Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan eliminimin e drejtues i lartë të Xhihadit Islamik Palestinez, Mamdouh Lolo. Ky i fundit u vra në një sulm ajror, përmes bashkëpunimit të forcave izraelite me Shin Bet, agjencinë e shërbimit sekret të brendshëm të Izraelit.
Sipas forcave izraelitet ai shërbente si ndihmës i krerëve të Xhihadit Islamik Palestinez në rajonin verior të Rripit të Gazës dhe ishte një figurë e rëndësishme.
Po ashtu, Izraeli e akuzon atë si planifikues të shumë sulmeve nga Rripi i Gazës drejt izraelitëve.
Ndërkohë, më herët Izraeli eliminoi edhe numrin dy të Hamasit, Saleh Arouri, përmes një sulmi ajror në kryeqytetin e Libanit.
Vrasja e Saleh Arouri mund të paraqesë një përshkallëzim të madh në luftën e Izraelit kundër grupit radikal palestinez dhe të rrisë rrezikun për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme./vizionplus.tv/