Close Menu
    What's Hot
    Nikolloski: Ndërtimi i autostradës Gostivar-Bukojçan si pjesë e Korridorit 8 po zhvillohet me ritëm të përshpejtuar

    Nikolloski: Ndërtimi i autostradës Gostivar-Bukojçan si pjesë e Korridorit 8 po zhvillohet me ritëm të përshpejtuar

    20/06/2026
    Mungesa e vendparkimeve në Qendrën Klinike ngelet problem serioz për pacientët

    Mungesa e vendparkimeve në Qendrën Klinike ngelet problem serioz për pacientët

    20/06/2026
    Qytetarët ankohen për shtimin e mushkonjave dhe insekteve të tjera, sqarohen nga Qyteti i Shkupit

    Qytetarët ankohen për shtimin e mushkonjave dhe insekteve të tjera, sqarohen nga Qyteti i Shkupit

    20/06/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me motor në humnerë

      Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me motor në humnerë

      17/06/2026
      Operacioni “End Point”/ Mashtronin përmes call center-ave, arrestohen 7 persona, procedohen penalisht 27 të tjerë

      Operacioni “End Point”/ Mashtronin përmes call center-ave, arrestohen 7 persona, procedohen penalisht 27 të tjerë

      17/06/2026
      PE miratoi progresin e Shqipërisë, reagon Rama: Ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë

      PE miratoi progresin e Shqipërisë, reagon Rama: Ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë

      17/06/2026
      Tarifa shëndetësore për turistët, Sala: Për herë të parë kemi një kuadër për regjistrimin dhe trajtimin e të huajve

      Tarifa shëndetësore për turistët, Sala: Për herë të parë kemi një kuadër për regjistrimin dhe trajtimin e të huajve

      17/06/2026
      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Nikolloski: Ndërtimi i autostradës Gostivar-Bukojçan si pjesë e Korridorit 8 po zhvillohet me ritëm të përshpejtuar

      Nikolloski: Ndërtimi i autostradës Gostivar-Bukojçan si pjesë e Korridorit 8 po zhvillohet me ritëm të përshpejtuar

      20/06/2026
      Mungesa e vendparkimeve në Qendrën Klinike ngelet problem serioz për pacientët

      Mungesa e vendparkimeve në Qendrën Klinike ngelet problem serioz për pacientët

      20/06/2026
      Qytetarët ankohen për shtimin e mushkonjave dhe insekteve të tjera, sqarohen nga Qyteti i Shkupit

      Qytetarët ankohen për shtimin e mushkonjave dhe insekteve të tjera, sqarohen nga Qyteti i Shkupit

      20/06/2026
      Hoxha: Po përgatitet strategji e turizmit për zonën e Parkut Nacional të Malit Sharr

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

      Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

      17/06/2026
      Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

      Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

      17/06/2026
      “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

      “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

      17/06/2026
      Shenjat e Horoskopit që do të kenë një sezon të bekuar

      Shenjat e Horoskopit që do të kenë një sezon të bekuar

      16/06/2026
      Mimoza Ahmeti fiton “Ferma Vip 3”, finalja magjike mbajti të mbërthyer publikun në ekranin e “Vizion Plus”

      Mimoza Ahmeti fiton “Ferma Vip 3”, finalja magjike mbajti të mbërthyer publikun në ekranin e “Vizion Plus”

      16/06/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Familjet në Gazë në kërkim të pashpresë të ushqimit dhe ujit
    Bota

    Familjet në Gazë në kërkim të pashpresë të ushqimit dhe ujit

    06/01/20247 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Familjet në Gazë në kërkim të pashpresë të ushqimit dhe ujit
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Familjet në Gazë në kërkim të pashpresë të ushqimit dhe ujit

    E ngujuar në një cep të jugut të Gazës, familja e Abu Jaradit po lufton çdo ditë për mbijetesë.

    Ata u larguan nga shtëpia e tyre në veri të Gazës, pas shpërthimit të luftës mes Izrael dhe Hamasit – grupit palestinez të cilin Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e shpallën organizatë terroriste.

    Familja prej dhjetë anëtarësh, e larguar nga shtëpia rehatshme me tri dhoma gjumi, tani ndodhet në një tendë prej gjashtëmbëdhjetë metrash katrorë, në një tokë me rërë të mbushur me mbeturina, që është pjesë e një kampi të gjerë të palestinezëve të zhvendosur.

