Close Menu
    What's Hot
    Pas vendimit të Kushtetueses, Durmishi zbulon planin për emrat e rinj të rrugëve të Tetovës

    Pas vendimit të Kushtetueses, Durmishi zbulon planin për emrat e rinj të rrugëve të Tetovës

    17/06/2026
    PE miraton amendamentin për shqipen në provimet shtetërore, thirrje urgjente për Shkupin të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

    PE miraton amendamentin për shqipen në provimet shtetërore, thirrje urgjente për Shkupin të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

    17/06/2026
    Sali: BDI po i pengon reformat që i kërkon koha, shpresën e vetme e kanë tek Gjykata Kushtetuese

    Sali: BDI po i pengon reformat që i kërkon koha, shpresën e vetme e kanë tek Gjykata Kushtetuese

    17/06/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Makina përplaset me një motor në Shëngjin, dy persona transportohen në spital

      Makina përplaset me një motor në Shëngjin, dy persona transportohen në spital

      15/06/2026
      Marjana Koçeku jep sinjalet e para pas largimit nga PS, poston simbolin e protestuesve

      Marjana Koçeku jep sinjalet e para pas largimit nga PS, poston simbolin e protestuesve

      15/06/2026
      “Rregulla të qarta për investimet”, Nancy Vanhorn: Fusha e lojës duhet të jetë e barabartë

      “Rregulla të qarta për investimet”, Nancy Vanhorn: Fusha e lojës duhet të jetë e barabartë

      15/06/2026
      Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, katër të plagosur

      Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, katër të plagosur

      15/06/2026
      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Pas vendimit të Kushtetueses, Durmishi zbulon planin për emrat e rinj të rrugëve të Tetovës

      Pas vendimit të Kushtetueses, Durmishi zbulon planin për emrat e rinj të rrugëve të Tetovës

      17/06/2026
      PE miraton amendamentin për shqipen në provimet shtetërore, thirrje urgjente për Shkupin të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

      PE miraton amendamentin për shqipen në provimet shtetërore, thirrje urgjente për Shkupin të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

      17/06/2026
      Sali: BDI po i pengon reformat që i kërkon koha, shpresën e vetme e kanë tek Gjykata Kushtetuese

      Sali: BDI po i pengon reformat që i kërkon koha, shpresën e vetme e kanë tek Gjykata Kushtetuese

      17/06/2026

      Gashi-Solstrom: Maqedonia e Veriut e përkushtuar në përmbushjen e reformave që na afrojnë me BE-në

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Sa herë që ndjeni ankth këto janë ushqimet që ju duhet të përdorni

      Sa herë që ndjeni ankth këto janë ushqimet që ju duhet të përdorni

      15/06/2026
      Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës

      Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës

      05/06/2026
      Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

      Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

      26/05/2026
      Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

      Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

      20/04/2026
      Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

      Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

      20/04/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme në Rusi?
    Bota

    Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme në Rusi?

    01/06/20247 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme në Rusi?
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme në Rusi?

    Në fillim të kësaj jave, një stacioni radari rus për paralajmërime të hershme u godit nga predha të paidentifikuara dhe dronë ukrainas, tha agjencia e inteligjencës ushtarake e Ukrainës.

    Nuk është e qartë nëse u shkaktuan dëme të mëdha, por çfarë pati rëndësi të madhe për këtë sulm ishte vendndodhja e këtij stacioni: rreth 1.800 kilometra larg kufirit ukrainas.

    Gjatë 27 muajve prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë, Ukraina i ka goditur caqet brenda Rusisë: së pari qetësisht dhe herë pas here, e pastaj guximshëm dhe bujshëm, përfshirë sulme matanë kufirit nga grupe paramilitare dhe sulme spektakolare me dronë në zemër të Moskës.

    Por Ukraina ka shfaqur padurim dhe inatosje nga kufizimet që ia kanë pamundësuar përdorimin e armëve, me të cilat është furnizuar nga Perëndimi, për të kryer sulme më të mëdha më thellë brenda Rusisë: kundër trupave të grumbulluara pranë kufirit, apo kundër hekurudhave, apo depove të armatimit, për shembull.

