
Luftimet në Gaza bëhen çdo ditë e më të përgjakshme. Të paktën 250 palestinezë humbën jetën gjatë natës nga bombardimet . 100 prej tyre u vranë në kampin e refugjatëve Maghazi, ndërsa raportohet se disa familje kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
Sulmet izraelite janë drejtuar edhe Gazën qendrore dhe jugore.
7 persona kanë humbur jetën pranë qytetit Khan Younis, ndërsa gjithnjë e më shumë të plagosur po mbërrijnë në Kompleksin Mjekësor Nasser.
Nga ana tjetër 55 civilë u arrestuan në Bregun Perëndimor.
Dhjetëra avionë luftarakë izraelitë kanë sulmuar më shumë se 100 objektiva në jug të Gazës gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë të ditur ushtria izraelite, duke përfshirë rrjetin e tuneleve ushtarake të përdorura nga Hamasi.
Situata humanitare sa vjen e behet më e vështirë, ndërsa spitalet vijojnë të mbeten jashtë funksionit.
Më shumë se 20,674 palestinezë janë vrarë, ndërsa 54,536 janë plagosur nga sulmet izraelite që nga fillimi i luftës. Ndërsa numri i të vdekurve nga radhët e izraeliteve është 1,139./vizionplus.tv/