Close Menu
    What's Hot
    Vdes tragjikisht në Itali parashutisti austriak, dyshohet për një problem shëndetësor

    17/07/2025
    Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

    Gjykimi i “Shteklit” dhe grupit të tij, shtyhet për më 7 gusht

    17/07/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      08/07/2025
      Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Devoll, përfundon në spital shoferi

      U mbyt në liqenin e Shkodrës teksa tentonte të ndihmonte dy turistët, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të kapitenit të anijes

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

      Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

      17/07/2025
      Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

      Gjykimi i “Shteklit” dhe grupit të tij, shtyhet për më 7 gusht

      17/07/2025
      Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

      Me 64 vota “pro”, kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshime ligjore për lehtësimin e regjistrimit të veturave

      Mickoski: Të gjithë duam të jemi në BE, mirëpo jo me çdo kusht

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      Shtatzënë vetëm me meditim/ Mjekja shqiptare në Zvicër tregon si t’ia arrish edhe në moshë të avancuar

      Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj, ja cilat janë ato

      Traumat e fëmijërisë apo fat i paracaktuar, çfarë e përcakton jetën tonë sipas shkencës?

      Artemisa Gogollari/ Mjekja nga Përmeti që kaloi nga depresioni në një prej motivueseve më të mëdha në Shqipëri

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Edhe pas masave të marra, RT dhe Sputnik i Rusisë ende transmetohen në BE
    Bota

    Edhe pas masave të marra, RT dhe Sputnik i Rusisë ende transmetohen në BE

    05/02/20246 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Edhe pas masave të marra, RT dhe Sputnik i Rusisë ende transmetohen në BE
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Edhe pas masave të marra, RT dhe Sputnik i Rusisë ende transmetohen në BE

    Thellë në zemër të Bashkimit Evropian, brenda ndërtesave të mëdha të Lagjes Evropiane në kryeqytetin belg, ka prova të dukshme të dobësisë së bllokut.

    Pa përdorur VPN-në ose mjete të tjera për t’u lidhur, një korrespondent i Radios Evropa e Lirë arriti të hynte në ueb-faqet dhe shërbimet e transmetimit të RT-së – e njohur më herët si Russia Today – dhe Sputnikut nga ndërtesat e organit ekzekutiv të BE-së, që është Komisioni Evropian.

    Ai përcakton agjendën dhe drejtimin e përgjithshëm politik të BE-së, por nuk negocion apo miraton legjislacione.

    Ueb-faqet ishin të qasshme në disa gjuhë, pavarësisht “pezullimit urgjent” të tyre nga ana e Këshillit Evropian, kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në vitin 2022.

    Gati dy vjet pasi në gjithë BE-në u vendosën sanksionet për ta penguar propagandën ruse që mbështet luftën e Kremlinit në Ukrainë, faqet e internetit të RT-së dhe Sputnikut – të mbështetura nga Kremlini – janë lehtësisht të qasshme në shumë vende të BE-së, përfshirë edhe vetë institucionet që i hartuan sanksionet kundër tyre.

    Në Bruksel, video, tekste dhe përmbajtje të tjera të RT-së dhe Sputnikut ofrohen në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, serbisht, spanjisht dhe arabisht.

    Ekipi hulumtues i Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë përdori, gjithashtu, rrjete private virtuale (VPN) në 19 shtete të tjera anëtare të BE-së dhe në secilin rast pa se faqet e internetit të RT-së dhe Sputnikut ishin të qasshme pa asnjë problem.

    Lehtësia e qasjes është një goditje e qartë mbi përpjekjet e paprecedente perëndimore për ta ndëshkuar Rusinë për pushtimin e Ukrainës dhe për t’i luftuar dezinformatat e saj.

    “Sanksionet i mbulojnë të gjitha mjetet për transmetimin dhe shpërndarjen, të tilla si kabllo, satelit, IPTV… faqet e internetit dhe aplikacionet”, thotë për Radion Evropa e Lirë Johannes Bahrke, zëdhënës i Komisionit Evropian, përgjegjës për ekonominë digjitale, kërkimin dhe inovacionin.

    “Të gjitha licencat përkatëse, autorizimet dhe aranzhimet e shpërndarjes janë pezulluar”, sipas tij.