    Një ofensivë tashmë trijavore në afërsi të Harkivit në verilindje, e cila i ka dërrmuar forcat e Ukrainës, e ka rritur padurimin.

    Prej 30 majit, kjo ka ndryshuar, sepse Shtetet e Bashkuara iu bashkuan dhjetëra aleatëve të NATO-s duke thënë për herë të parë se do ta lejojnë Ukrainën t’i godasë disa caqe brenda Rusisë.

    Ky ndryshim është i kufizuar në fushëveprim, dhe ua mundëson forcave ukrainase t’i përdorin raketat me rreze të shkurtra veprimi, që shkrepen nga raketahedhësit HIMARS, apo artileritë, për t’i goditur postet komanduese, depot e armatimit, si dhe caqet e tjera ushtarake që përdoren në ofensivën kundër Harkivit.

    Por Ukraina ende e ka të ndaluar të përdorë raketa tokë-ajër me rreze të gjata veprimi, të cilat njihen si ATACMS, për të kryer sulme brenda Rusisë.

    Presidenti amerikan, Joe Biden “së fundmi e udhëzoi ekipin e vet të sigurohet që Ukraina është në gjendje t’i përdorë armët amerikane për qëllime të kundërsulmeve në rajonin e Ukrainës, në mënyrë që forcat ukrainase të mund t’iu përgjigjen sulmeve të forcave ruse”, tha një zyrtar amerikan për Radion Evropa e Lirë (REL).

    “Qëndrimi ynë në lidhje me ndalimin e përdorimit të ATACMS-ve apo raketave me rreze të gjata veprimi brenda Rusisë, nuk ka ndryshuar”, shtoi ai.

    Ndryshimi i qëndrimit të SHBA-së u raportua së pari nga Politico.

    “Ukraina ka të drejtë t’i godasë caqet në Rusi”, tha Jack Watling, hulumtues në nga Instituti i Bashkuar i Shërbimeve Mbretërore në Londër në një podkast të Financial Times para se të bëhej publik vendimi. “Ajo është në luftë me Rusinë, dhe Rusia po i godet caqet në Ukrainë çdo ditë”.

    Por ai theksoi se çështja është se çfarë lloj armesh do të lejohet Ukraina t’i përdorë për të bërë dallimin e madh. Ka shumë dallim mes sulmeve matanë kufirit me artileri Howitzer dhe sulmeve me raketa me rreze të gjata veprimi Storm Shadow, raketa luftuese Scalp, apo raketa ATACMS.

    Vijat e kuqe

    Në të kaluarën, Rusia ka paralajmëruar se furnizimi i Ukrainës nga Uashingtoni me armë me rreze të gjata veprimi “do t’i shkelte vijat e kuqe”.

    Megjithatë, edhe pse është rritur furnizimi i Ukrainës me armë perëndimore, Rusia është përmbajtur nga sulmimi i dërgesave, apo depove ku ato armë mund të ruhen.

    I pyetur për ndryshimin e qëndrimit amerikan, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska nuk dinte gjë për këtë dhe la të kuptohej se Qeveria ruse nuk e sheh këtë si ndryshim të madh në status-quo.

    “Dihet shumë mirë se armët amerikane janë përdorur tashmë për të tentuar për ta sulmuar territorin rus”, tha Peskov më 31 maj, duke shtuar se “kjo nuk mjafton që ne ta dimë dhe nuk është dëshmi e qartë për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në konflikt”.

    Ka muaj që Ukraina me entuziazëm i godet caqet në Krime, gadishullin e Detit të Zi që Rusia e uzurpoi më 2014. Rusia ka numër të madh të trupave, avionëve luftarakë he pajisjeve të tjera atje. Cak i sulmeve ka qenë edhe flota e marinës ruse në Detin e Zi, e cila deri së voni ka qenë e vendosur në portin e Sevastopolit.

    Në fund të prillit, Ukraina përdori raketa ATACMS për ta goditur një fushë ajrore në Dzhankoi në Krimea. Megjithëse Ukraina ishte furnizuar me të raketave ATACMS me rreze të shkurta veprimi në të kaluarën, sulmi në Dzhankoi ishte sulmi i parë në të cilin forcat ukrainase kishin përdorur raketat me rreze të gjata veprimi – të cilat SHBA-ja ia kishte dërguar fshehurazi pak muaj paraprakisht.

