Close Menu
    What's Hot
    Vdes tragjikisht në Itali parashutisti austriak, dyshohet për një problem shëndetësor

    Vdes tragjikisht në Itali parashutisti austriak, dyshohet për një problem shëndetësor

    17/07/2025
    Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

    Gjykimi i “Shteklit” dhe grupit të tij, shtyhet për më 7 gusht

    17/07/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      08/07/2025
      Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Devoll, përfundon në spital shoferi

      Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Devoll, përfundon në spital shoferi

      08/07/2025
      U mbyt në liqenin e Shkodrës teksa tentonte të ndihmonte dy turistët, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të kapitenit të anijes

      U mbyt në liqenin e Shkodrës teksa tentonte të ndihmonte dy turistët, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të kapitenit të anijes

      08/07/2025
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

      Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

      17/07/2025
      Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

      Gjykimi i “Shteklit” dhe grupit të tij, shtyhet për më 7 gusht

      17/07/2025
      Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

      Me 64 vota “pro”, kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshime ligjore për lehtësimin e regjistrimit të veturave

      17/07/2025
      Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

      Mickoski: Të gjithë duam të jemi në BE, mirëpo jo me çdo kusht

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      08/07/2025
      Shtatzënë vetëm me meditim/ Mjekja shqiptare në Zvicër tregon si t’ia arrish edhe në moshë të avancuar

      Shtatzënë vetëm me meditim/ Mjekja shqiptare në Zvicër tregon si t’ia arrish edhe në moshë të avancuar

      08/07/2025
      Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj, ja cilat janë ato

      Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj, ja cilat janë ato

      08/07/2025
      Traumat e fëmijërisë apo fat i paracaktuar, çfarë e përcakton jetën tonë sipas shkencës?

      Traumat e fëmijërisë apo fat i paracaktuar, çfarë e përcakton jetën tonë sipas shkencës?

      08/07/2025
      Artemisa Gogollari/ Mjekja nga Përmeti që kaloi nga depresioni në një prej motivueseve më të mëdha në Shqipëri

      Artemisa Gogollari/ Mjekja nga Përmeti që kaloi nga depresioni në një prej motivueseve më të mëdha në Shqipëri

      08/07/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Opsionet e Bidenit për t’iu kundërpërgjigjur Iranit
    Bota

    Opsionet e Bidenit për t’iu kundërpërgjigjur Iranit

    31/01/20247 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Opsionet e Bidenit për t’iu kundërpërgjigjur Iranit
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Opsionet e Bidenit për t’iu kundërpërgjigjur Iranit

    Presioni ndaj presidentit amerikan, Joe Biden, po rritet për të sulmuar direkt Iranin, pasi tre ushtarë amerikanë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me dron ndaj një posti ushtarak amerikan në verilindje të Jordanisë.

    Përderisa goditja e caqeve iraniane është një opsion, analistët thanë se SHBA-ja ka më shumë të ngjarë që të godasë një apo më shumë grupe me bazë në Irak dhe Siri, që mbështeten nga Irani. Megjithatë, ata e pranuan se për Uashingtonin po bëhet gjithnjë e më vështirë që të shmangë një konfrontim direkt me Teheranin.

    Biden ka hezituar që të godasë direkt Iranin, nga frika se mund të zhysë Lindjen e Mesme në një konflikt më të madh. Ky rajon veçse po përballet me luftën në Gazë dhe Jemen dhe me sulmet e rebelëve të Huthit ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, si dhe kundërsulmeve të forcave amerikane dhe britanike ndaj rebelëve jemenas.

    Por, vdekjet e ushtarëve amerikanë dhe dhjetëra të lënduarve gjatë sulmit me dron në postin ushtarak në Jordani, që njihet si Kulla 22 dhe që gjendet pranë kufirit me Sirinë, mund ta detyrojë SHBA-në që të ketë një përgjigje më të fortë se zakonisht. Përgjegjësinë për sulmin në Jordani e mori Rezistenca Islamike në Irak, një organizatë ombrellë e përbërë nga milicitë e mbështetura nga Irani.

    Përmes një deklarate të lëshuar më 28 janar, Biden në mënyrë eksplicite fajësoi “grupet radikale militante të mbështetura nga Irani që operojnë në Siri dhe Irak”, por nuk tha se Teherani e kishte urdhëruar sulmin.

    Ndërkaq, më 30 janar presidenti amerikan tha se ka vendosur se si të përgjigjet për sulmin ndaj ushtarëve në Jordani, por nuk tregoi më shumë detaje.

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, bëri një deklaratë të ngjashme, duke thënë se milicitë ishin përgjegjëse për sulmet, duke përsëritur zotimin e Bidenit se SHBA-ja “do të përgjigjet në kohën dhe vendin që zgjedh vetë”.

    Si do të mund të dukej përgjigja amerikane?

    Një sërë zërash në Kongresin amerikan – shumica republikanë – po i bëjnë thirrje administratës amerikane që të bëjë një goditje të drejtpërdrejtë ndaj Iranit.

