje për një armëpushim treditor me Ukrainën

    28/04/20255 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Putini bën thirrje për një armëpushim treditor me Ukrainën
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Putini bën thirrje për një armëpushim treditor me Ukrainën

    Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi për një armëpushim treditor në luftën e Ukrainës që përkon me festimet vjetore që shënojnë mposhtjen e Gjermanisë Naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Zyrtarët ukrainas nuk janë deklaruar ende lidhur me këtë propozim të shpallur nga Kremlini më 28 prill.

    Është hera e dytë këtë muaj që Kremlini bën thirrje për armëpushim; armëpushimi i propozuar gjatë festës së Pashkëve kryesisht u injorua, pasi Rusia dhe Ukraina vazhduan të godasin njëra-tjetrën.

    Armëpushimi i propozuar tani do të përkonte me Ditën e Fitores, një nga festat më të rëndësishme në Rusi dhe Ukrainë. Më 9 maj shënohet 80-vjetori i mposhtjes së Gjermanisë Naziste.

    Ashtu si çdo vit që ka shërbyer si president i Rusisë, Putini do të kryesojë paradën ushtarake në Sheshin e Kuq që feston rolin sovjetik në mposhtjen e Gjermanisë. Në vitet e fundit, Putini e ka përdorur këtë rast për të lavdëruar historinë sovjetike dhe ruse, si dhe për të sulmuar Perëndimin.

    Festimi ndodh ndërkohë që pushtimi rus i Ukrainës – që tashmë është bërë lufta më e madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore – po vazhdon pa ndërprerje në vitin e tij të katërt. Dëmet e pësuara nga Rusia, në të vrarë dhe të plagosur, tashmë janë më të mëdha se të gjitha humbjet që ka pësuar në të gjitha konfliktet që ka luftuar që nga viti 1945.

    Përpjekjet për të arritur një armëpushim bilateral, ose edhe një marrëveshje më të gjerë paqeje, u përshpejtuan kur presidenti amerikan, Donald Trump, mori detyrën në janar, duke premtuar se do të përfundonte luftimet brenda 24 orëve.

    Pararendësi i tij, Joe Biden, refuzoi të angazhohej në bisedime thelbësore me Moskën për sa kohë që pushtimi vazhdonte.

    Edhe pse Trump ka hapur bisedime të drejtpërdrejta me Moskën, zyrtarët rusë kanë kërkuar të zgjerojnë negociatat për të përfshirë jo vetëm konfliktin në Ukrainë, por edhe marrëdhëniet më të gjera dypalëshe midis Uashingtonit dhe Moskës.

    Rusia dhe Ukraina ranë dakord për një armëpushim të kufizuar në mars, por të dyja palët kanë vazhduar ta sulmojnë njëra-tjetrën. Në fushëbetejë, forcat ruse kanë shfrytëzuar avantazhin e tyre për të lodhur trupat ukrainase.

    Gjatë fundjavës, në margjinat e funeralit të Papa Françeskut në Vatikan, Trump pati takimin e tij ballë për ballë me Volodymyr Zelenskyn e Ukrainës që nga shkurti, kur bisedimet në Zyrën Ovale u ndërprenë me mosmarrëveshje.

    Trump tha se takimi i tij me Zelenskyn kishte shkuar mirë, por shtoi se mendonte se Zelensky ishte i gatshëm të dorëzonte Gadishullin e Krimesë ndaj Rusisë si një koncesion – diçka që lideri ukrainas ka deklaruar prej kohësh se nuk do ta bënte kurrë.

    “Oh, kështu mendoj”, u përgjigj Trump.

    “E shoh [Zelenskyn] më të qetë”, tha ai. “Mendoj se ai e kupton situatën, dhe mendoj se dëshiron të bëjë një marrëveshje”.

    Më pas Trump i bëri thirrje Putinit që të “ndalojë të shtënat” dhe të pranojë një marrëveshje paqeje.

    “Epo, unë dua që ai të ndalojë të shtënat, të ulet dhe të nënshkruajë një marrëveshje”, u tha Trump gazetarëve.

    Zelensky tha se biseda e tij me Trumpin përfaqësonte një “takim shumë simbolik që ka potencial të bëhet historik, nëse arrijmë rezultate të përbashkëta”.

    Ekspertët thonë se Putini ka zvarritur bisedimet sepse forcat e tij kanë momentumin në fushëbetejë dhe një armëpushim në vijën aktuale të kontaktit do ta linte Rusinë pa arritur një nga qëllimet e tij kryesore: kapjen e plotë të katër rajoneve ukrainase që Moska pretendon se i ka aneksuar: Donjeckun, Luhanskun, Zaporizhjan dhe Hersonin.

    Ata shtojnë se dorëzimi i territorit ndaj Rusisë do të ishte politikisht dhe kushtetutshmërisht i pamundur për Zelenskyn. Qytetarët dhe ligjvënësit ukrainas duket se janë fuqishëm kundër idesë.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se një marrëveshje për t’i dhënë fund pushtimit rus ishte “më afër” arritjes.