    Meqë Shtetet e Bashkuara, njëlloj si shumica e bashkësisë ndërkombëtare, nuk e njohin pretendimin e Rusisë për Krimenë, kishte pak kufizime ndaj Ukrainës në lidhje me sulmet e saj në Krimea.

    Forcat ukrainase kanë hasur në vështirësi në fushëbetejë tash e shumë muaj, kryesisht për shkak të vonesave në furnizim me armë amerikane, të cilat u shkaktuan si pasojë e mosmarrëveshjeve politike në Uashington.

    Vështirësitë e tyre u rritën dukshëm më 10 maj, kur dhjetëra mijëra trupa ruse e kaluan kufirin në veri të qytetit Harkiv, dhe e hapën një ofensivë të re. Kjo i detyroi komandantët ukrainas t’i dërgojnë me nxitim njësitet me më përvojë në këtë rajon nga pjesë të tjera të vendit.

    Ndryshimi i qëndrimit për armët “do ta lejojë Ukrainën t’i sulmojë trupat ruse, posaçërisht postet komanduese, njësitë e artilerisë, ato logjistike dhe të mbrojtjes ajrore, të cilat janë të vendosura në territorin rus pranë Harkivit dhe po kryejnë sulme, apo po i ushtrojnë operacionet e së ardhmes kundër Ukrainës”, tha Mick Ryan, ish-gjeneralmajor i ushtrisë australiane.

    Njëra prej arsyeve pse Rusia është duke shënuar përparim tani, është superioriteti i saj në luftën në ajër. Rusia ka qenë në gjendje të hedhë bomba shkatërruese nga avionët e saj luftarak, tha John Norberg, analist dhe ekspert për ushtrinë ruse në Agjencinë Kërkimore të Mbrojtjes në Suedi, FOI.

    Ukraina nuk ka qenë në gjendje t’i zmbrapsë këto sulme ajrore, për shkak të mungesës së madhe të kundërajrorëve, siç është sistemi kundërajror amerikan, Patriot. Është e paqartë se çfarë e shtyu administratën Biden ta ndryshoi qëndrimin. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili e vizitoi Kievin muajin e kaluar, thuhet se mori një vlerësim real të aftësive të forcave ukrainase për t’u mbajtur. Në Kongresin amerikan, ligjvënësit nga të dyja partitë e kishin kritikuar Shtëpinë e Bardhë për frenimin e Ukrainës.

    Duke iu drejtuar Blinkenit gjatë një seance në Komitetin për Çështje të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve më 22 maj, kryetari republikan i Komitetit, Michael McCaul, e akuzoi administratën Biden, dhe posaçërisht këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, se kanë krijuar një “strehë” për forcat ruse përgjatë kufirit.

    Gjermania, njëra prej vendeve anëtare të NATO-s që kishte ngurruar më së shumti kur bëhej fjalë për armët perëndimore, tha më 31 maj se pajtohet me qëndrimin politik të SHBA-së se Ukraina mund t’i godasë disa caqe brenda Rusisë.

    Ukraina i kishte kërkuar vazhdimisht Berlinit raketa lundruese Taurus KEPD-350.

    Në dy javët e fundit, një numër i madh i vendeve anëtare të NATO-s kanë thënë se e mbështesin përdorimin e armëve perëndimore në mënyrë më agresive nga Ukraina, për t’i goditur caqet brenda vetë Rusisë.

    “Megjithatë, sa i përket armëve të cilat mund të veprojnë në largësi të mëdha, qindra kilometra, ne ende ngurrojmë”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, gjatë një vizite në Moldavi.

    “Sot ne… furnizojmë me raketa, autoblinda… para dy vjetëve as që do të bëhej fjalë për këto. Por gjithçka bëhet dalëngadalë”, tha Norberg. Gatishmëria e Ukrainës për t’i goditur vetë caqet ruse – civile apo ushtarake – me teknologjinë e vet dhe me shumë gjasë pa pëlqimin e NATO- dhe SHBA-së, i ka ndërlikuar diskutimet. Sulmi në stacionin e radarit në afërsi të qytetit Orsk më 27 maj ishte shembulli më i fundit.

