Njëmbëdhjetë anëtarë të Gardës Revolucionare u vranë mbrëmë në një sulm pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Damaskut që i atribuohet Izraelit, sipas faqes së internetit arabe të lajmeve Al-Arabiya.
Raporti tha se sulmi plagosi gjithashtu komandantin e Gardës Revolucionare në Sirinë lindore, Nawazat Rashid, dhe ndodhi teksa komandantët e organizatës iraniane po mirëprisnin një delegacion zyrtarësh të rangut të lartë që kishin mbërritur në aeroportin sirian.
#BREAKING Israeli strike in Damascus.
Syria’s air defense systems were activated.
For more breaking news updates, follow us at @TheNewsTrending #israel #palestine #gaza #Syria #Damascus pic.twitter.com/z0WNoiNdaI
— Hot news (@TheNewsTrending) December 28, 2023
Burime ushtarake dhe inteligjente siriane thanë se Izraeli kreu një sulm ajror duke synuar një bazë të madhe të mbrojtjes ajrore në Sirinë jugore të enjten mbrëma.
Në ditën e Krishtlindjes, një gjeneral i Gardës Revolucionare u vra në Siri në një bombardim që i atribuohet Izraelit, njoftoi agjencia zyrtare iraniane e lajmeve Irna.
Gjenerali Sayed Razi Mousavi, një nga këshilltarët më me përvojë të Gardës Revolucionare në Siri, u vra “në një sulm nga regjimi sionist pak orë më parë” në lagjen Sayida Zeinab në periferitë jugore të Damaskut”, tha Irani./vizionplus.tv