    Çdo anëtar i familjes ka detyra për të kryer. Ato janë të përditshme, nga mbledhja e degëve për të ndezur një zjarr për gatim, e deri te pastrimi i tregjeve të qytetit për të gjetur perime. Por, përpjekjet e tyre nuk mund të mbulojnë dëshpërimin që kanë.

    Natën “qentë rrinë mbi tenda”, tha Awatif Abu Jarad, anëtari më i vjetër i familjes.

    “Ne po jetojmë si qen”, shtoi ai.

    Palestinezët që kërkojnë strehim në jug të Gazës thonë se çdo ditë luftojnë për të gjetur ushqim, ujë, ilaçe dhe tualet.Gjatë tërë kohës ata jetojnë me frikën e sulmeve ajrore izraelite dhe kërcënimit nga sëmundjet, i cili është në rritje.

    Bombardimet dhe pushtimi tokësor i Gazës nga Izraeli, që tani është në javën e trembëdhjetë, kanë shtyrë pothuajse të gjithë palestinezët drejt qytetit jugor të Rafahut, përgjatë kufirit me Egjiptin.

    Para luftës, zona kishte një popullsi prej 280.000 dhe sipas agjencisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, kjo shifër është rritur në mbi një milion ditët e fundit.Ndërtesat në Rafah janë të mbushura me njerëz dhe shumë familje kanë hapur dyert për të afërmit e zhvendosur.

    Mijëra tenda janë ngritur në perëndim të qytetit ndërsa mijëra njerëz po flenë jashtë, pavarësisht motit të ftohtë dhe shpesh me shi dimri.

    Ushtria e Izraelit kontrollon pjesën më të madhe të veriut të Gazës. Në fillim të luftës, ushtria u kishte bërë thirrje palestinezëve që të evakuoheshin në pjesën jugore.

    Derisa lufta vazhdonte, shumë nga urdhrat për evakuim u dhanë për zonat në jug, duke detyruar kështu civilët palestinezë të grumbulloheshin në hapësira gjithnjë e më të vogla, përfshirë Rafahun dhe një pjesë tjetër të afërt, të quajtur Muasi.

    Edhe këto hapësira, që supozohet të jenë të sigurta, shpesh goditen nga sulmet ajrore dhe granatimet.

    Lufta shpërtheu më 7 tetor 2023 kur grupi radikal Hamas hyri në jug të izraelit duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke rrëmbyer 240 të tjerë.

    Që nga fillimi i luftës janë vrarë mbi 22.400 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e drejtuar nga Hamasi.

    Sipas Nouman, vëllait të Awatifit, konflikti e shpërndau familjen në të gjithë Gazën.

    Në ditën e parë të luftës, ata u larguan nga shtëpia e tyre në qytetin verior kufitar të Beit Hanun dhe qëndruan me një të afërm në qytetin e afërt të Beit Laha.

    Gjashtë ditë më vonë, intensiteti i sulmeve izraelite në zonën kufitare i dërgoi ata në spitalin Al-Quds në Qytetin e Gazës. Ndërsa dy ditë më vonë, njerëzit filluan të ikin nga spitali, dhe familja udhëtoi për në kampin urban të refugjatëve, në Nuseirat, në Gazën qendrore, duke bërë kështu udhëtim prej dhjetë kilometrash në këmbë.

    Ata qëndruan në një ndërtesë të ngushtë të shkollës së OKB-së në Nuseirat për më shumë se dy muaj, por u larguan më 23 dhjetor derisa ushtria izraelite e ktheu vëmendjen drejt objektivave të Hamasit në kampet qendrore të refugjatëve të Gazës.

    Familja u arratis në Muasi më 23 dhjetor dhe besonin se kjo ishte mundësia më e sigurt. Natën e parë ata fjetën jashtë. Më pas, për të ndërtuar një tendë, ata blenë najlon dhe dru në një treg në Rafah.

    Nouman, që është kontabilist, fle në dyshemenë e mbuluar me najlon, me gruan, motrën, gjashtë vajzat dhe një nip.

    Ai tha se tenda kushtonte rreth 276 dollarë.

    “Është krejtësisht çmenduri”, tha ai.

    Në ekonominë e luftës tendat më të mëdha familjare tani kushtojnë nga 800 deri në 1.400 dollarë.