    Kjo u kritikua nga disa ekspertë të armëve, të cilët thonë se mbase është e me rrezik për Ukrainën të godasë caqet ushtarake që përdoren për mbrojtje bërthamore – gjë që nuk është e lidhur me luftën në Ukrainën drejtpërdrejt. /REL

    Lexo edhe:

    1. Rusët morën qytetin kyç ukrainas, po tani çfarë ndodh ?
    2. Përleshja mes bandave në Itali, arrestohet 23-vjeçari shqiptar, 3 të tjerë shpallen në kërkim
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Biden u tërhoq nga gara, reagon Trump: Presidenti më i keq në historinë e SHBA-së

    Biden u tërhoq nga gara, reagon Trump: Presidenti më i keq në historinë e SHBA-së

    21/07/20241 Min Read
    Arrestohet bosi i mafies italiane, lidhja me kartelin shqiptar të drogës në Amerikën Latine! 28 urdhër-arreste

    Arrestohet bosi i mafies italiane, lidhja me kartelin shqiptar të drogës në Amerikën Latine! 28 urdhër-arreste

    04/06/20242 Mins Read
    Spanja i kërkon BE-së të njohë pa vonesë shtetësinë palestineze

    Spanja i kërkon BE-së të njohë pa vonesë shtetësinë palestineze

    16/04/20243 Mins Read
    Gjermania po bën shumë pak për të luftuar varfërinë në vend

    Gjermania po bën shumë pak për të luftuar varfërinë në vend

    20/03/20243 Mins Read
    Moti i keq në SHBA, temperaturat pritet të bien në -45 gradë, anulohen fluturimet dhe ndërpritet energjia

    Moti i keq në SHBA, temperaturat pritet të bien në -45 gradë, anulohen fluturimet dhe ndërpritet energjia

    13/01/20241 Min Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Pas vendimit të Kushtetueses, Durmishi zbulon planin për emrat e rinj të rrugëve të Tetovës Maqedonia

    Pas vendimit të Kushtetueses, Durmishi zbulon planin për emrat e rinj të rrugëve të Tetovës

    17/06/20261 Min Read

    Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka reaguar në lidhje me informacionet se Gjykata…

    PE miraton amendamentin për shqipen në provimet shtetërore, thirrje urgjente për Shkupin të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

    PE miraton amendamentin për shqipen në provimet shtetërore, thirrje urgjente për Shkupin të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

    17/06/2026
    Sali: BDI po i pengon reformat që i kërkon koha, shpresën e vetme e kanë tek Gjykata Kushtetuese

    Sali: BDI po i pengon reformat që i kërkon koha, shpresën e vetme e kanë tek Gjykata Kushtetuese

    17/06/2026

    Gashi-Solstrom: Maqedonia e Veriut e përkushtuar në përmbushjen e reformave që na afrojnë me BE-në

    17/06/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Sa herë që ndjeni ankth këto janë ushqimet që ju duhet të përdorni

    Sa herë që ndjeni ankth këto janë ushqimet që ju duhet të përdorni

    15/06/2026
    Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës

    Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës

    05/06/2026
    Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

    Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

    26/05/2026
    Me te lexuara
    Pas vendimit të Kushtetueses, Durmishi zbulon planin për emrat e rinj të rrugëve të Tetovës

    Pas vendimit të Kushtetueses, Durmishi zbulon planin për emrat e rinj të rrugëve të Tetovës

    17/06/2026
    PE miraton amendamentin për shqipen në provimet shtetërore, thirrje urgjente për Shkupin të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

    PE miraton amendamentin për shqipen në provimet shtetërore, thirrje urgjente për Shkupin të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

    17/06/2026
    Sali: BDI po i pengon reformat që i kërkon koha, shpresën e vetme e kanë tek Gjykata Kushtetuese

    Sali: BDI po i pengon reformat që i kërkon koha, shpresën e vetme e kanë tek Gjykata Kushtetuese

    17/06/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.