    “Goditeni Iranin tani. Goditni ashpër”, kërkoi senatori Lindsay Graham, republikan nga Karolina e Jugut.

    Senatori republikan nga Arkansasi, Tom Cotton, që është një kritik i madh i politikave të administratës Biden ndaj Iranit, insistoi se vdekja e tre ushtarëve amerikanë justifikon “një hakmarrje shkatërruese ushtarake ndaj forcave terroriste të Iranit, si në Iran ashtu edhe në mbarë Lindjen e Mesme”.

    Megjithatë, analistët thanë se shënjestrimi i Gardës Revolucionare Islamike, veçmas në territorin iranian, do të shihej nga Teherani si një përshkallëzim i madh.

    “Ideja që të shënjestrohen pozicionet e Gardës brenda Iranit do të dukej racionale vetëm nëse SHBA-ja do të kërkonte një luftë në shkallë të gjerë me Iranin, një skenar që aktualisht duket se nuk ekziston”, tha për Radion Evropa e Lirë, Hamidreza Azizi, hulumtues në Institutin gjerman për Çështje të Sigurisë në Berlin.

    Në vend të kësaj, SHBA-ja ka më shumë të ngjarë të godasë milicitë në Irak dhe Siri, që mbështeten nga Irani, në një mënyrë që do të kënaqte zërat e shqetësuar në SHBA.

    “Rrjedhimisht, SHBA-ja mund të vendosë që të shënjestrojë liderët e lartë të milicive irakiane”, tha Azizi. “Unë mbetem skeptik se një masë e tillë do të shërbejë si një masë efektive parandaluese, por zyrtarët amerikanë mund ta konsiderojnë rrezikun e kësaj qasjeje si më të pranueshëm sesa rrezikun e një goditjeje direkte ndaj Iranit”.

    Sanam Vakil, drejtoreshë e programit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në institutin Chatham në Londër, i tha Radios Farda të REL-it se “ne më në fund kemi arritur në pikën që SHBA-ja më nuk mund t’i shmanget një përshkallëzimi ndaj forcave në Irak dhe Siri, që mbështeten nga Irani”.

    Ajo parashikoi se Uashingtoni ka të ngjarë të përgjigjet me sulme në këto dy shtete sesa të godasë drejtpërdrejtë Iranin. Megjithatë, ajo paralajmëroi se po bëhet gjithnjë e më e vështirë për Qeverinë amerikane që të shmangë një konflikt të drejtpërdrejtë me Teheranin.

    “Nëse sulmet e mëtejme ndaj forcave amerikane dhe anijeve ndërkombëtare nuk ndalen, do të bëhet gjithnjë e më e vështirë për administratën Biden që t’i rezistojë presionit për të çuar luftën në Iran”, tha Vakil.

    Ali Fathollah-Nejad, drejtor në Qendrën për Lindjen e Mesme dhe Rendin Botëror, me seli në Berlin, i tha REL-it se Uashingtoni dhe Teherani “kanë nivel të ngjashëm të antipatisë” ndaj nisjes së një lufte direkte.

    Ai shtoi se SHBA-ja ka më shumë gjasa të godasë caqet e Gardës Revolucionare Islamike në rajon sesa brenda Iranit.

    Zyrtarët iranianë kanë synuar që të distancojnë Teheranin nga sulmi me dron në Jordani, por nuk e kanë dënuar sulmin.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani, insistoi më 29 janar se “grupet e rezistencës… nuk marrin urdhra nga Irani”.

    Ndaras, ministri i Inteligjencës, Esmail Khatib, mbajti qëndrimin se milicitë e mbështetura nga Irani operojnë “në diskrecionin e tyre” ndaj “agresorëve amerikanë”.

    Fathollah-Nejad tha se përderisa bashkëpunëtorët e Iranit “me të vërtetë mund të gëzojnë një nivel pavarësie”, Republika Islamike nuk do të rrezikonte që ata të kishin autonomi të plotë në kontekstin “e rrezikshëm” të luftës në Gazë “për të shmangur futjen në ndonjë konfrontim të drejtpërdrejtë” me SHBA-në dhe Izraelin.

    Trazirat në rajon

    Për muaj të tërë, shumë kanë shprehur frikën se mund të ketë një konflikt rajonal pasi në tetor nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

    Izraeli nisi një ofensivë në Gazë nga e cila janë vrarë mijëra persona në enklavën palestineze, pasi Hamasi udhëhoqi sulmin e 7 tetorit në jug të Izraelit, kur u vranë afër 1.200 persona, shumica civilë.

    Anëtarët e të ashtuquajturit “Bosht të Rezistencës” – rrjeti i aleatëve dhe bashkëpunëtorëve rajonalë të Iranit – i janë bashkuar përleshjes në mbështetje të palestinezëve.

    Hezbollahu në Liban në mënyrë sporadike po lëshon raketa në veri të Izraelit, ndërkaq milicitë e mbështetura nga Irani mbi 150 herë kanë shënjestruar trupat amerikane në Siri dhe Irak. Asnjë ushtar amerikan nuk ishte vrarë në këto sulme, deri kur ndodhi sulmi me dron në Jordani më 28 janar.