    Vështirësitë e familjes fillojnë në orën 5 të mëngjesit. Nouman tha se puna e tij e parë është të ndezë zjarrin e vogël për të përgatitur mëngjesin, derisa gruaja dhe vajzat e tij gatuajnë bukën dhe më pas lajnë enët e tyre bashkë me tiganin prej metali.

    Pas ngrënies, ata kthejnë vëmendjen kah sigurimi i ujit dhe ushqimit.

    Nouman tha se ai dhe disa nga të afërmit e tij më të rinj mbledhin enë me ujë nga një tubacion publik aty pranë, ujë që përdoret për larje dhe jo për pije.

    Pastaj, ata i drejtohen një prej cisternave të ujit të pijshëm dhe presin në radhë për orë të tëra.

    Pasi të marrin ujin, anëtarët e familjes lëvizin në disa tregje të hapura për pemë dhe perime, miell dhe ushqime të konservuara që u nevojiten për mbrëmje.

    Ndërkohë, Nouman merret me pastrimin e tokës dhe ndezjen e zjarrit.

    Çmimet e ushqimeve janë shtrenjtuar. Gaza po përballet me mungesa të ushqimit dhe ilaçeve dhe është e varur kryesisht nga ndihmat dhe furnizimet që rrjedhin përmes dy pikëkalimeve, një egjiptian dhe një izraelit. Më shumë se gjysmë milioni njerëz në Gazë – afërsisht një e katërta e popullsisë – vuajnë nga uria, thanë Kombet e Bashkuara në fund të dhjetorit.

    Dalia Abu Samhadana, një nënë e re që strehohet me familjen e xhaxhait të saj në një shtëpi me plot 20 persona në Rafah, thotë se në treg lokal mund të gjenden vetëm domate, qepë, patëllxhan, portokall dhe miell. Të gjitha janë praktikisht të papërballueshme.Një qese 25 kilogramësh me miell para 7 tetorit kushtonte rreth 10 dollarë. Që atëherë çmimi ka lëvizur midis 40 dhe 100 dollarë.

    “Paratë e mia pothuajse kanë mbaruar”, tha Abu Samhadana, e pasigurt se si do të mund ta ushqejë vajzën e saj.

    Palestinezët e zhvendosur në Rafah kanë të drejtë për ndihmë falas nëse regjistrohen në agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë, e cila shpërndan miell, batanije dhe furnizime mjekësore në 14 pika në të gjithë Gazën jugore. Ata shpesh kalojnë orë të tëra në radhë duke pritur që ndihmat të shpërndahen.

    Abu Samhadana, e cila është me origjinë nga qyteti i afërt jugor i Han Junis, tha se ajo është përpjekur të regjistrohet për ndihmë falas disa herë, por është refuzuar për shkak të mungesës së furnizimeve që kanë në dispozicion.

    Agjencia e OKB-së është thjesht e mbingarkuar dhe tashmë po ofron mbështetje për 1.8 milion njerëz në Gazë, sipas Juliette Touma, drejtoreshë për komunikim. Ajo tha se nuk e dinte nëse agjencia kishte ndaluar regjistrimin e kërkuesve të rinj për ndihmë.

    Me pak mundësi të mbetura, disa palestinezë të uritur në Rafah kanë rrëmbyer pako nga kamionët me ndihma të cilët po kalonin. Agjencia e OKB-së për refugjatët konfirmoi se disa furnizime ndihme ishin rrëmbyer nga kamionët por nuk dha asnjë detaj.

    Policia e Hamasit që shoqëronte kamionët me ndihma nga pikat kufitare për në magazinat e OKB-së është parë duke rrahur njerëz, kryesisht adoleshentë që përpiqeshin të rrëmbenin çfarë të kishin mundësi. Në disa raste ata kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Në një incident, një djalë 13-vjeçar u vra kur policia e Hamasit hapi zjarr.

    Ndërkohë, zyrtarët e shëndetësisë paralajmërojnë për shkallë më të madhe të përhapjes së sëmundjeve, sidomos te fëmijët.Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar dhjetëra mijëra raste të infeksioneve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, diarresë, morrave, zgjebëve, lisë së dhenve, skuqjeve të lëkurës dhe meningjitit, në strehimoret e Kombeve të Bashkuara.

    Përhapja e shpejtë e sëmundjeve është kryesisht për shkak të mbipopullimit dhe higjienës së dobët të shkaktuar nga mungesa e tualeteve dhe ujit për larje.

