Një 27-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në perëndim të Londrës.
Mediet e huaja raportojnë se viktima është identifikuar si Bajram Luli.
Ai u godit me thikë në Sudbury Heights Avenue, Greenford rreth orës 17:30 të së hënës.
Policia metropolitane e gjeti të plagosur brenda një makine Kia të bardhë.
Mësohet se Luli ishte transferuar së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar. 27-vjeçari shqiptar u dërgua me urgjencë në spital ku ndërroi jetë.
Sakaq, policia britanike ka publikuar një foto të autorit të dyshuar të ngjarjes.
![EMRI/ Vritet me thikë 27-vjeçari shqiptar në Britani EMRI/ Vritet me thikë 27-vjeçari shqiptar në Britani](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/03/227768fb18ce88c3fa009d18f1c448d0-201x400.webp)
Ai tha: “Ky është një imazh shumë i qartë dhe do të dëshiroja që kushdo që e njeh këtë njeri të kontaktojë menjëherë policinë.”
“Hetimi po vazhdon me ritme të shpejta dhe ne po punojmë fort për të siguruar drejtësi për familjen dhe miqtë e njeriut që u godit me thikë për vdekje”./vizionplus.tv