    Rusia dhe Ukraina “janë në përgjithësi më afër se sa kanë qenë ndonjëherë gjatë tre viteve të fundit”, tha Rubio në një intervistë për NBC News të transmetuar më 27 prill.

    Por, kritika e Trump-it ndaj Putinit erdhi gjithashtu pak pasi ai bëri deklaratën e tij më përfundimtare deri tani për nevojën që Ukraina të dorëzojë territor.

    Ai tha në një intervistë për revistën Time, të publikuar më 25 prill, se “Krimea do të mbetet me Rusinë.”

    Rusia dëshiron që çdo marrëveshje paqeje të njohë kontrollin e saj mbi pothuajse 20 për qind të Ukrainës, duke përfshirë Krimenë. Ajo gjithashtu kërkon që Ukraina të çmilitarizohet dhe të mbahet jashtë NATO-s. Moska ka refuzuar gjithashtu kërkesën e Kievit për një forcë paqeruajtëse perëndimore që do të monitoronte çdo marrëveshje armëpushimi.

    Zyrtarë evropianë dhe demokratët amerikanë kanë kundërshtuar disa nga propozimet amerikane.

    Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, më 27 prill tha se Kievi nuk duhet të pajtohet me propozimet amerikane që do të përfshinin dorëzimin e tokës ndaj Rusisë.

    Kaja Kallas, përfaqësuesja e lartë e BE-së për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë, tha se do të ishte një gabim që Shtetet e Bashkuara të konsideronin mundësinë e njohjes së Krimesë së pushtuar si territor rus si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.

    “Krimea është Ukrainë”, theksoi Kallas, duke shtuar se BE-ja nuk do ta njohë kurrë gadishullin si pjesë të Rusisë./REL

    Lexo edhe:

    1. OBSH: Spitali Nasser i Gazës nuk funksionon pas bastisjeve të Izraelit
    2. Shpërthimi i digës, përmbyten qytetet në Rusi, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Hamasi konfirmon vdekjen e Sinwar

    18/10/20241 Min Read
    Zjarret dhe temperaturat e larta “i lënë vendin” shirave, stuhi edhe në Greqi, ekspertët: Sa do të zgjasë moti i keq

    27/08/20241 Min Read
    Trump i kërkon Gjykatës së Lartë të shqyrtojë pretendimin e tij për imunitet nga ndjekja penale

    13/02/20242 Mins Read
    Lufta në Gaza, mijëra njerëz protestojnë në Bruksel në mbështetje të Palestinës

    21/01/20241 Min Read
    Paralajmërimet e Izraelit për sulme vdekjeprurëse, OKB: Rreth 150 mijë palestinezë u detyruan të largohen nga Gaza qendrore

    29/12/20231 Min Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Kallëzim penal ndaj një drejtori në Manastir: Në mënyrë të paligjshme ndryshoi tri herë pozicionin e një punonjësi Maqedonia

    Kallëzim penal ndaj një drejtori në Manastir: Në mënyrë të paligjshme ndryshoi tri herë pozicionin e një punonjësi

    19/06/20261 Min Read

    MPB njofton se është ngritur kallëzim penal ndaj një drejtori të një ndërmarrje publike në…

    PTHP: Ngriten akuza kundër vrasësit serik nga Staro Nagoriçani

    PTHP: Ngriten akuza kundër vrasësit serik nga Staro Nagoriçani

    19/06/2026
    Prokuroria kërkon paraburgim për ish-kryetarin e FFM-së, Ilço Gjorgjioski

    Prokuroria kërkon paraburgim për ish-kryetarin e FFM-së, Ilço Gjorgjioski

    19/06/2026
    LSDM: Raporti i PE-së thekson ndërhyrjen e huaj në Maqedoni, ndikimin rus, serb dhe kinez

    LSDM: Raporti i PE-së thekson ndërhyrjen e huaj në Maqedoni, ndikimin rus, serb dhe kinez

    19/06/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

    Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

    17/06/2026
    Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

    Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

    17/06/2026
    “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    17/06/2026
    Me te lexuara
    Kallëzim penal ndaj një drejtori në Manastir: Në mënyrë të paligjshme ndryshoi tri herë pozicionin e një punonjësi

    Kallëzim penal ndaj një drejtori në Manastir: Në mënyrë të paligjshme ndryshoi tri herë pozicionin e një punonjësi

    19/06/2026
    PTHP: Ngriten akuza kundër vrasësit serik nga Staro Nagoriçani

    PTHP: Ngriten akuza kundër vrasësit serik nga Staro Nagoriçani

    19/06/2026
    Prokuroria kërkon paraburgim për ish-kryetarin e FFM-së, Ilço Gjorgjioski

    Prokuroria kërkon paraburgim për ish-kryetarin e FFM-së, Ilço Gjorgjioski

    19/06/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.