Vizitorët në Kenia nga e gjithë bota nuk do të kenë nevojë të pajisen me vizë. Rregulli hyn në fuqi që nga janari dhe lajmi u njoftua nga Presidenti William Ruto.
Ruto tha se qeveria e tij kishte zhvilluar një platformë digjitale për të siguruar që të gjithë vizitorët do të merrnin një autorizim elektronik të udhëtimit paraprakisht, në vend që të kishin nevojë të aplikonin për vizë.
“Nuk do të jetë më e nevojshme që asnjë person nga asnjë cep i globit të mbajë barrën e aplikimit për vizë për të ardhur në Kenia,” tha ai në një fjalim në kryeqytetin Nairobi në një ngjarje për të shënuar 60 vjetorin e pavarësisë nga Britania.
Ruto ka mbrojtur prej kohësh udhëtimin pa viza brenda kontinentit afrikan.
Në një konferencë në Republikën e Kongos në tetor ai tha se njerëzit nga vendet afrikane nuk do të kërkojnë vizë për të vizituar Kenian deri në fund të 2023.
Industria e turizmit luan një rol jetik në ekonominë e Kenias, duke ofruar pushime në plazh përgjatë vijës bregdetare të Oqeanit Indian.
“Kenia ka një mesazh të thjeshtë për njerëzimin: Mirë se vini në shtëpi!” tha ai./vizionplus.tv/