Author: shqiperia

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në formimin e koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut. Taravari për “Euronews Albania” tha se Kurti ka pasur një ndikim të rëndësishëm në vendimin e tij personal për t’u bashkuar me VLEN-in. Madje ai shkon dhe më tej duke e cilësuar kryeministrin e Kosovës si arkitektin e këtij koalicioni të shqiptarëve në RMV. “Patjetër që ka pasur ndikim. Unë e them shpesh se arkitekti politik i VLEN-it ka qenë zoti Kurti, dhe pa garancitë e tij nuk do ta…

Lexo më shumë

MPB Maqedoni njofton se nesër në periudhën nga ora 20:00 deri në orën 04:00, për shkak të xhirimeve të një filmi, bulevardi “11 Tetori” do të mbyllet në të dy drejtimet nga kryqëzimi me bulevardin “Dame Gruev” deri në kryqëzimin me bulevardin “Koço Racin” në Shkup. Nga MPB thonë se Njësia e sigurisë në trafikun rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë trafiku, me ridrejtimin e trafikut në rrugët përreth. “Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat e lëshuara nga oficerët e policisë në rrugët ku do të zhvillohet eventi”, thonë nga MPB. The…

Lexo më shumë

Pas zyrtarizimit të transferimit të tij te Sunderland, Granit Xhaka ka folur për emocionet dhe ambiciet që e kanë shtyrë t’i bashkohet ekipit të posa promovuar në Premierligë. Mesfushori me përvojë u shpreh i entuziazmuar për kapitullin e ri në Stadium of Light. “Jam shumë krenar që jam këtu,” tha Xhaka. “Kur fola me klubin, u emocionova dhe ndjeva energjinë dhe mentalitetin që kanë të gjithë njerëzit dhe lojtarët. Është pikërisht ajo që doja dhe kam një ndjesi shumë të mirë.” Xhaka beson se është në momentin e duhur për të sjellë përvojën dhe cilësinë e tij në skuadër, duke…

Lexo më shumë

SPB Tetovë njofton se mbrëmë është kryer aksion policor në një objekt hotelierike, ku janë gjetur 15 femra, prej të cilave disa shtetase të huaja. “Më 30.07.2025 në periudhën nga ora 01:05 deri në orën 02:10 në rajonin e DPB Gostivar është kryer një kontroll aksion në një objekt hotelierik- klub nate në rrugën “Ilinden” në Gostivar, pronë e personit J.A.(49) nga Gostivari, janë gjetur 15 femra, nga të cilat 11 shtetase maqedonase dhe katër shtetase të huaja të moshës nga 31 deri në 42 vjeç nga Serbia dhe Ukraina. Shtetaset e huaja janë shoqëruar dhe ndaluar në stacionin policor…

Lexo më shumë

MPB njofton se është arrestuar një person nga rajoni i Shkupit, i cili u gjet duke vënë zjarr pranë autostradës Shkup – Tetovë. “Sot (30.07.2025) rreth orës 08.00, në SPB Shkup ka marrë një njoftim se në autostradën Shkup – Tetovë, pas pikës pagesore Glumovë, një person po vinte zjarr. Zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë gjetur R.Z. (59) nga fshati Arnaqi, komuna Saraj, duke vënë zjarr në një deponi plehrash dhe bar të thatë pranë një stalle bagëtish”, njoftojnë nga MPB. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa personi është ndaluar dhe…

Lexo më shumë

Sot në Spitalin Klinik të Tetovës është shënuar fillimi i ndërtimit të parkut përkujtimor, për nder të viktimave në zjarrin tragjik në Spitalin Modular. Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, tha se ky park është i vonuar dhe se tani nuk e bëjnë për t’u dukur ose për zbukurim. “Sot fillojmë ndërtimin e një kujtese kolektive, të vonuar por të domosdoshme. Katër vite më parë ndodhi tragjedia që nuk guxon të harrohet. Dhe institucionet heshtën, nuk vepruan dhe zgjodhën të mos shohën. Ky projekt nuk është për t’u dukur, as për zbukurim, është përgjegjësia e vonuar që një sistem duhet ta…

Lexo më shumë

Çmimi i energjisë termike nuk do të ndryshojë, ka vendosur Komisioni Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Mbeturinave Komunale (KRRE) të Republikës së Maqedonisë së Veriut. KRRE ka miratuar një vendim që çmimet aktuale për energjinë termike do të vazhdojnë të zbatohen deri në marrjen e një vendimi të ri. “KRRE ka kryer analiza të thella nga të dhënat e dorëzuara mbi punën e kompanive të cilët kryejnë prodhim shpërndarje dhe furnizim me energji të ngrohjes në Qytetin e Shkupit. Ne arritëm në përfundim se për të marrë një vendim që do të pasqyronte plotësisht kostot reale të të gjithë…

Lexo më shumë

Prej disa javësh, rrjetet sociale janë mbushur me zëra për një lidhje të mundshme mes modeles së njohur Loredana Zefi dhe reperit Don Xhoni. Spekulimet nisën pas një videoje të përbashkët të tyre, ku të dy shfaqeshin shumë të afërt, duke ngritur dyshime për diçka më shumë sesa miqësi. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen më shumë është fakti se Loredana po shfaqet gjithnjë e më shpesh me reperin. Madje kur Jozi në interevistën e fundit tha se Loredana po shoqërohet me njerëz jo të mirë, Don Xhoni publikoi një fotografi ku shkruante “Na ishte se c’na ishte”. …

Lexo më shumë

LSDM në një kumtesë për media thonë se OBRM-PDUKM-ja ka dështuar plotësisht në përballimin me zjarret. Gjithashtu nga LSDM thonë se vitin e kaluar në Maqedoni u dogjën 95,181 hektarë, sipas tyre, 8 herë më shumë se mesatarja në 17 vitet e fundit. “95,000 hektarët e djegur me gjelbërim, pyje dhe kullota e vendosin Maqedoninë në vendin e parë në Evropë nëse krahasohet raporti midis sipërfaqes së djegur dhe sipërfaqes së tokës. Statistikat tregojnë se në vitin 2024 sipërfaqja më e djegur ishte në Portugali, rreth 140 mijë hektarë, pastaj në Turqi, rreth 119 mijë hektarë dhe në Maqedoni 95…

Lexo më shumë

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka vlerësuar  bashkëpunimin ndërmjet misionit të udhëhequr nga NATO – KFOR dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në operacionin e kërkim-shpëtimit për një person të zhdukur në Liqenin e Ujmanit gjatë së martës. Ambasada britanike e cilësoi këtë ndërhyrje si dëshmi të profesionalizmit dhe efikasitetit të FSK-së në kapacitetet e saj të kërkim-shpëtimit, duke theksuar se veprimi është në përputhje me marrëveshjet e kahmotshme ndërmjet KFOR-it dhe FSK-së. “Ne e vlerësojmë KFOR-in për mbështetjen dhe sigurimin e rendit gjatë gjithë këtij operacioni dhe u shprehim ngushëllimet tona familjes së personit që fatkeqësisht…

Lexo më shumë