    Bahrke, zyrtarë të tjerë të BE-së dhe ekspertë të jashtëm thonë se problemi buron nga pengesat për zbatim nga vetë 27 vendet anëtare të BE-së dhe organet ose agjencitë e tyre përkatëse.

    Për ta zbatuar ndalesën, thonë vëzhguesit, autoritetet në çdo shtet anëtar duhet të kërkojnë nga ofruesit lokalë të shërbimeve që të eliminojnë qasjen në faqet e internetit të drejtuara nga Rusia. Sipas tyre, metoda më e sigurt është ndalimi i domeneve dhe adresave specifike të ueb-faqeve në nivel kombëtar.

    “Autoritetet kombëtare caktojnë organe ose agjenci përkatëse qeveritare, përgjegjëse për zbatimin e sanksioneve të BE-së, varësisht sektorit që mbulon përcaktimi specifik i sanksioneve”, thotë Tinatin Cervadze, eksperte për sanksionet evropiane në Institutin e Shoqërisë së Hapur.

    Në sferën mediatike, sipas saj, zbatimi i sanksioneve lihet në vullnetin e ofruesve të shërbimeve të internetit.

    Bahrke thotë se në rastin e RT-së, Bashkimi Evropian sanksionoi median në anglisht dhe gjithashtu në Gjermani, Francë dhe Spanjë dhe pastaj edhe në arabisht. Sanksionet kapën edhe RT-në e Ballkanit në serbisht.

    Rasti serb paraqet një sfidë të veçantë për BE-në dhe Perëndimin.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, refuzoi t’u bashkohej sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

    Është i vetmi vend, përveç Turqisë dhe Bjellorusisë, që shmangu distancimin zyrtar nga Rusia.

    Sputniku i nisi operacionet e tij atje në vitin 2019 dhe ka zyrë në Beograd, ndërsa RT-ja i nisi operacionet në gjuhën serbe në fund të vitit 2022.

    “U takon ofruesve përkatës që ta bllokojnë qasjen në faqet e internetit të mediave të sanksionuara”, thotë Bahrke.

    Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë kërkoi shpjegime nga ofruesit e shërbimeve specifike në Belgjikë, ku janë të vendosura institucionet e BE-së, si dhe nga Ministria belge e Telekomunikacionit, por, edhe dy javë pas kërkesës, nuk mori përgjigje.

    BE-ja, përndryshe, veproi urgjentisht për t’i kundërshtuar operacionet e ndikimit rus përmes mediave.

    Përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështje të jashtme dhe politika të sigurisë, Josep Borrell, themeloi projektin e tij kryesor EUvsDisinfo, në vitin 2015.

    Ai e përshkruan RT-në dhe Sputnikun jo si organizata mediatike, por si “armë të Kremlinit për mashtrim”.

    Faqja e internetit e EUvsDisinfo thotë se qëllim kryesor i projektit është ta rrisë ndërgjegjësimin dhe kuptimin e publikut për ndikimin rus dhe për operacionet e dezinformimit, si dhe t’i ndihmojë qytetarët e Evropës dhe më gjerë që të zhvillojnë rezistencë ndaj informacionit digjital dhe manipulimit mediatik.

    “Rusia e shoqëron luftën e saj të paligjshme kundër popullit ukrainas me luftë informacioni dhe propagandë luftarake agresive në shkallë globale”, tha zëdhënësi i Borrellit, Peter Stano, gjatë prezantimit të një raporti për ndërhyrje të huaj dhe dezinformim, më 23 janar.

    “Regjimi i Kremlinit i transformoi mediat e kontrolluara nga shteti në instrumente të manipulimit të informacionit dhe luftës së informacionit. Kjo është arsyeja përse Bashkimi Evropian ndaloi një numër të tyre – përfshirë Russia Today dhe Sputnik – nga hapësira mediatike e BE-së”, tha Stano.

    Yevhen Fedchenko, bashkëpronar dhe redaktor i faqes së internetit StopFake me bazë në Kiev – e cila u themelua për ta hedhur poshtë propagandën e supozuar ruse – thotë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se kufizimet e BE-së, të vendosura në vitin 2022, “tani janë pothuajse inekzistente”.