    Familja Abu Jarad improvizoi tualetin e saj të bashkangjitur në tendë, për të shmangur banjot e përbashkëta. Megjithatë, familja është e rrezikuar nga sëmundjet.

    “Mbesa ime është 10-muajshe dhe prej se erdhëm në këtë vend, ajo vuan nga humbja e peshës dhe diarreja”, tha Majeda, gruaja e Noumanit.

    Të drejtohen në farmaci nuk u ndihmon shumë.

    “Ne nuk mund të gjejmë ndonjë ilaç [të përshtatshëm] në dispozicion,” tha ajo./REL/

    Lexo edhe:

    1. “Kthejini në shtëpi”, familjet e pengjeve ndërpresin fjalimin e Netanyahu, protestojnë kundër tij
    2. Dhunuan barbarisht me karrige dhe thika vëllezërit shqiptarë, 5 të arrestuar në Itali
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Teoritë e reja konspirative të vdekjes së Liam Payne: Çfarë nënkuptojnë realisht tatuazhet misterioze të orës

    Teoritë e reja konspirative të vdekjes së Liam Payne: Çfarë nënkuptojnë realisht tatuazhet misterioze të orës

    18/10/20242 Mins Read
    Miliarda euro në llogari, këto janë 5 fëmijët më të pasur në botë për vitin 2024

    Miliarda euro në llogari, këto janë 5 fëmijët më të pasur në botë për vitin 2024

    25/04/20243 Mins Read
    Belgjika dërgon aeroplan ushtarak për të hedhur ndihma humanitare në Gaza

    Belgjika dërgon aeroplan ushtarak për të hedhur ndihma humanitare në Gaza

    05/03/20242 Mins Read
    Greqia miraton masa mbështetëse për familjen e reja, 2 mijë euro për çdo lindje

    Greqia miraton masa mbështetëse për familjen e reja, 2 mijë euro për çdo lindje

    22/01/20242 Mins Read
    Paralajmërimet e Izraelit për sulme vdekjeprurëse, OKB: Rreth 150 mijë palestinezë u detyruan të largohen nga Gaza qendrore

    Paralajmërimet e Izraelit për sulme vdekjeprurëse, OKB: Rreth 150 mijë palestinezë u detyruan të largohen nga Gaza qendrore

    29/12/20231 Min Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Nikolloski: Ndërtimi i autostradës Gostivar-Bukojçan si pjesë e Korridorit 8 po zhvillohet me ritëm të përshpejtuar Maqedonia

    Nikolloski: Ndërtimi i autostradës Gostivar-Bukojçan si pjesë e Korridorit 8 po zhvillohet me ritëm të përshpejtuar

    20/06/20261 Min Read

    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, njoftoi se ndërtimi i autostradës Gostivar-Bukojçan në kuadër…

    Mungesa e vendparkimeve në Qendrën Klinike ngelet problem serioz për pacientët

    Mungesa e vendparkimeve në Qendrën Klinike ngelet problem serioz për pacientët

    20/06/2026
    Qytetarët ankohen për shtimin e mushkonjave dhe insekteve të tjera, sqarohen nga Qyteti i Shkupit

    Qytetarët ankohen për shtimin e mushkonjave dhe insekteve të tjera, sqarohen nga Qyteti i Shkupit

    20/06/2026
    Hoxha: Po përgatitet strategji e turizmit për zonën e Parkut Nacional të Malit Sharr

    Hoxha: Po përgatitet strategji e turizmit për zonën e Parkut Nacional të Malit Sharr

    20/06/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

    Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

    17/06/2026
    Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

    Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

    17/06/2026
    “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    17/06/2026
    Me te lexuara
    Nikolloski: Ndërtimi i autostradës Gostivar-Bukojçan si pjesë e Korridorit 8 po zhvillohet me ritëm të përshpejtuar

    Nikolloski: Ndërtimi i autostradës Gostivar-Bukojçan si pjesë e Korridorit 8 po zhvillohet me ritëm të përshpejtuar

    20/06/2026
    Mungesa e vendparkimeve në Qendrën Klinike ngelet problem serioz për pacientët

    Mungesa e vendparkimeve në Qendrën Klinike ngelet problem serioz për pacientët

    20/06/2026
    Qytetarët ankohen për shtimin e mushkonjave dhe insekteve të tjera, sqarohen nga Qyteti i Shkupit

    Qytetarët ankohen për shtimin e mushkonjave dhe insekteve të tjera, sqarohen nga Qyteti i Shkupit

    20/06/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.