    SHBA-ja është përgjigjur ndaj sulmeve dhe madje, gjatë sulmeve precize të kryera më herët gjatë këtij muaji, ka vrarënjë udhëheqës të një milicie të mbështetur nga Irani në Irak.

    Për muaj të tërë, rebelët jemenas të Huthit kanë tentuar të pengojnë anijet tregtare në Detin e Kuq, duke i shënjestruar anijet, që sipas rebelëve kanë lidhje me Izraelin apo lundrojnë drejt porteve izraelite. Që atëherë, ata kanë zgjeruar caqet e tyre, duke sulmuar edhe anije amerikane dhe britanike, si përgjigje për sulmet ajrore të kryera nga SHBA-ja dhe Britania ndaj caqeve të Huthëve në Jemen.

    Sulmi me dron ndaj forcave amerikane në Jordani dhe sulmet e vazhdueshme të Huthëve ndaj anijeve komerciale, përfshirë edhe ndaj cisternave, kanë bërë që çmimi i naftës të rritej më 29 janar, sipas agjencisë Reuters.

    Kongresistja demokrate, Barbara Lee, tha më 28 janar se “dhuna [në Lindjen e Mesme] po del nga kontrolli”, duke insistuar se është i nevojshëm një armëpushim në Gazë për t’i ulur tensionet.

    Vakil u pajtua se arritja e një armëpushimi “është më urgjent se kurrë më parë, në mënyrë që të parandalohet një përshkallëzim më i gjerë rajonal”, por paralajmëroi se ndalja e armiqësive në Gazë jo domosdo do t’i ndalte sulmet nga grupet që mbështet Irani. /REL

    Lexo edhe:

    1. SHBA jep 162 milion dollarë për të zgjeruar fabrikat e çipave kompjuterikë në 2 shtete
    2. “Mos publikoni asgjë për mikun tim të mirë”, Bill Clinton dyshohet se kërcënoi stafin e revistës së njohur për Jeffrey Epstein
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Vala e sulmeve ruse në Kiev, Zelensky bën thirrje për armë me rreze të gjatë

    Vala e sulmeve ruse në Kiev, Zelensky bën thirrje për armë me rreze të gjatë

    21/07/20242 Mins Read
    Lajmi i bujshëm nga media tyrke: Zelensky bleu një nga hotelet më luksoze në Evropë

    Lajmi i bujshëm nga media tyrke: Zelensky bleu një nga hotelet më luksoze në Evropë

    04/06/20242 Mins Read
    Kamioni përplaset me makinën e policisë në Spanjë, 6 të vdekur

    Kamioni përplaset me makinën e policisë në Spanjë, 6 të vdekur

    19/03/20241 Min Read
    Navalny do të lirohej, planifikohej shkëmbimi i tij me një të burgosur tjetër para se të vdiste

    Navalny do të lirohej, planifikohej shkëmbimi i tij me një të burgosur tjetër para se të vdiste

    26/02/20241 Min Read
    U kap me 112 doza kok*inë gati për shitje, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali

    U kap me 112 doza kok*inë gati për shitje, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali

    04/02/20241 Min Read
    Top Posts
    Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

    Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

    17/07/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Vdes tragjikisht në Itali parashutisti austriak, dyshohet për një problem shëndetësor Sport

    Vdes tragjikisht në Itali parashutisti austriak, dyshohet për një problem shëndetësor

    17/07/20252 Mins Read

    Një nga figurat më të njohura në botën e sporteve ekstreme, austriaku Felix Baumgartner, ka…

    Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

    Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

    17/07/2025
    Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

    Gjykimi i “Shteklit” dhe grupit të tij, shtyhet për më 7 gusht

    17/07/2025
    Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

    Me 64 vota “pro”, kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshime ligjore për lehtësimin e regjistrimit të veturave

    17/07/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Zbulimi që mund të ndryshojë trajtimin e sëmundjeve të rralla tek fëmijët

    Zbulimi që mund të ndryshojë trajtimin e sëmundjeve të rralla tek fëmijët

    17/07/2025
    Skandal në koncertin e Coldplay: Kamera kap aksidentalisht një CEO të martuar në një “moment intim” me punëtoren e tij

    Skandal në koncertin e Coldplay: Kamera kap aksidentalisht një CEO të martuar në një “moment intim” me punëtoren e tij

    17/07/2025
    Dafina Zeqiri bëhet nënë, zbulon emrin e djalit

    Dafina Zeqiri bëhet nënë, zbulon emrin e djalit

    17/07/2025
    Me te lexuara
    Vdes tragjikisht në Itali parashutisti austriak, dyshohet për një problem shëndetësor

    Vdes tragjikisht në Itali parashutisti austriak, dyshohet për një problem shëndetësor

    17/07/2025
    Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

    Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

    17/07/2025
    Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

    Gjykimi i “Shteklit” dhe grupit të tij, shtyhet për më 7 gusht

    17/07/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.