    “Rusia po i rindërton shpejt kapacitetet e saj, duke kuptuar se nuk ka përpjekje serioze për ta penguar atë që ta pushtojë hapësirën evropiane të informacionit duke i përdorur të gjitha instrumentet e disponueshme: riarmatimin e mediave tradicionale si RT ose Sputnik; influencuesit në çdo pjesë të botës; zotërimin e kompanive lokale të mediave, si dhe platformat Telegram dhe TikTok”, thotë Fedchenko.

    “Ne jemi shumë më të cenueshëm ndaj këtij kërcënimi, sepse informacioni qarkullon me shpejtësinë e dritës”, tha Borrell në janar, derisa shpalli disa masa të reja kundër ndërhyrjes së huaj dhe dezinformimit.

    Transmetimi i RT-së në gjuhët kombëtare u ndalua në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Poloni, Estoni, Letoni dhe Lituani përpara sanksioneve të BE-së, që pasuan pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

    Ekspertët në emër të firmës ligjore belge Simmons & Simmons vunë në dukje, qershorin e kaluar, se “në dritën e luftës në Ukrainë” dhe një ndryshimi në rregulloren e BE-së nr. 833/2014, licencat e transmetimit të transmetuesve rusë ishin “të pavlefshme” dhe “licencat e transmetimit ose marrëveshjet e autorizimit, transmetimit dhe shpërndarjes me disa media të caktuara, si Russia Today dhe Sputnik, janë pezulluar nga 1 marsi, 2022, e këndej”.

    Ata shtuan: “Shtetet anëtare të BE-së nuk kanë të drejtë të zbatojnë rregulla më pak të rrepta për transmetuesit, por mund të vendosin rregulla më të rrepta për ofruesit e shërbimeve të mediave audiovizive nën juridiksionin e tyre, me kusht që ato nuk i shkelin të drejtat themelore”./REL/

    Lexo edhe:

    1. Shuhet legjenda e futbollit brazilian, fitoi kupën e botës si lojtar dhe trajner
    2. Aksident tragjik në Brazil, humbin jetën 25 persona
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Çfarë kërkonte mbretëresha Elizabeta në çdo udhëtim me avion? Zbulohen “zakonet” e çuditshme, nga ushqimi e karamelet tek zgjedhja e jastëkëve

    17/08/20244 Mins Read
    “Nje dizastër!” Mediat amerikane komentojnë debatin Biden-Trump, shqetësime për demokratin

    28/06/20245 Mins Read
    Mori pjesë në betimin e Putinit si President, kush është lideri i “Ujqërve të natës”, i njohur si “kirurgu”

    10/05/20242 Mins Read
    Luftë në Lindjen e Mesme, Rusia dhe Kina thirrje për përmbajtje pas sulmeve të Iranit ndaj Izraelit

    15/04/20242 Mins Read
    VIDEO/ E sigurt dhe e buzëqeshur, dalja e parë publike e Kate Middleton pas operimit

    19/03/20241 Min Read
    Top Posts
    Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

    Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

    17/07/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Vdes tragjikisht në Itali parashutisti austriak, dyshohet për një problem shëndetësor Sport

    Vdes tragjikisht në Itali parashutisti austriak, dyshohet për një problem shëndetësor

    17/07/20252 Mins Read

    Një nga figurat më të njohura në botën e sporteve ekstreme, austriaku Felix Baumgartner, ka…

    Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

    Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

    17/07/2025
    Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

    Gjykimi i “Shteklit” dhe grupit të tij, shtyhet për më 7 gusht

    17/07/2025
    Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

    Me 64 vota “pro”, kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshime ligjore për lehtësimin e regjistrimit të veturave

    17/07/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Zbulimi që mund të ndryshojë trajtimin e sëmundjeve të rralla tek fëmijët

    Zbulimi që mund të ndryshojë trajtimin e sëmundjeve të rralla tek fëmijët

    17/07/2025
    Skandal në koncertin e Coldplay: Kamera kap aksidentalisht një CEO të martuar në një “moment intim” me punëtoren e tij

    Dafina Zeqiri bëhet nënë, zbulon emrin e djalit

    Me te lexuara
    Vdes tragjikisht në Itali parashutisti austriak, dyshohet për një problem shëndetësor

    Vdes tragjikisht në Itali parashutisti austriak, dyshohet për një problem shëndetësor

    17/07/2025
    Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

    Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

    17/07/2025
    Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

    Gjykimi i “Shteklit” dhe grupit të tij, shtyhet për më 7 gusht

    17/07/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.